loader
Loading...
POEZI
1 muaj më parë

POEZI

ZBRIT O ZOT

Pse nuk zbret zoti në tokë

Pse nuk vjen të na shikojë?...

Të na shikojë nga afër

Pastaj të bëjë ç'të dojë!

Aman zot eja një herë

Eja një herë po jo mot,

Eja një ditë të vetme

Edhe dili vëndit zot!

Këtu poshtë është rrëmujë

Ka urrejtje e lakmi,

Nuk duan ta rregullojnë

Ha njeriu njeri!

She me sy e s'të besohet

Këtu është katrahurë,

Bën ligje parlamenti

Të flërë burri me burrë!

Vazhdon për ditë e nxjerr ligje

I shohim na dhëm në zemër,

Si o zot lë të martohet

Një femër me një femër!?

Bën dhe ca ligje të tjera

Për të prishur anë e mbanë,

Këtu ishin kur ndërtuan

Pse ua prishën vetë i lanë!?

Zbrit o zot një ditë në tokë

O sa shumë do mësosh,

Ç'do çast do fërkosh sytë

Do ti shohësh e s'do besosh!

Lakmia e tamahu

Janë ç'do ditë prioritet,

Po ju mbush mëndja ndonjërit

Vjen në shtëpi e të vret!

Disa ç'do ditë pasurohen

Disa vdesin nga uria,

Këto nuk janë se s'dihen

I orienton qeverria!

Ka mbetur e vetmja shpresë

Veç tek TI i madhi ZOT...

Zbrit një ditë e ndihmona

Jemi në hall, eja SOT!

 

JETO VËNÇE

Dua të flas vënçe

Vënçe të më flisni

Nga larg të bërtas

E të më bërtisni!

Të ulem vënçe në shtrungë

Të mjel dhën e të ha shkumë

Sikur të ishim të dy

Ti ngasësh ti e ti mjel unë!

Të shoh ndonjë grua

Me furkë të tjerrë,

Të ëmbël si gjyshe

Të dashur si vjerrë!

T jesh në trapeze

Këmbëkryq të ulesh,

Si burrat e parë

Gjithë natën të ngulesh!

Të ngrihet dolli

Të pihen shëndete,

Të këndohen këngë

Nobete Nobete!

T'ja marrësh këngës

Me varje me bejte,

Të vejë zile

Si valëz mbi dete!

Të harrosh halle

Të harrosh derte

Ti hedhësh mbas krahësh

Se s'merr gjë me vete!

Të hidhet valle

Valle burrërisht,

Të tundet dheu

Sa të dridhet misht!

Vënçe të këndojnë

Gratë në dhomën tjetër

Ulur lartë në qoshe

Ndonjë plakë e vjetër!

Ti këndojnë nuses

Të bëjën shakara...

Do ta fillosh jetën

Prapë nga e para!

Ta them fjalën troç

Pa frikë e ndrojtje,

Të mos dua ndihmë

Të mos dua mbrojtje!

Vënçe e me shpirt

Dikë të ndihmoj,

Për atë që bëj

Asgjë të kërkoj!

Me ç'do gjë vënçe

Ndihem më mirë

Të mos njoh lajkën

Të shprehem i lirë!

Ashtu je më burrë

Fol vënçe troç e bram

Dhe nga ç'farë mendon

Të mos luash gram!

 


KËNDONI NJË KËNGË

Dëgjoni këngën e ëmbël

Këngën që doli nga loti,

Ç'do ditë rritet zbukurohet

Kënga që bekoi zoti!

Ja marr këngës më të bukur

Këngës Labe shekullore,

Ja marr sa të tundet dheu

E ngre lart si përmendore!

Kam një jetë që kërkoj rrënjët

Nga ke ardhur kush të mbiu,

Të magjeps moj kënga labe

Kush dëgjon e s'të përpiu!

I kërkoj rrënjët e tua

Dhe nëterr edhe në dritë,

Rrënjë futura thellësive

Lart lastar lëshon ç'do ditë!

S'ke pushuar nëpër shekuj

Gjysh stërgjysh baba e nënë,

Rrjedh si gjaku nëpër vena

Rrit radhonj e rrit shkëmbënjë!

Rri dëgjon bota e tërë

Të mbuloi nga lavditë

Dole lart e nëpër qiej

Të këndojnë dhe perënditë!

Nga ke vajtur nga s'ke shkuar

Sa shpirtra paske shëruar,

Dhe në çaste pikëllimi

Qëndron pak për të dëgjuar!

Labëri fisnikja jonë

Rrite breza zemër guri,

Ustai që të skaliti

Themel në kala të vuri!

 


NJË DITË ME KUJTIME!

U zgjuan kujtimet

Pa u gdhirë mirë

Diku trëndafila

Diku vënd i nxirë!

Dalin para miq e shokë

Në ç'do shteg në ç'do shtëpi,

Flisja njerëzve me radhë

Flisja po s'më flit njeri!

S'lashë shteg pa vajtur

As rrugicë shtëpie,

Ngado që kaloja

Me ngarkesë vetmie!

Diku shfaqej gjitoni

Diku një fshatar,

Shpalosja kujtime

Si fletët në ditar!

Sa mall më vinte

U ndjeva keq,

Ç'do gjë e zbrazët

Ah,ky shpirt sa heq!

Humbisnin kujtime

Si ujët në zalle...

Shfaqeshin prapë

Plot vuajtje e halle!

Diku në një shteg

Ndëgjoja vajtim,

Një nënë e vetmuar

Lutej për flijim!

Diku më bëhej këngë

Këngë burrash e shtruar,

Diku njerëz hokatarë

Duke qeshur e uruar!

Zogj më shoqëronin

E me ta fluturoja...

Disa shpresonin

Se aty do qëndroja!

Aty ka lindur, e rritur...

Mbretëresha e bukurisë,

Atu gudulisen

Ndjenjat e dashurisë!

Panoramë mahnitëse

Me nur e lezete,

Aman ju luta Zotit

Ma jep ta marr me vete!

 

DASHURI QË Ç'DO DITË SHTOHET!

Më foli një zë nga brënda

Të zgjedhja atë që doja

Merr o djalë kë të do zemra

E mos mendo për pasoja!

Shpirtra të ëmbël e të pastër

U lidhën me besë për jetë,

Dashuri që ç'do ditë shtohet

Ndaj sot mbushëm 50 vjet!

50 vite nuk janë pak

Jeta ka edhe mundime,

Dy zemra kur rrahin bashkë

Hallet i kthen në gëzime!

Urime Lejla urime

U fute në zemrën time...

Dashuria jonë në vite

Ka njohur vetëm fillime!

S'më besohet kur kaluan

Sot mos është dita e parë?...

Fluturuan këto vite?

Më duket si një përrallë!

Zemrat tona u bashkuan

Ama patëm fat në jetë,

Lindëm tre yje të bukur

Ëngjëj si i deshëm vetë!

Patëm fat e lindëm yje

Dhe u mbështetëm në male,

Jetën tonë e ndriçuan

Krijuam shtëpinë e madhe!

Ndaj uroj e lutem Zotit

Ç'do mëngjes sa bie vesa,

Të gëzojmë fëmijët tanë

Të gëzojmë nipër e mbesa!

50 vite bashkë...vërtet?

Më duken si ëndërrimë,

Ndaj kërkoj vite të tjera

Të na shtojnë lumturinë!

Ndaj kërkoj vite akoma

Dhe 50 vite të tjera...

Më të ëmbla më të bukura

Se nektari e se pranvera!


PYES JETËN

Ty moj jetë gënjeshtare

Të kam njohur mirë,

Kur të them se cila je

Vjen duke lëpirë!

S'ke besë...

Do më tradhëtosh,

Kur kam pas nevojë

Vjen e më heq osh!

Në fund ç'do më thuash

Do më lëshosh fare,

Ndaj të them e poshtër

Ndaj të them zuzare!

Kur të kërkoj ndihmë

Ç'do bëhet me mua?

Më kthen kurrizin

Të vete nga të dua!

Pastaj vjen si dallgë

Si dallgë me tallaze

Më shtrëngon në fyt

Më mbyt me maraze!

Më kthehesh me këngë

Me këngë e davete,

Ma rrëmben mëndjen

E më bën për vete!

Nga një here, bën si do vetë...

Vjen avash e me siklet

Më shtyp e më bën petë!

Të pyet kjo zemra ime

Po ti nuk i flet...

Vajti vite që duron

Se di si s'pëlcet !

Kemi vite bashkë

Edhe të kam njohur...

Kur jam më në hall

Ke qëndruar ftohur!

Më vjen etje shumë

Më shpie në krua

Sa ulem të pi ujë

Ma pret... thua s'dua!

Bisedoj me ty moj jetë

Bisedoj se shumë të dua

S'mi hedh sytë fare

Kthehesh e tallesh me mua!

 

LETËR XIXËLLONJËS

E dashur xixëllonjë

Më ka marrë malli...

Eja dhe tek unë

Bëj fap fup te balli!

Eja xixëllonjë eja

Eja pak po deshe...

Dil dhe nga ne

Se s'duam peshqeshe!

Eja xixëllonjë

Malli më ka pikur,

Na hiq errësirën

Ktheje vënd të ndritur!

E shikoj që s'do

Ndaj do nisem vetë,

Do vij të të lutem

Do çaj qiell e retë!

Ma bëj dritë rrugën

Ndriçomë se u nisa,

Dil më prit në majë

Tek mali me lisa!

Do nisem të vij

Nuk mund të duroj...

Më ther në shpirt

Pak dritë kërkoj!

Do pak dritë vëndi im

Xixëllona,se na ndjek halli...

U munduam ta kapim

Po, ç'edo iku na talli!

Eja bëj pakëz dritë

Dhe të vogël fare,

Në dimër fshihesh

Në behar xanxare!

Ndizu xixëllonjë

Ndizu si qëmoti,

Na hiq psherëtimën

Na hiq pika loti!

Kërkoj dritë shprese

Pa dëborë e rreshje,

Kthe pak ngrohtësi

Dhe pak buzëqeshje!

Eja na jep shpresë

Ngrohi zemrat tona

Dhe pse je e vogël

Ndizu e shërona!

Ah,ky vëndi ynë

Sa i durushëm,

Dhe nje dritë e vogël

Mund të ngrohë mjaftushëm!

 

BISEDË ME QYQEN

Qyqe sapo nis behari

Sa fillon jeshilon bari,

Sa fillon e çel lastari,

Pse s'nis këngën përsëmbari?!

S'më pëlqen moj e uruar

Doja t'ia marrje shtruar,

Nuk e di ç'të ka munduar,

Ke një jetë duke vajtuar!

Të këndoje pak një herë

Të këndosh si zogjtë e tjerë,

Të këndoje në pranverë

Kukuvajkë që kur ke lerë?!

Dhe unë doja të gëzoja

Bilbil...Si ju të këndoja,

Nuk mund e s'më bën goja

E zezë jam dhe nga boja!

Kështu jetën se mendoja

Gjithë jetën kërkoja,

Të gjeja vëllezrit doja

Vetëm një herë ti takoja!

Vëllezrit të gjithë mu vranë

Mua të vetme më lanë,

Isha larg su ndodha pranë

Zog u bëra kur më thanë!

Zog u bëra e fluturova

Se di sa male kalova,

Llohë lotët si pushova

Sa nga sytë u verbova!

Kështu është Bilbil dynjaja

Hipa degë më degë e qaja,

Me lotë motre ti laja,

Su ndodha atje ti ndaja!

Kështu më punoi fati

Vetëm për vajtim jam gati,

E di kështu s'më do fshati

Po, s'pëlcas dot nga inati!

Unë e di ç' vuaj e ç'heq

Më dha zoti fat të keq,

Më ndodhi mua ky dreq

As mundem as di ta ndreq!