28 Nëntori – Dita
e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që
shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme
kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar në gji të flamurit të
Skënderbeut, duke udhëtuar në retrospektivë, duke kujtuar personalitetet dhe
veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin,
shtetin dhe identitetin e pacenuar. Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët
arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik. Ne
jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e
qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën
ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë,
një flamur, një gjak. Ashtu si ne Vlore dhe ne trevat mbare shqiptare edhe ne
qytetin tim, Tepelene u kremtua me madheshti kjo dite mbare kombetare. Ndaj dua t’i përcjell çdo shqiptari urimet më të
përzemërta me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me
dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke
kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të
ardhmen.
28 & 29 Nëntori – Ditët tona të
Krenarisë Kombëtare!
Qendra Kulturore e Fëmijëve “Nimete
Progonati” dhe shkollat e Tepelenës, nën kujdesin e Zyrës Vendore të Arsimit,
zhvilluan një aktivitet emocionues, ku fëmijët sollën me shumë dashuri
atmosferën festive të këtyre ditëve të shënuara për të gjithë shqiptarët.
Interpretime poetike
Këngë patriotike
Kulinari dhe traditë
Artizanat
Art & pikturë