loader
Loading...
LAJM I MIRE DHE I SHUMEPRITUR:

Të dashur dhe të nderuar fterjot kudo ku jeni: Nga komunikimi me drejtuesin e punimeve të  firmes “METEO shpk”  z. Klajdi Dusha, firmë e cila ka fituar tenderin për asfaltimin e rrugës Borsh- Fterrë, ditën e shtunë më datën 23 janar 2026 do të  bëhet inagurimi i fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës. Ja edhe mjeti i pare  që  shkon drejt Fterrës tone  të dashur. –Më  në  fund mbaroi pritja e gjatë e Fterrës dhe të  gjithë fterjotëve. Urojmë që punimet të shkojnë mirë e mbarë, por edhe që ato të kryhen sipas projektit dhe specifikimeve teknike të  miratuara e të pranuara nga firma fituese, që do kryej punimet në  fjalë. Për orën e inagurimit të punimeve do ju njoftojmë  përsëri. Sigurisht që me këtë  rast duhet edhe një pjesmarrje sa më e madhe nga ne fterjotët, kushtu që sipas dëshirës dhe mundësive, të shkojmë  në  Fterrë, sa më  shumë  fterjot.