SI TË ISHTE JETA
Nëna dhe babai
Zoti i madh në qiell...
Na kanë falur jetën
Ujë ajër e diell!
Erdha në këtë jetë
Mes përkëdhelive
Po duke u rritur
Mbeta pas dredhive!
Erdha në këtë jetë
I drejtë pa hile
Po duke u rritur
Pash dhe gili- vile!
Rritesha mes këngëve
Me mësime e vrejtje
Rritesha e shikoja
Paskish dhe urrejtje!
Erdha në këtë jetë
Nga një fis dajllëku,
Gjatë jetës u ndesha
Me shpirtra pisllëku!
Erdha në këtë jetë
E rritesha si një lule
Po gjatë jetës hasa
Ta ngula ma ngule!
Si doja të ish jeta?...
Jetë pa trazira
Të ishte e qetë
Të mos kish vampira!
Si e doja jetën?
Me punë e të këndoja...
Kurrë të mos prishja
Veç të zbukuroja!
Si e doja jetën?
Të kishte njerëzi,
Të mos kishte zënka
Të mos kish mëri!
Të mos kish në jetë
Hileqarë e helaqe
Sikur të ish jeta
Paqe vetëm paqe !
Sikur të ishte jeta
Dashuri e dhurata...
Në këmbim të falje
Respekt e urata!
Si të ishte jeta?...
Pa brengë pa halle,
Të mos fliste loti
Të kish këngë e valle!
Si e doja jetën?
Të jesh në vëndin tim,
Ku fluturon shpirti
Ku mbushesh gëzim!
Ku doja të isha
Veçse në Golëm...
Për vëndin për njerëzit
Më ther e më dhëmb!
Si e doja jetën
I kamur sa jam...
Të gëzoj fëmijët
Edhe kaq sa kam!
Ah,të kisha rrotull
Miq edhe shokë,
Të më shijon kafja
Edhe ndonjë gotë!
Sikur të ish jeta
Pa halle pa lot,
Të ishim si dikur
I gjithë fshati tok!
Si të ishte jeta
Të ish mesatare,
Jo me shumë lekë
Se shton tamahun e të
prish për fare!
Si e doja jetën
Të gjithë të punojmë,
Dhe më kryesoret
Mos të na mungojnë!
Po ,si e kam jetën...
Me fëmijë plot!
Me nipër me mbesa
Të falnderoj O ZOT!
KU – VELESH
(Kurvelesh)
Të vel melodi e këngës
Vallet që lëshojnë çika ,
Një fyell bie në tëndë
E i mban iso labika!
Velesh nga djathi në napë
Nga gjalpi që nxjerr dubeku
Atje rritet trimëria
Ndizet zjarr për herë dufeku!
Atje të vel mishi i hellit
Kukureci i pjekur mirë
Atje të vel një kaçup
I mbushur plot me shëllirë!
Atje të vel kosit i leshtë
Që mban erë aq të mirë
Atje të vel një tas qumësht
Që mban era trëndelinë!
Ku sheh vajza si lastari
Ku ngopesh erë trëndafili
Atje ndrijnë yjet më shumë
Dhe s'pushon këngën bilbili!
Atje velesh nga freskia
Kur del në majë e në tëndë,
Atje të ikën mërzia
Nga zilet që tundin vëndë!
Prandaj ke emër të rrallë
Se je velur nga stolitë,
Atje dëgjon zëra burrash
Atje kanë lezet dollitë!
Kush I shtron odat si neve
Ngjyra ngjyra zbukuruar,
U ka zili dhe ylberi
Thurur nga mëmat me duar!
Atje velesh me gjithçka
Ndaj KUR-VELESH të thërrasin !
I velur me krenari
Historitë për tya flasin!
Ja pra,pse velesh tek neve
Kur vjen mbetesh i habitur,
Prandaj ja vendosën emrin
kUR,- VELESH i velesitur!
NË KROJET TONA
Në ato kroje me hije
Atje rrinë mënt e mia ,
Ta ka qejf të pushosh
Se të ledhaton freskia!
Aty gjen fjalë poeti
Shërohet dhe I sëmuri,
Aty vjen mëson dhe mbreti
Si rritesh me besë burri! a
Aty, kënaqet çobani
Kur shpie dhëntë në hije
Aty, të shëron një culë
Kur me mallëngjim I bie!
Këtu gdhëndet besa e burrit
Këtu buron bujaria
Këtu ndizet flakë stërralli
E hedh shtat fisnikëria!
Aty, i gjen mrekullitë
Aty, merr ngjyra ylberi,
Aty, ka histori trimash
Shkruar në pllaka mermeri!
Aty, bashkohen dy zemra
Edhe lidhen besa besë
Aty, sitet dashuria
Mbruhet trëndelinë me vesë!
Krojet me ujë të kristaltë
Rrjedhin GENE trimërie,
Kush ka pirë nga këta ujë
E s'ka hije burrërie!
Në këto kroje lindën burra
Dhe për pushkë edhe për dije
Aty, janë rritur breza
Me ujëvara historie!
NATË E BUKUR E KORRIKUT
(Kurvelesh)
Moj nat'e bukur korriku
Të dua aq sa s'ka më
Do vij ç'do vit në korrik
Do ngjitem me thonj s'të lë!
Yjet e hëna ndriçojnë
Si floriri ndënë gush,
Oh,sa yje të rinj dalin
Mbushur qielli si prush!
Dua të bie për gjumë
Po ç'edo s'më lëshon nata
Bukuritë që më dhuron
Them o zot ç'fat që pata!
Do dal majë më majë
Me duar YJE do mbledh,
Do dal nëpër hapësirë
E gjithë natën do bredh!
Thonë se netët më të bukura
Janë në korrik e në gusht
Të gjitha netëve të errëta
Dilni e bjeruni me grusht!
Lutesh mos të mbarojë nata
Edhe mos të dalë diell
Të mos prishet bukuria
Koka na mbeti në qiell!
Po ç'do gjë e paska fundin
Në mos dje mbaron sot
Ajo bukuri nuk prishet
Ndaj mbaje dorën o zot!
EH... MOJ DALLËNDYSHE
Ju dallëndyshe nga vini
Ikni larg në vënd të huaj?
Sa mirë që ktheheni prapë
E ndërtoni folezën tuaj!
EJ,ju moj dallëndyshe
Ç'doni që vini në këto vise?
Këtu s'ka mbetur njeri
Kanë ikur fshatra e fise!
Se di ,me kë bisedoni
Me kë flisni për halle!
U kujtohen ato vite
Kur me neve hidhnit valle?!
E hidhnit vallen me krahë
Vinit rreth mbi kokat tona,
Ne dilnim me radhë në ballë
Deri në orët e vona!
Eh,moj dallëndyshe
Sa shumë më gëzuat...
Vetëm ju më pritët
Ulu ngreu e nuk pushuat!
Nga gëzimi dilnit lartë
Ulu e ngreu deri në qiell,
Lajmëruat gjithë yjet
Lajmëruat hënë e diell!
Më përqafuat me krahë
Jo njëherë po për ç'do ditë,
Erdha tek foleza juaj
S'di pse më lotuan sytë!
Lotuan sytë lotuan
Se kujtuan ndarjen prapë ,
Ikjen në vënde të huaj
Ju me krahë e ne me vrapë!
Ju i stolisni foletë
Tonat janë shkatërruar
Ndaj lotoj moj dallëndyshe
Se nuk shoh duke ndërtuar!
O MALET E KURVELESHIT
Ç'më kujtojnë këta male...
Njerëz që jam i malluar,
Hedh dy hapa e rri në këmbë
Ngjitem lart duke menduar!
Ç'më kujtojnë këta male
Ca re të zeza ngarkuar,
Erën që sillte fërtunë
Dhe tufane të tërbuar!
Ç'më kujtojnë këta male
Bardhësinë nga dëbora!
Shkëlqimin që bënte hëna
Yjet zjarr e meteora!
Më kujtojnë këta male
Pranverën e gjelbëruar,
Zjarrin e ndezur në stane
Xixat që hidh një uruar!
Ç'më kujtojnë këto male
Përhumbjet nga bukuria,
Lulet që mbulonin vëndin
Edhe dehjen nga freskia!
Ç'më kujtoni ju o male
Mbushur me dhën e këmborë,
Sa vjen nata e del hëna
Vjen ulet një xixëllonjë!
Ato male hije rënda
Plot me stane e kope,
Këta male rritën burra
Në shekuj bën epope!
Zërin e nënës në gjumë
Ngrihej herët e vajtonte,
Mbytej në lotë për babanë
Shpirt lodhur e rënkonte!
Ju male lezet ngarkuar
Presit miq e vizitorë,
I velit me kos e qumësht
I velit me djathë të njomë!
Rri pak dëgjoj ca këngë
Këngë të ëmbla të bilbilit,
Rri dëgjoj e mi ka ënda
Këngët më të hyrë të prillit!
Ç'rriti ai mal përballë?
Breza të fisnikëruar,
Burra që kanë hapur porta
Dyer trimash të nderuar!!...
O malet e Kurveleshit
Na rritët me krenari
Ç'do radhua kullon gjak
Në ç'do stan një histori!
MËMAT TONA PLAGË RËNDA
Ç'kanë hequr ato mëma
Ngarkuar me halle të
rënda
Gjithë jetën jashtë e
brënda
Të pa veshura e të pa
ngrëna!
Që kur u ngritëm në këmbë
Halle plot na kanë zënë
Qanim sa e tundim vëndë
Me dënesë uri e nëmë!
Ç'farë të bën e zeza mëmë
Lante rroba e shpërgënjë
Nga skamja bëhej dhe
grënjë
Anron rroba për të tërë!
O moj halle madhja mëmë
Mbushur me mllef e gjëmë
Dhe me djepe nëpër këmbë
Qepje natën me pak hënë!
Të kesh parë disa herë
Dilje e qajë më derë
Mërmëritit duke tjerrë
Qanit bashkë nuse e
vjerrë!
Ikje me djepe ngarkuar
Me furkë e shtiza në
duar,
Nga vapa e përvëluar
Etja kurrë su qe shuar!
Veje gjithë ditën në arë
Marrje djepet duke qarë
S'kishe kohë për ti parë
Korrje apo hidhje farë!
Sa fëmijë gjarpri kish
ngrënë
Na vjen keq e s'duhet
thënë
Rënkonit të dy aq rëndë
Ti baba edhe ti mëmë!
Kush punonte e rënkonte
Kujt mëndja i fluturonte
Kush kaq shumë
përballonte
Dhe kaq shumë halle
duronte?!
Ndënja piva një cigare
Ndeza një qiri në varre,
Pse o zot shpresën ua
vrave
Ato ishin legjendare!
Për mëmat jemi krenarë
Me pak ujë e shumë të
larë
Gra si JU bota s'ka parë
Lum më juve kush ka
ngjarë!
Kush për juve s'është i
lumtur
Kush për juve s'është
krenar,
Në prehrin tënd kur vërja
kokën
Oh,sa mall kam,oh sa
mall!
1-shpargër si batanije e
hollë prej leshi.
2-Mërmërist vajtonte me
ligje me zë të ulët.