Ngadalë po bie ky shi
Dhe ngadalë po bie ky shi
Mbi tokën e butë si sfungjer
Një ylber ra mbi timen çati
Dhe mes ngjyrash fantazinë ma merr...
Horizonte të mjegullta me ylber pranë
E vrasin butshëm zymtësinë
Qiej në kolorite larë
Që bien mbi të tokës shpinë...
Ndarja
Ne ashtu të mërzitur u ndamë
Sepse midis nesh ish një oqean
Dashurinë vet ngadalë e vramë...
U fik si një qiri i brishtë mbi shandan...
Fjalët shpesh herë mbesin në grykë
E lotët e kujtesës burojnē
Ah pse nuk duruam dhe një çikë
Nga e para romancën ta fillojmë...
Por një këngë që këndohej mê parë
Mos u kthe kurrë më në atë portë
Kur dashuria rëndë është vrarë
Lotet e mallit
Lotët e mallit kristalet e shpirtit
Ato rrjedhin nëpër miniera kujtese
E dalin si diamante në dritën e syrit
Ashtu si petalet mbuluar pikëla vese
Ato pikojnë si sekondat e kohës
Në kujtesën e dhimbjes farmak
Kur dergjur zemrat e lodhura prej llohês
Pikojnë si zeher nëpër damarë e gjak...
Kujtojmë njerëzit qê dikur i deshëm pranë
Por sot ata janë shumë larg
Ndoshta në brigjet e shpirtit të vrarë
E çoj me një valëz deti këtë varg....
Kujtesa e lotit vezullim e shëmbëllim bote
Hyn nëpër labirintet e shpirtit tim
Si një pentagram që luhet notë pas note
Herë mè melodi vjoline e herë me lotë e pikëllim...
Mall për vatanin
Me dërrasat e gurta të mallit
E mbulova çatinë
Dhe duke qarë u ngjita zallit
Këtë mbrëmje
Aty mes malesh ngujuar
Kujtova shtëpinë...
Strehët kullojnë pika malli
E trarët kërcasin me kujë
Ah si u ndamë për së gjalli
Zhuritur buza për të burimit ujë...
Vjeshtë
Aty këtu vjeshta shpërndarë
Mbuluar botën me ombrellë
Gjethet kudo si shpirtêra të vrarë
Me tisin e mëngjesit fort mbështjellë...
Ca jetojnë lirinë e bardhë
E të tjera pleksur ne tela e gjerdhe
Drita e mëngjesit sapo ka dalë
Këtë ditë me mjegull të kësaj vjeshte
Për ty
Dua të bëhem lule sonte
Dhe ti Flutur te vish mbi petale
Mbi pentagram melodia e një note
Në liqenin e shpirtit ..lëkundja e një varke...
Sonte dua të bëhem aromë
Me pjalm lule bore a lule dele
Të flladit lehtê gushën tënde të njomê
E të lidhem për qafe si shami në sepete...
Sonte për ty dua të bëhem erë
Të shpupuris flokët e tua cullufe
Të hyj në të zemrês tënde derë
E të puth me fllad buzët e tua burbuqe...
Të pres edhe ty të vish këtë darkë
Nga maja e malit larë në hënë
Të presësh me tê dritës tënde shpatë
Moj vetull zezë e mes gjilpërë....
Melodia e tingujve të heshtur
Melodia e tingujve të heshtur
Tingëllon brenda meje
E fluturon aq larg si një ëndërr e fjetur
Gjak i vrullshëm poezie ndër deje...
Koha një kalë dori që vrapon mbi sfidë
Minutat kthen në orë e vite
U ndala mbi një meteor një çikê
Dhe ti diku mes yjesh më prite...
Heshtja e malluar rri e qan mbi portë
Dhe gurët e latuar të shpirtit qajnë
Si u ndryshua kështu kjo jallane botë
Duar e shpirtëra të rreshkur mallin përbrenda mbajnë...
Malli i rëndë rrugët e botês ka marrë
Ashtu përtej detit e sheh kundruall
Dhe Qerpikët pêrlotur peshën mbajnë
Dashuria në liqenin e ëndrrës
Dhe vjeshta ra në liqenin e një ëndrre
Ashtu kolorite mikluese lozonjare
Si një trup i bukur i një femre
Qê rri ëmbël në të shpirtit dritare..
Ah mbi atë ujë paqyrues rrëfehet dashuria
Përtej pemët rrinë si një prift pa gojë
E në ajër gjethet luajnë me fëshfërima
E siluetat mbi ujë magjishëm lundrojnë...
Në liqenin e ëndrrês sot më deshe
Dashuria ime që kurrë nuk u pamë
Ndaj mbetën ëndërrime këto ditë vjeshte
Si gjethe të dêshpêuara mbi ujë ramë...
Por ndoshta një ditë acari e dimri të egër
Mblidhemi në një kasolle mali në një oxhak
Aty ku pemëve lozonjar kërcen një ketër
E drutë kërcasin nën flakë pak nga pak....
Pseudo - poetëve
Të nderuar pseudo poetë
Mos e mërzisni vargun e ndjerë
Lereni atë në hall të qetë
E mos e vidhni nga të tjerë....
Vargu eshtë si një bebe
Që ngjizet zhvillohet e lind vetë
Është ftua i pjekur me aromë në sepete
Është zgalem që çan qiejt dhe retë...
Prandaj ju lutem mos e bëni sorrë
Që çirret e vidhet qiejve hileqare
Lereni të lulêzojë ashtu lulemollë
Margaritë e trëndafil në të shpirtit baçe....
Dert
I fola heshtjes me gjuhen e pyllit
Me përkthyese një lule vjollcë
Aty lëndinave dëgjohet zëri i bilbilit
Dhe Laureshës që me të qarë ja thotë.
Në pyll atje tej këndon dhe një qyqe
Nëpër degë pemësh që iso i mbajnë
Aftohet një vajzë qafën plot mexhite
Në një rrënjë bredhi pret atë djalë....
Një tufë lule vjollca e pak lule dele
Me rrenjet si dhëmbe kacavirur në shkëmb
Ngatërruar lule vjeshte e lule pranvere
Me një dert të patreguar që si plagë dhëmb....
Sytë e tu
Nata e thellë pushtoi trupat tanë
Kur putheshim në epsh në qetësi
Qiejt u hapën e rrebeshet ranë
Një llohë e ftohtë rrufe dhe shi....
Ne të dy në zjarr përvëluar
Nën muzikën e pikave në strehë vallzuam
Vilarët vareshin nga strehêt si duar
E trupat u ngjeshën më fort pushtuam...
Trokisnin pikat lehtë mbi tortuar...
Zjarr moren rrobat tona qerpikë dhe flokë
Shikimi i syve të tu si qehlibar
I rrëzuan yjet nga qiejt përtokë...
E ashtu përqafuar deri në mëngjes
Në vullkanin tonë trupat u thanë
Aty kur çel një trëndafil nënë vesë
Karafila borzilok e manxuranë....
Shpresë
Shpresa është një fjalë pa zë
Është një rreze që retë i çan
Një lule që plot me vesë flë
Dhe aromë petalesh mban...
Shpresa është një kafe e freskët
Kur avujt e saj shpirtin ta pêrshkojnë
Ajo është një sorkadhe që rritet me bjeshkët
Aty ku ujvarat e dëborës mbi shkëmb kullojnë....
Shpresa është dashuri në çdo zemër
Ajo është drita mbi të semurit shtrat
Lufta në të jetës emër
Eshtë dritë mbi errësirë në çdo sahat...
Gëzoj sepse shpresoj se një ditë
Edhe qiejt me malet të bashkohen
Zemrat që aq shumë kanë pritë
Në stacionet hyjnore të takohen.....
Nostalgji
I dola fshatit përkundruall
E në faqe më rrodhën lotë
Këtë vjeshtë aq të praruar
U ula e putha me mall atë tokë...
Luajta pak me fantazinë
Ah...ajo vjeshtë mbushur fruta
Desha të kthehem prap në fëmijë
Këtë mëngjes vjeshte u luta...
Aty këtu ca lule nënë vesë
Me sytë e mi përlotur flirtojnë
Këtë të mallëngjyer të vonë vjeshtë
Lokomotiva e vjetër
Lokomotiva e vjetër gulçon
E shinat aty ketu shpërndarë
Një shi i vrazhdë qiejsh fillon
E rrjedh ngadalë nëpër kapilarë...
Ah rrjedh ngadalë ritmi i kohës
Mbetur diku dikur në një stacion
Vrarë nga shuplakat e llohës
Një fole a një shpirt kërkon...
Treni i mbrëmjes arrin ngadalë
E një valixhe druri e rreshkur e mpakur
Dy duar,të lodhura fort e mbajnë
Faqe të rreshkura nga lotet plakur....
E prit e prit kush mund të mbrrijë
Veç hija e mallit që le dikur
Dora e mpakur lotin të fshijë
Mbi faqen e ftohtë por si një gur.....
KROI I FSHATIT
Tek kroi i fshatit tim u ndala
Dhe i piva pikë -pikë gllenjkat e mallit
Me zërin e heshtjes qava
Me sytë përlotur nga pllaja e malit...
Ne qemerin e gurtë kujtimet shkruar
Gdhendur nga çekiçi i kohës
Dhe ne ishim larg mërguar
Malluar sokakët e gurët e portës...
Vij aty dhe etjen e shuaj
Me shpirtin qe kurrë nuk harron
Atë ujë të ftohtë si kujtim ruaj
Nga mali mbi fshat kur gurgullon...
UJVARA E SHPIRTIT
Një hënëz e ftova në vallëzim
cullufet binin mbi ballë shpupurisur
Eklipsoi në errësirë shpirtin tim
E sythi i larë në dritë çeli harlisur...
Ato cullufe rënë mbi faqe
Ujvara që rrëmbejnë shpirtin tim
Aty rrëzë pemësh ku çelin manushaqe
E ku rrezja dritës zbret me nxitim...
U ngjesha pas hënës e mora aromë
Sikur mëngjeseve të praruar del mbi mal
Do pres darkën prapë të më shohë
Dhe unë çapin tek porta e saj ta ndal...
Melodia e bulkthave na fton këtë natë
Përsëri në një tango pambarim
A diku në një bregdet një serenatë
Përqafuar me mall deri në agim....
MENDIMET
Mendimet lindin si një fëmijë
Shkrepëtima nga qiej e galaksi
Qirinj që mbi altarë rrinë
Brenda shpirtit në përjetësi...
Ato djegin si rrufetë
Kur shkarkojnë mbi të malit shpat
Aq e fortë sa botën ta djegë
Ti mbyllin shpirtit çdo monopat...
Ato edhe shumë herë trazuar vijnë
Por si ky det mbrapa meje
Leri të shkretat të shijojnë lirinë
Bashkë me gjakun që rrjedh ndër deje...
VARGU…….
Me çajin e mëngjesit
Nis e ndaj vargun poezinë..
Dhe kënga e bukur e këndezit
Ma shton këshërinë...
Në çdo gllënjkë e një varg
Çdo frymëmarrje e një frazë
Poezia është si një prag
Qe të hapet ngadalë...
Rrjedh shpirti pjalm nga lule
Që rriten egër në mal
Në ato kodra e ato pezule
Fluturimin e embël ndal...
Se vargu është një zgalem
Që zgjuhet herët në mëngjes
Është i shpirtit melhem
Ah kudo që jam mezi e pres...
JETA
Çdo gjë në jetë e ka një çmim
Në realitet por dhe në ëndêrr
Deri kur shpirti shkon në amëshim...
Shkon në parajsë..a ferr..mundet dhe ëngjëll...
Çdo gjë përherë një çmim do tê ketê
Jo me flori as me të holla
Një filiz peme që del në jetë
Do thuash lum unë që e mbolla...
Jeta na jep atë që kërkojmë
Na jep dhe dhimbje vuajtje dhe lotë
Nganjëherë nuk e meritojmë
Mos lufto me fatin se është e kotë...
Por atë që ne duhet ti japim jetës
Përtej fatit e shpirtit hyjnor
Duhet ti puthim syrin së vërtetës
Sepse ajo ndêr qiej vërtitet meteor...
Uroj që gjithë shpirtërat e pastër
Që në jetë dashuruan e dhanë
Bukë të ëmbël e zjarr në vatër
Por nga dora e <miqve>..pas shpine u vranë...
Prandaj dua të shoh një ëndêrr të bukur
Me livadhe e njerëz pa interes
Të kthehem në një kolorite flutur
Dhe mbi petale lulesh te mbes....
I POQA
VARGJET…….
I poqa vargjet në furrën e kohës
Me ca dru të pyllit të shpirtit tim
Vargjet i gjeta mes tymit dhe llohës
Dhe mes diejsh te ngrohtë gjeta shërim...
Mes rreshtash pashë miq dhe shokë
Gëzime dhe dhimbje pa mbarim
I mbolla vargjet ne të shpirtit tokë
Në horizontet e flakta të Atdheut tim....
Më rrodhën vargjet vetë si buronjë
Nga gërxhet e shkrepat e labërisë
Ku dhe zile bagëtie labçe këndojnë
Atje ku piva për herë të parë sisë...
MALL….
Labëri malluar djemtë
Ca këtu ca në kurbete
Përshëndeti këtë vjeshtë
Me ftonj të verdhë në sepete...
Aty ku buron Shushica
Seç pimë ca gllënjka malli
Përballë Bogonicë e Çika
Gërxhe e brinja stërralli...
Ai ujë i ftohtë prej mali
Që buron me Gurgullimë
Një shēndet ç'e ngrë Bujari
Për vëllezër e miqësinë...
Prap do vijnë kurbetllinjtë
Nga Kanadaja e Amerika
Ishalla ka ujë në Shushicë
Ti pimë prapë dollitë të gjitha....
FLAS ME RETE….
Sot kam dëshirë të flas me retë
Ato hyjnoret mbi mal rënë
Dhe mbi pllajën me bar të blertë
Ato kreshta malesh larë në hënë...
Ah sa ëmbël të mendosh këtë darkë
Të biesh bashkë me diejt në gjumë
E nëse nata e kapton malin prapë
Në mëngjes me diell do zgjuhem unë...
Po thith këtë ajër të pastër Labërie
E një kënge ja marr vetëm në mal
Lundroj në anije kozmike fantazie
Ah si ta djeg brenda meje këtë mall...
Gërxhet më rrinë mbi kokë Shqiponjë
Hapur krahët dashuruar nder qiej
Që zbret ngadale mbi ujet ne Buronje
Të shuajë etjen e te fluturoje mbi diej...