Dhe në majë, e mes maja malesh ka jetë! Ndonëse e vështirë e plot sakërfica, jeta në këto vënde labe është e bukur! Këto bukuri nuk duken, nëse nuk i shkel, nuk i prek dhe nuk i shijon. Golemi I Kurveleshit, kjo kështjellë e papërsëritshme natyrore, na priti me gjithë madhështinë e saj. Njerëz të malluar, fjalë ëmbël e mikpritës si ata, e jo tjetër, (ndonëse të pakët në numër) hapën portat e zemrës dhe konakëve sipas traditës labe. Mall dhe përqafime! Përqafime dhe lotë mallëngjimi. Njohje të vjetra e të reja. Dhe ja, më në fund në destinacion! Ishte 29 Nëntor! Dhurata e parë në bujtinën e dr. Gjergji Bizhgës ishe një Flamur Kombëtar, rreth të cilit kënduam e kërcyem deri në orët e para të mēngjesit. Sa për ushqimin, s’ka koment! Shkoni ta provoni që ta besoni! Fjetja e nivelit sipëror! Rruga 1- Tiranë, Vlorë, Kuç Progonat, Golem. Rruga 2- Tiranë, Tepelenë, Votuca, Picar, Kolonjë Golem. Problematike? - Aspak! Diku pak fare! Rreshjet e Nëntorit ishin të pazakonshme. Mirëmbajtësit në krye të detyrës. Më mirë do të bëhet. Banorët kanë filluar në masë rindërtimet. Në mes maleve labe bëhet këngë e ngrihen dolli! Golëmi po rilind! Jetë të gjatë bijave dhe bijve të tij!