loader
Loading...
Një bisedë me Dhimitrin!

Z, Dhimitër, ju keni punuar gjatë në sektorin e kulturës në Tepelenë ç’farë ju ka ngelë në kujtesë në ato vite?                                                                                                           

Pas viit 1944 qyteti i Gjirokastrës ishte në rindërtim e megjithatë edhe jeta kulturore e folklorike nuk mungonte. Ajo mbështetej nga shtëpia e kulturës e qytetit me amatorë që pas punës merrnin pjesë në korin e saj, në organizimin e mbrëmjeve tematiko-dëfrimi, festivalet e këngëve e valleve popullore, takimet e orkestrave popullore, koncertet e bandës frymore të qytetit etj, Shquheshin në mënyrë  të vecantë grupet e lagjeve të  këngëve dhe valleve tradicionale popullore. Aktivitetet masive që organizoheshin në sheshin e kalasë  që mbushej me spektaktorë  të shumtë.


Foto  e vitit 1956 që  na kujton pikërisht festivalin folklorik në  rang qarku, në qytetin e Gjirokastrës,


Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Prej asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo katër vjet. Vitet `70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur. Festivali i Gjirokastrës ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit  e folklorit. Ky festival rikthehet pas tetë vitesh në Gjirokastër. Krahas vlerave kombëtare dhe artistike, festivalet folklorike në vite janë lidhur me vetë jetën e qytetit të gurtë dhe banorëve të tij, por edhe me gjithë trevat shqiptare dhe më gjerë në diasporë.                                    Po kush është Z.Dhimitër Peri?                                                                                                                                                                                                                                                                                                         Dhimitër Arisotel Peri ka lindur më, 10 Qershor 1942 në fshatin Nderan Krahina e Zagorisë në Qarkun e Gjirokastrës. Arsimin fillor e kreu në fshatin e tij të lindjes, kurse atë 7 vjecar në shkollën  “Andon Zako Çajupi” në Sheper të  Zagorisë. Në  vitin 1956 do të rregjistrohet në gjimnazin  “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Kërkesa për tu arsimuar ishte e lartë dhe do të krijoheshin klasa me 40 nxënës. Etja për arsim ishte e madhe, por dhe kërkesa e llogarisë ishte e lartë, ndaj vitin e fundit mundën ta përfundonin vetem 25 nxënës. Vëndi kishte nevojë për kuadro ndaj, pas përfundimit të arsimit mesëm  u caktova me punë në arsim në qytetin e Tepelenës. Me vonë në vitin 1965  u caktoua si drejtues muzike  në Pallatin e Kulturës “M. Matohiti”Tepelenë . Njohuritë e para për muzikën thotë se i mora në mënyrë  audidake, vetë. Arrita të zotëroj pjanon dhe firzamonikën. Puna, si drejteus i Shtëpisë së Kulturës më bëri të takoja  dhe njihja shumë  njerëz nga gjithë zonat e rrethit Tepelenë. Punova, u rrita krijova familje dhe deri në vitin 1998 kreva detyra të ndryshme deri sa dola në  pension. Puna më bëri të mbartja me vete zakone, tradita dhe histori të cilat më kanë shoqëruar gjithë jetën e sidomos mikpritja në labëri. Tani jam  zhvendosur këtu në Tiranë me gjithë familjen,por edhe pse në këtë moshë mëndja ne Tepelenë.më rri.                                                                                                                                                       Ju tani jeni në pension dhe jetoni në Tiranë, e ndiqni festivalin folklorik të këngës popullore në Gjirokastër, dhe pse kjo ndërprerje prej kaq vitesh?                                                                                                           Deri në vitin 1998 kam marrë pjesë si organizator dhe kam qënë një nga antarët e komisionit për pregatitjen e festivalit folklorik të Gjirokastrës. Festivalin e këtij viti të them të vërtetën nuk e ndoqa rregullisht (qesh…) dhe si i zënë në faj,(duket që nuk i ka pëlqyer) e rëndësishme është që  pas kësaj ndërprerje të gjatë është një ogur i mirë që u bë dhe për të mos më prishur qejfin thotë se nuk mund të shprehem në këtë moment sepse nuk dua të jap opinion të gabuar! E lëmë me kaq!                                                                                                                                                                                                                      Po tekstet si ju duken, cila është tematika dhe kujt i këndohet më shumë tani që nuk ka censurë?                                                                                                                                                                                                  Ajo që doja të thoja për hir të  vërtetës është se tabani, tematika dhe folklori po ruhen si trashëgimi nga grupet e vjetra duke injektuar edhe tek më të rinjtë. I këndohet jetës, punës, traditës, folklorit, dashurisë, plagëve të kurbetit, halleve, gëzimeve natyës gjithë bukurisë mbarë shiptare, ç’do krahine e më gjerë.                                                                                                                                                                   Sa kohë duhej për pregatitjen e festivalit dhe si angazhoheshin drejtusit e vatrave të kulturës në qarqe, nëse do të merrje pjesë ç’farë do të ndryshoje sot?                                                                                           Fetivali bëhej një herë në katër vjet dhe ne i fillonim pregatitjet që para një viti . Grumbulloheshin materialet nëpër fshatra sepse, çdo fshat ka patur vatër kulture dhe çdo qëndër kooperative apo ndërmarrje shtetërore ka patur shtëpi kulture, me nga një përgjegjës i cili merrej me aktivitetet kulturore - artistike e dëfryese.                                                                                                                                          Si përzgjidheshin këngët dhe në sa filtra kalonin, a kishte një sasi të caktuar këngësh, cili brez moshe e përfaqsonte festivalin?                                                                                                                                                Faza pregatitore e festivalit fillonte me krijimin e komisionit, ku merrnin pjesë muzikant krijus, nga  ku përzgjidheshin materialet më të mira. Pasi përzgjidheshin në bazë fshati e zone kalohej në rreth nga ku do të ngelnin materialet më të mira. Ç’do rreth kishte rreth 30 minuta program në festival. E vërteta është se edhe sot është ruajtur tradita me të tre grup moshat, fëmijë,të rinj dhe të rritur. Në përbërje të komisionit kishte edhe përfaqësues nga ministria e kulturës dhe sigurisht edhe nga partia. Komisioni pasi vlersonte ekspeditat e specialistëve të cilët inçizonin nëpër fshatra edhe thënje të folklorit të kohës kaluar të cilat reflektoheshin edhe në program. Punën më të vështirë e kishin krijuesit të cilet do te kishin guximin që krahas dirktivave të partisë të nxirrnin në pah “madhështinë e udhëheqjes”por që nëse nuk do të ishin në lartësinë e duhur mund t’ju kushtonte jo vetëm karjerën, por edhe burgun apo syrgjynosjen e familjes. E megjithatë ata gjenin mundësinë të thurnin elozhe për “jetën e lumtur” e si të rrëshkisnin në presë të  thikës të sillnin jetën reale, ti këndonin vuajtjes, sakrificave, gëzimit, dashurisë, por edhe arritjeve të kohës.                                                                                                                                    A është ruajtur trashëgimia  popullore, tradita. Sa ka ndikuar largimi i njerzëve dhe ç’farë vëndi zë mërgimi në këngët e festivalit.                                                                                                                                          Sigurisht lëvizjet demografike e kanë zbrazur vëndin, këngët e mërgimit janë në qëndër të jetës.Tabani them se ruhet ,trashëgimia po trasmentohet në breza. Më kujtohet kur isha në fshatin Dhëmblan shkuam me magnetofon për të incizuar në një shtëpi ku jetonin  dy të moshuar.(qesh)! Ato kur më panë me magnetofon i bënë me shënja njëri - tjetrit me shumë finesë.  Na pritën sipas traditës dhe i zoti i shtëpisë  fliste pak. Ai mendoi se mos ishim të deleguar të komitetit. Po unë që i njihja traditat menjeherë  hapa magnetofonin dhe vura një këngë labe. Atëhere burri që rrinte kruspull rreth oxhakut e që rrallë fliste i thirri plakës. Hajde moj na bjer ndonjë  kupë raki se do ta djegim sonte. E pyes për vallen me ferjan? Ai më tregoi se në Dhëmblan ishin dy valltarë shumë të mirë dhe  në mungesë të instrumentave muzikorë, kur dasma apo gëzimi arrinte kulmin ata thirreshin dhe pasi vendosnin një  sini mbi tavolinë fillonin të performonin  me mjeshtëri e plot delikatesë vallen me ferjan. Tradite kjo në gjithë labërinë që sot demostrohet nga grupi i Salarisë edhe pse me ndryshime të vogla, por në thelb të njëjta dhe me shumë humor.Kështu që në këtë aspekt them se tradita, tabani nuk humbasin kurrë! Lus zotin të dëgjoj sa më shumë festivale të tjerë.