loader
Loading...
NJЁ VLERЁSIM TJETЁR I LARTЁ PЁR INTELEKTUALIN E SHQUAR FTERJOT, JURISTIN E NDERUAR, PROFESOR DOKTOR ISMET ELEZI

Ditën e shtunë, në datën 10.12.2022, në ambjentet e hotel Tirana International nën kujdesin e kryetarit të kësaj shoqate, avokatit Saimir Vishaj, u organizuaeventi “Toga e Artë 2022”,një aktivitet I përvitshëm I Shoqatës. Avokatët Penalistë të Shqipërisë. Nga votimet e anëtarëve të shoqatës, një nga pesë fituesit e këtij çmimi ishte edhe gjyshi ynё i dashur, Profesor Ismet Elezi. Ky është një titull i cili iu dha për kontributin e tij të çmuar mbi 70 vjeçar në fushën e drejtësisë shqiptare eveçanërisht të drejtësisë penale, që I bashkohet vlerësimeve dhe titujve të dhëna më parë nga institucione të ndryshme. Eventi u hap me fjalën e kryetarit të Shoqatës z. Saimir Visha, I cili bëri një panoramë të eventit ndër vite dhe të reformës në drejtësi. Pas marrjes së titullit dhe veshjes së uniformës ceremoniale të Togës, gjysh Ismeti iu drejtua të ftuarve në sallë duke I falenderuar për nderimin që i bëhej dhe duke e vënë theksin tek parimet e punës që duhet të udhëheqin avokatin penalist në gjykatë dhe në marrëdhënie me klientin e tij sikurse janё; Ndershmëria, ndërgjegjia e lartë në punë dhe aftësia profesionale. Juristët e rinj janë ata që do të çojnë para reformën në drejtësi me këmbëngulje dhe me një përgjegjshmëri të lartë. Fjala e Tij u mirëprit dhe u duartrokit gjat nga të pranishmit. Eventi u pasua me dhënien e titujve për fituesit e tjerë dhe u përshkrua nga emocione të forta veçanërisht si shkak i takimeve të gjyshit me ish studentë të tij, por edhe me juristët e rinj të cilët studiojnë të drejtën penale. Prania në sallë e tij, veçanërisht për mendjen brilante tё tij në moshën 102 vjeçare, nё kujtesën dhe vëmendjen e të gjithëve do të mbetet një ngjarje e papërsëritshme. Edhe pse ai ka marrё me dhjetra tituj, dekorata, ҫertifikata, nderime e vlerёsime tё larta, ne pamё se si rrallё herё ai u emocionua shumё. Nё fjalёn dhe falendrimin e tij pёr atё nderim e vlerёsim, si gjithmonё ai u tregua modest e fjalё urtё. Unë dhe motra ime  Elira e cila u ndodh kёtu nё Tiranё, pasi ka disa ditё qё ka ardhur nga Gjermania, e shoqëruam gjyshin gjatë gjithë eventit. Sigurisht qё ishim tё gёzuara dhe krenare qё ishim nё krah tij, por njёkohёsisht ishim edhe shumё të emocionuara, sikurse ndodh në raste të tilla. Nё fakt edhe gjysh Ismeti, qysh kur e njoftuan dhe e ftuan qё tё merrte pjesë nё atё event, u gёzua, por edhe u emocionua pёr ftesёn, respektin, nderimin dhe vlerёsimin ndaj Tij dhe na tha: - Edhe pse jam nё kёtё moshё dhe jo fortmirё nga shёndeti, do ti mbledh forcat dhe do shkoj pa tjetёr pёr tё dёgjuar ligjёratat qё do mbahen aty, por edhe pёr ti falenderuar pёr nderimin qё mё bёjnё. Por unё kam njё dёshirё; meqёnse na ka ardhur e ndodhet kёtu edhe Elira, dua qё shoqёrueset e mia tё jeni ju të dy mbesat e mia tё dashura, ti Ela bashkё me Elirёn. Sigurisht qё edhe ne nuk mund ta refuzonim atё dёshirё e kёrkesё tё gjyshit tonё tё dashur dhe pranuam me kёnaqёsi.


                                                              


Gjithashtu më datёn 15.12.2022 Universiteti Shtetёror I Tiranёs festoi 65 vjetorin e krijimit tёtij. Rektorati I Universitetit e ftoi gjyshin pёr tё marrё pjes nё atё ceremoni, ku ai edhe mbajti njё referat tё veҫantё dhe kujtoi ditёn e hapjes dhe inagurimit tё Univesitetit ku theksoi: Pasi u lexua Vendimi i Qeverisё pёr hapjen e Universitetit, bashkё me rektorin e parё tё universitetit Zija Gjeҫi, mbajtёm nga njё referat kushtuar asaj ngjarje. Unё u caktova sekretar i kёshillit shkencor tё Universitetit. Fjala e tij u prit me duartrokitje dhe falenderimet e rastit si dhe urimet e tyre pёr njё jetё edhe mё tё gjatё e tё qetё. Unё dhe motra, por edhe familjarisht i urojmë gjyshit tonё të dashur; -Të ketë jetë sa mё tё gjatë dhe ta kemi sa më shumë pranë nesh, pasi Ai meriton çdo vlerësim që i bëhet dhe neve na bën krenare që jemi mbesat e tij qё mbajmë mbiemrin e tij.