Midis 311 delegatëve të
Kongresit të Parë të Bashkimit të Grave Antifashiste Shqiptare (BGASH), mbajtur
në Berat më 4 nëntor 1944, ishte edhe Duze Bajramaj nga Kallarati, nëna e
Heroit të Popullit Mumin Selami. Kongresi i Parë i BGASH i bëri një analizë punës së kryer
për realizimin e objektivave të LANÇ-it, u ndal në rolin dhe kontributin e
gruas shqiptare, si një forcë e madhe aktive dhe përcaktoi detyrat që i dilnin
BGASH pas çlirimit të vendit, për rindërtimin e Atdheut të shkatërruar nga
lufta, për luftën kundër analfabetizmit e në përgjithësi për rritjen e rolit të
gruas shqiptare në të gjitha fushat e jetës. Ai i dha impulse të reja delegatëve të cilat do të
përcilleshin në të gjithë masën e grave shqiptare për të realizuar detyrat e
mëdha e të vështira. Mbas mbarimit të punimeve të Kongresit delegatët u ndanë
me njëra-tjetrën me urimin “Mirupafshim në Shqipërinë e lirë”. Vendimet
e Kongresit qenë historike, ato i dhanë një impuls Luftës ANÇ; qytete e krahina
vazhduan të çlirohen njëra pas tjetrës, nuk vonoi shumë dhe Shqipëria u çlirua
më 29 nëntor 1944. NËNË
DUZJA (Duze Bajrami, 1890-1961). Veprimtare e shquar e gruas antifashiste,
deputete e Kuvëndit të Shqipërisë. Lindi
në Bolenë, në familjen e Mingajve, dhe u martua në Kallarat me Selman Bajramin.
Karakteri dhe shpirti luftarak i saj u sprovuan në LANÇ. Ajo jo vetëm nuk u
thye nga humbja e djalit, Mumin Selamit, por u bë një veprimtare e shquar e
LANÇ në Lumin e Vlorës, duke u kthyer në një simbol të gruas antifashiste e
atdhetare. Krijoi në fshat organizatën e gruas antifashiste, u zgjodh anëtare e
Këshillit Krahinor të Kurveleshit dhe të Qarkut të Gjirokastrës. Pjesëmarrëse
në kongresin e parë të Gruas Antifashiste në Berat, deputete në Kuvendin
Popullor në dy legjislatura. U nda nga jeta më 31.05.1961.
Janë shprehur për nënë Duze Barjami
Leto Rroka. Nënë Duze Barjami, simboli dhe
modeli perfekt i gruas Labëreshë, që nuk e përkulën hallet dhe vuajtjet
shpirtërore të pafund. Djali më vogël, Mumini dha jetën në natën e 18 tetorit
të vitit 1942, vetë i katërtë, i rrethuar nga fashistët dhe spiunët e
fashizmit, në lagjen e Topanasë. Ndërsa djali më i madh Hasani, pengu më i madh
i nënë Duzes, vdiq në Egjypt nga epidemia, dhe eshtrat e tij nuk u gjetën dot,
me gjithë përpjekjet e shumta të shtetit të ri shqiptar, me interesimin direkt
të ambasadorit tonë në Kajro. Z. Delo Balili. Nënë Duzja përfaqësoi denjësisht
popullin e lumit të Vlorës si deputete e kësaj zone, në kuvëndin popullor për
shumë vite me radhë, 1949...1961. Ka qenë për darkë në shtëpinë tonë në Horë,
në tetor 1959 e ftuar nga gjyshi ynë, dhe portretin e saj impresionues e kam
edhe sot para syve. Një grua e rrallë, me një shpirt të pastër, me fjalët e saj
të ngrohta e të sinqerta, që i dilnin krejt natyrshëm si mjaltë nga zemra e saj
e gjërë . I paharruar emri i kësaj trimëreshe të rrallë e të papërsëritshme, që koha
vetëm do ta ridimensionojë portretin e saj plotë dritë.
Historia e saj është trasmentuar në breza edhe në
vargje
Një luan që po çan male
E quajnë Duze Barjame
Të dy djemtë e saj me shkollë
Një në Egjipt, tjetri në Vlorë
Ruzhdi Bajrami. I pa harruar në përjetsi emri i heroinës Duze Barjami, nënës së heriot të popullit Mumin Selamit. Bashkë me mëmë Duze Barjamin në kongresin e grave në Berat, kanë marrë pjesë edhe mëmë Shaho Lucia nga Kuçi, dbe gratë Hanko Mete Islamaj, e Hatikë Birçe nga Bolena. Të tria këto së bashku me mëmë Duzen ,kanë udhëtuar së bashku për në Berat. ( Kjo dëshmohet në historikun e Bolenës). Lavdi këtyre nënave amazona të pa përsëritshme në historinë e Labërisë tonë kreshnike.!