Shtëpia e familjes
së madhe Duka, fotografuar nga gjenerali
(Amerikan, Xhorxh
Scriven, në fillim të shekullit të 20.)
Historia
e shqiptarëve është një mozaik i pasur me ngjarje, beteja dhe figura të shquara
që kanë lënë gjurmë
të thella në kujtesën kombëtare. Brënda këtij mozaiku
një vënd të veçantë zënë
dinastitë shqiptare- familje fisnike, që me fuqinë, mençurinë dhe përkushtimin e tyre ndikuan në fatin politik, kulturor dhe shoqëror të vëndit. Në
periudha të ndryshme historike
këto dinasti kanë qënë jo vetëm udhëheqëse të trojeve shqiptare, por
dhe mbrojtëse të idenditetit kombëtar
përballë pushtimeve të huaja. Të flasësh për dinastitë nuk kemi të
bëjmë vetëm me një rikthim në
të kaluarën, por një reflektim mbi rrënjët e idenditetit tonë kombëtar. Përmes veprimtarisë së
tyre kuptojmë më mirë, se si u formuan vlerat e trimërisë,
besës dhe dhe lirisë, që mbeten thelbi i
shpirtit shqiptar edhe sot. Le të ndalemi pak tek dinastia Duka në Nivicë
të Kurveleshit, të cilët banonin bashkarisht në një banesë të madhe. Projekti i shtëpisë së re
trekatëshe u bë nga një inxhinier në
Vjenë dhe ustai për ndërtimin e
saj Vasili, erdhi nga Janina. Kur mbaroi ndërtimi i shtëpisë, burrat e familjes
u ulën me usta Vasilin, i dhanë hakën e
punës në monedha floriri. Ustai i
falenderoi dhe u tha: - Kam një dëshirë:- Meqënëse ju jeni njerëz shumë të
mirë dhe ne nuk kemi fëmijë, unë edhe gruaja dëshirojmë të
pleqërojmë këtu me ju. Jeni
të mirëpritur- ishte përgjigjia e tyre.
Ustait dhe të shoqes ju caktua një
dhomë. Vasilin e merrnin fshatarët për ndërtime e kthim çatish, ndërsa e
shoqja, së bashku me gratë e familjes
bënin ushqimin për atë familje të madhe. Pleqëruan të barabartë
me familjarët e tjerë dhe kur u
ndanë nga jeta, u përcollën me nderimet
sipas zakonit të zonës! Shtëpia e Duke
ishte me tre kate dhe kishte 36 dhoma, dy katet e sipërme shërbenin për banim,
ndërsa në katin e parë gatuhej e piqej buka dhe kjo, me një sportel
druri komunikonte me dhomën e madhe të
ngrënies. Shtëpia kishte oborrin e jashtëm dhe oborrin e brëndshëm.
Oborri i jashtëm kishte sofa, që mund
të relaksoheshin të porsaardhurit. Ai mbyllej nga një derë e
madhe druri me një "dorë
zonje" metalike të larë me flori,
që shërbente për trokitje. Ky oborr
shërbente për shkarkimin e mallrave nga mushkat. Oborri i brëndshëm ishte i
sistemuar me rrugica me mozaik guri dhe lule. Në anë
të oborrit ishte një mollë
e mirë që nga bashkëfshatarët thirrej "molla e
Duke". Gjithë çatia ishte e
rrethuar nga ullukë që mblidhnin ujin dhe e çonin në sterrë, prej kësaj uji vinte në çezëm,
në cep të oborrit duke zbritur me dy
shkallë. Ballkonet ishin prej hekuri me zbukurime floreale. Dritaret mbylleshin
me grila druri ngjyrë gri, ardhur nga Italia. Tre katet e shtëpisë komunikonin me shkallë të brëndshme prej druri. Shtëpia kishte
një kat të nëndheshëm që
quhej sterrë, që shërbente si
frigorifer për ruajtjen e fuçive e vedrave të
bulmetit e zahireve të dimrit. Gjithë
sterra rreth e qark përshkohej nga një mur një metër ku vendoseshin
ushqimet. Për suvatimin e saj u përdorën qindra vezë përzier me lesh dhie. Në kohë
lufte, në këtë sterrë, fshatarë nga Progonati, Gusmari,
Rexhini e Nivica, grumbullonin plaçkat me vlerë, makina qepese, jorganë etj, për t'i shpëtuar bombardimeve e djegieve
të shtëpive nga pushtuesit. Gjatë luftës Italo - Greke, duke parë tym që dilte
nga oxhaku, avioni grek bombardoi shtëpinë
dhe "gjylja" tre kuintal, në
formë të rrumbullaktë, ra mbi çati e shkallë më shkallë, shpoi dyshemene e ra në sterrë, ku u përplas disa herë në të,
deri sa ndaloi pa plasur. U përpoqën burrat e fshatit ta nxirrnin, por nuk
mundeshin pasi sterra ishte poshtë katit të
parë. Erdhën ushtarët italianë
të xhenjos, duke bërë rrjet me litarë të
fuqishëm e tërhoqën me disa mushka, e nxorrën dhe e kanë plasur larg fshatit, ku nga ky shpërthim u krijua një
gropë shumë e madhe. Gjatë luftës së
Vlorës të vitit 1920, familja Duka kontribuoi me 120 kokë dhën, bulmet e ushqime. Gjithashtu në luftë
morën pjesë Fejzo dhe Vesel Duka.
Fejzo
Duka (Pikture nga Astrit Beluli)
Në luftën për çlirimin e vëndit, familja furnizonte luftëtarët me bulmet, mish, miell, zahire, veshmbathje leshi, mushka, tagji e bar për mbajtjen e tyre. Familja e Xhelalit banonte bashkë me djemtë e tjerë Duka, në të njëjtën shtëpi të madhe dhe si e tillë, femijet e tij nuk mbeteshin pa kujdes. Teto Rafija, s’iç njihej nga të gjithë, me krenarinë e një labeje, e mbajti gjallë derën e Duke. Edhe pse ngeli e ve, ajo kurrë nuk u dorëzua, por ja doli që këto virtyte tju’a rrënjoste edhe fëmijeve të tyre. Shtëpia Duka kishte në përdorim 5 kuaj të shpejtë e të fortë, të sjellë nga Arabia, që shërbënin, për të trasportuar udhëtuarë në Vlorë e Himarë, ku kishin shumë miq me të cilët bënin shkëmbimet tregëtare, blinin drithë, vaj etj; dhe shisnin bagëti e prodhime blegtorale. Krahas lodhjes e punës, aty zjente edhe hareja, e harmonija në ditë gëzimi e dasmash. Mbështetur në të dhëna gojore dhe historike, hulumtimi dhe pasurimi i këngës polifonike labe, nuk konsiderohet thjesht një argëtim, por është një dëshirë e veçantë e labërve që kërkojnë të ruajnë vlerat shpirtërore për artin, pasurimin më tej me tipare themelore të polifonisë dhe vitalitetin e saj, riaktivizimin e vazhdimësinë e jetës artistike me këngët dhe ritmet e tyre karaktristike. Krahas këngës labe, në shtëpinë e re, hyri edhe gramafoni e mandolina. Nuk mund të ndodhte ndryshe në dinastinë Duka. Me anë të këtyre instrumentave, krahas këngës Labe, do të vinin edhe këto instrumenta për ti dhënë jehonë, këngës popullore. Po le të ndalemi pak tek gjeneza e fisit Dukaj në fshatin Nivicë të Kurveleshit. Por edhe këtu si në ç’do fis tjetër, iformacioni është i mangut, i pa plotë edhe pse fisi është i madh. Dihet që fryma e patriotizmit në dinastitë shqiptare ishte fryma e unitetit. Bashkim përballë armikut dhe krenar përballë historisë. Po le të kalojmë tek dinastia Duka. Le ta nisim nga Zoto Duka, i lindur rreth viteve 1730, por që nuk mbahet mënd viti i vdekjes. Ai la pas një djalë, Muço Dukën, i cili lindi rreth viteve 1760 dhe jetoi deri në vitet 1820. Muço Duka rriti pesë djem mbas viteve 1800. Ata ishin Xhemali, Adifi, Ismaili, Avdulla dhe Yzeiri. Situata ka qënë e qetë dhe vllazëria e mbarë edhe pse kushtet e jetesës ishin tejet të rënda në atë periudhë. Ata u morën me blektori dhe bujqësi si dega ushqyese për ta dhe blektorinë. Ata krijuan një numër të madh e të konsiderueshëm, bageti të imta dhe gjedhë, duke plotësuar nevojat e veta dhe shtuar tregëtinë për të tjerët. Banesa e Duke ka qënë një godinë me tre kate dhe përbëhej nga 36 dhoma siç’ e cituam dhe më lartë, të cilat u shkatërruan rreth viteve 1960. Por, përveç punëve Dukajt u përfshinë edhe në jetën shoqërore në veprimtari atdhetare e patriotike. Vetë Xhelali, që mbahet mirë mënd në Kurvelesh, luftoi me armë në dorë kundër synimeve grabitqare e pushtuese të grekërve. Xhelali la pas tre djem. Ramadani i cili kreu studimet e mesme në Austri, Vejselin dhe Feritin. Ramadan Duka e zhvilloi aktivitetin e tij në Shijak, në Durrës. Muçua, Veri, Nekia e Herveheja ishin fëmijet e Ramadanit. - Ai ndërroi jetë në vitin 1967 dhe la pasardhës dy djem Muçon dhe Enverin. Nga ana tjetër, Muço la tre djem dhe Enveri dy. Aktualisht jetojnë nëntë familje të Dinastisë Duka. Vetë Enveri në rininë e tij ka luajtur futboll, duke vendosur personalitetin e tij në qytetin e Durrësit. Djali i madh, Agroni ka kryer detyrën si Ministër i Bujqësisë, Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, dhe Deputet i Kuvëndit të Shqipërisë dhe sot një bizesmen i shkëlqyer në tregun shqiptar.
Ndërsa Armand Duka zgjidhet në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s! “26/09/2023 3:07 PM: “ Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit Europian. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit Europian. Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit, tashmë edhe në Europë. Një tjetër votëbesim i rëndësishëm për numrin një të futbollit shqiptar, që pak muaj më parë u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë, Portugali. Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti një rekord teksa u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë Federatave të mëdha Europiane. Lajmi i sotëm është pa diskutim një arritje e madhe jo vetëm për futbollin shqiptar, por për të gjithë Shqipërinë e në veçanti për fisin Duka. Fisi Duka, rritej e shtohej. Kështu, Feriti la dy djem, Tomorrin dhe Bertin, që edhe keta jetojnë në qytetin e Durrësit. Ashtu si dinastitë shqiptare edhe fisi Duka, ka lënë si testament tokën, ta mbrojnë atë, ta ruajnë lirinë, e të mbrojnë gjuhën për ta trashëguar atë, brez pas brezi. Nën moton “Malit i ulem në gjunjë”, ata mundën të blejnë një çiflig, prej 100 ha, në fshatin Petë të Vlorës. Aty, ku qëndruan pasardhësit e Adifit, Avdullait dhe Yzeirit, ndërsa Xhelali dhe Ismaili qëndruan në Nivicë. Duke kaluar nga brezi në brez edhe kujtesa për fisin bëhet edhe me e fresket, mbahen mënd, data dhe vite. Adifi la një djalë, Sefer Dukën të datëlindjes 1879 dhe jetoi deri në vitet 1970, ku ndërroi jetë po në fshatin Petë të Vlorës, duke lënë trashëgimtarë, Tasimin (I cili ka ndërruar jetë në vitin 2001) , Babushin dhe Skënderin. Si’ç e cekëm edhe pak më lartë, Ismaili dhe Xhelali qëndruan në Nivicë. Xhelali la trashëgimtarë, pesë djem, Fuatin, Fejzon, Lumanin, Gjylaniun dhe Lekon. Ky i fundit jetoi deri në moshën 18 vjeçare dhe ndërroi jetë. Fuati jetoi deri në viet 1970 dhe la mbrapa dy djem, Novruzin dhe Nehatin. Novruzi jetoi deri në vitin 1991 në Gjirokaster duke lënë pesë trashëgimtarë, Bashkimi, Astriti, Adriatiku, Pëllumbi dhe Qemali. Kurse, Nehati djali i dytë i Fuatit, ka dy djem Besnikun dhe Drinin që jetojnë në Gjirokastër. Fejzo Duka, djali i dytë i Ismailit jetoi 92 vjet. Vdiq në qershor të vitit 1991. Ai la pas këta trashëgimtarë! Reshatin dhe Mentorin, të cilët lanë nga një pasardhës djalë. Reshati i ka vendosur djalit emrin e gjyshit (Ismail) dhe Mentori i ka vendosur emrin Dritan të cilët vazhdojnë jetën, me virtytet e para ardhësve të tyre. Lumani ishte djali i tretë i Ismail Dukës , fatkeqësisht nuk la pasardhës dhe ndërroi jetë në vitin 1966, në rrethana misterioze, krejt të pa njohura. Kurse Gjylani Duka la mbrapa tre djem dhe katër vajza. Ai ndërroi jetë në vitin 1968. Në këtë fis, kemi përmendur vetëm meshkujt e dinastisë, si trashëgimtarë, pamvarsisht nga lindja e vajzave, që edhe këto nuk ishin të pakta në numër. Djemtë e Gjylaniut janë, Birbili, Tahiri dhe Tajari. Tani të kthehemi tek Hamdi Duka, i cili ndërroi jetë në Petë të Vlorës, duke lënë mbrapa këta trashëgimtarë. Veiz Duka president i një firme të sukseshme në Vlorë, i cili ka tre djem. Djali i dytë, Avdullai që ka emrin e gjyshit, ka dy djemtë, Lavdoshin dhe Fatosin, që ecin në gjurmet e fisit Dukaj. Edhe Dalip Duka vdiq në Petë të Vlorës, i cili la një djalë Kujtimin, i cili jeton në Petë me djemtë e tij. Idriz Duka ndërroi jetë në vitet 1970, dhe la mbrapa katër djem, Delon, Agimin, Idrizin, dhe Myzaferin. Të gjithë me pasardhës. I fundit Xhedo Duka më i vogli i brezit kaluar, ndërroi jetë në Petë të Vlorës në vitin 1998 dhe la mbrapa tre trashëgimtarë, Gurin, Besimin dhe Kastriotin. Në fisin Dukaj bën pjesë edhe Eveli, i cili nuk la pasardhës dhe ndërroi jetë në vitin 1946. Historia e tyre është kujtesa jonë, se patriotizmi fillon me sakrificë dhe mbaron me lavdi.! Duke përfunduar sot nga dinastia Duka jetojnë rreth 49 familje ku numurohen mbi 90 burra e djem të shpërndarë në shumë rrethe të vëndit, por që jetojnë si një familje mbi bazën e traditës së trashëgueshme brez pas brezi. Le të jetë gjurma e tyre një dritë, që udhëheq brezat. Ndjesë për ndonjë paqartësi, apo ndonjë gabim, për arsye se këto të dhëna janë intevistuar që në shtator të vitit 2004. Ndaj me ndihmën tuaj, besoj se do të plotësohet me të dhëna te tjera për vitet pasardhëse. Besoj se dinastia Duka do të na mirekuptojë, për këtë shkrim, në ditët e sotme. Duke ju uruar suksese, jetëgjatësi dhe palëkundshmëri në vijën pa përthyerje të tratidës, po e mbyllim me një tabelë të pemës së trungut familjes, e cila është e pa plotë, por që do të pasurohet nga vetë dinastia Duka, duke e lënë si trashëgimi për brezat e të ardhmes.