U takuan Dashuri dhe
Miqësia. Pasi u përshëndetën dhe pyetën me mrësjelljenjëra-tjetrën, Dashuria
shtroi edhe këtë pyetje Miqësinë: - Çarë duhesh ty, moj Miqësi, në këtë botë
kur jam unë kaq e madhe, kaq e lumtur dhe kaq e plotë? Dhe Miqësia iu përgjigj: - Unë jam thjesht për të sjellë një
buzëqeshje atje ku ty ke lënë lotët. Po cili është ndryshimi mes tyre? Dashuria
kur lind, pranon gjithçka pasi, nga kënaqësia e çastit, fillon dhe vjej një një
ditë dhe përfundon në kohën që i është plotësuar interesi. Kjo ndodh ngaqë,
atje ku ka interes , nuk ka Miqësi, ka vetëm Dashuri. Si rrjedhojë, çdo lloj
Dashurie vjen një ditë e përfudon. Dashuria midis njerëzve lind shumë shpejt.
Ajo lind duke pasur si shkak jo vetëm interesin, por edhe nga kënaqësitë e
ndryshme. Gjatë periudhës së Dashurisë nuk ka kritika, nuk ka as vërejtje dhe
as ankesa, veçse sjellie dhe fjalë dhe shprehje të ëmbla. Në rast se Dashuria
nuk shndërrohet në Miqësi shuhet sikundër lind. Si rrjedhojë, Dashuria është
thjeshtë një ndjenjë pëlqimi, ndjenjë dashamirësie dhe adhurimi midis dy
personave ose grup personash, e cila mund të çoi në Miqësi, në rast se nuk
është mbështetur në interesa të ngushta, por është shndëruar në Nderim ndaj
njeri-tjetrit, duke i ndarë së bashku gëzimet, sakrificat apo hidhërimet. Ne
rast se Dashuria nuk shdërrohet në Miqësi, ajo, ose do të jetë e përkohshme,
ose do të reduktohet në Etikë Mirësjelljeje. Gjatë periudhës së egzitencës së
Dashurisë janë të përjashtuara kritikat, vërejtjet si dhe debatet në mendime
apo pikëpamje; çdo gjë duket e sipërfaqëshme ngaqë nuk ka debate. Në rast se
njëra palë, duke i besuar ndershmërisht Dashurisë, merr guximin dhe i bën një
vërejtje palës tjetër dhe, nësa pala tjetër nuk e mirëpret atë vërejtje,
Dashuria ftohet, dhe shuhet po aq shpejt sikundër dhe lindi. Në këtë rast ajo
shkakton shumë dhimbje, aq më shumë sa kanë ekzistuar edhe interesa përfituese;
gjë që, në Miqësi është vështirë të ndodhi kjo, ngaqë në Miqësi udhëheq Logjika
dhe jo Ndjenja. Për këtë arsye prandaj dhe thuhet se, kur një ditë u takuan
Dashuria me Miqësinë, Dashuria i tha Miqësisë:
- Për çfarë duhet Miqësia në këtë botë, kur jam unë kaq e madhe, kaq e
shlirë, kaq e lumtur, kaq e plotë?! Dhe Miqësia iu përgjegj: - Ashtu është, moj
Dashuri, por ja që Zoti më ka caktuar që unë të çoj një Buzëqeshje atje ku ty
ke lënë Lotë. Prandaj dhe Faik Konica shkruan: “Dashuria nuk zgjidhet, ajo të
del përpara dhe urdhëron; ndërsa Miqësia zgjidhet midis shumë dashurive.
Dashuria mundohet t’u japi kuptim formave dhe nuk ka Kufi, ndërsa Miqësia çdo
gjë e ka me Masë.”
Tiranë, 30 maj 2025