Kosova ka djalërinë
U purzhyte moj Drenicë
U përflake, u shajove
Barin që sa po ka mbirë
Me gjak trimash e mbulove
U skuq ajo tokë e zjarrtë
U bë si palë flamuri
Shqiponja nga malet lartë
Shotën dhe Azemin pruri
Bota kurrë se, kishte parë
Të vritej një fis i tërë
Për një natë, me rrënjë tharë
Për një natë, një mijë gjëmë
Hape syrin moj Evropë
Hapi sytë, vështro mirë
Kosova kish e ka zot
Kosova ka djalërinë
Se për troje ngrihen ç’qenë
Viganët e historisë
Isa me Avni Rustem
Dhe Baca i Dragobisë
Vura buzën përmbi culë
U ul buza përmbi culë
Ëmbël derdhi melodinë
Çelën lulet erë shumë
Dhe ato që s’kishin mbirë
Doli hëna mbrapa malit
E plotë pesëmbëdhjetë
U ul mbi culë të djalit
Zuri të lodronte vetë
Shtyu tutje errësirën
Dhe dritën i hodhi fshatit
Shtoi kroi gurgullimën
Sikur do ti flitë çobanit
Hapi veshëza dritaren
Zërin e culës dëgjonte
Doli lehtë-lehtë në
bahçe
Dukej sikur fluturonte
Mori përpjetë monopatin
I skuqnin faqet si
shegë
Këmbë e saj, s’shkelte as barin
Si zogu fletë me fletë
Preu cula ligjërimin
Pyeti fshati: ç’pati vallë?
Një buzë si trëndafili
Mbi buzë të djalit
ranë
Fëminia
Mu kujtua fëminia
Kur ëndërroja për jetë
Ëndërr zgjohesha e flija
Po jeta s’qënka e lehtë
Rrokullime ditë për ditë
Vitet e rinisë bukur
Ndeza zemra me vështrime
Eca, supet duke tundur
Dhe brodha lule më lule
Kërkova një manushaqe
Syri, dukej se thoshe tutje
Gjiri i saj më thoshte hajde
Pa lindën fëmijët radhë
Frutë pa fund i dashurisë
U nda dashuri e parë
Pak nga pak e tek të gjithë
ikën vitet, rrodhën lumë
Po një ditë vitet
shterojnë
Për mbi varrë vetëm
dy gurë
Shok e miq, që të kujtojnë
Thyhet jeta, qelq e bukur
Dhe s’vjen prapë në
këtë botë
Këtë qelq kush e ngjiti?
Kush e ngjiti le ta
thotë...
Gruas
Harrojmë që ke shpirt
Të krahasojmë me lule
Me hënën meit
Që në prehër ulet
Harrojmë që je shpuzë
Që s’shuhej natë e ditë
Dhe në gjirin tend
Zjarr marrim të gjithë
Po se marrim hua
Për një copë herë
E kush ka një grua
Ka hapur një derë
Ka hapur një çerdhe
Që është aq e ngrohtë
Sa rrebeshe vitesh
Nuk e ftohin dot.
Harrojmë, harrojmë
Kjo është e vërteta
Por brenda kurmit
Rrënjët i ka jeta!
E vogëla
Moj e vogëla si loti
E bukur si lule je
Moj e vogël një
pëllëmbë
Moj balluke e zeza pendë
Dil moj një natë me hënë
Për fjalën që kemi
dhënë
Syri yt shaminë më dogji
E bukur si lule je
Moj e vogëla si bari
Si ta mbushi mëndjen djali
Me një tufë lule mali
Me avaze nga longari
Ç’më ngacmove
Të tre djemtë si lastarë
Të pa vënë brisk në faqe
Ti mi solle lahutar
Mbasi prenë kokën një pashe
Nëpër tinguj, nëpër
vite
Zenel Vatës i the - Hajde
Sikur dhe ti vetë ta dije
Që një lab do bënte
vargje
Ç’paska Zenel Vata vallë
Që s’ia mbyll qerpiku
synë
Derë e kullës s’do ta
mbajë
Ç’plagë vallë, i
dogji gjinë
Ç’amanet të mban mbi tokë
Trup gjakosur por të ngrohtë
Nuset pa pikuar lot
Burrat, malet ulur
kokë
Ç’ka që zemra si pushoka
Ç’ka që fjala si mbaroka
Ç’ka martina që s’filloka
Mashkulli si po
duroka
“Pa vramë Pashë Sakati
Shpirti im nuk ka me
dale
Kullat frëngjitë të
hapin
Flakën trimat na me
marr”
Logu i burrave pse
heshti
Pse u drodh e s’foli
fjalë
Mos erdhi zëri nga bjeshkët
Apo malet fjalën dhanë
Kush u ngrit ashtu në këmbë
Sy mbërthyer tek
alltia
Ç’kroje ujë u kishin dhënë
Ku qe pjekur burrëria “
Të na presë Pashë Sakati
Në sarajet prej floriri
Dritë e diellit pa dalë
Dhe do hajë Pashë Sefiri
Hem, buria-gjëmon logu
Nuse djemve na u dhamë
Trupi i Zenelit mbi
tokë
Dasmat le të ndizen
flakë”
Një natë fjetën me
nuse
Një natë me ëndrra shumë
Herë çelnin lulëkuqet
Herë bora binte mbi kullë
20 Nata pret
mëngjesin
Dita, natën shkul
Yjet njëri-tjetrin
Ndjekin nëpër gjumë
Atë mëngjes vjeshte
Rendin djemtë tanë
Fusha pjekur fiqtë
Bjeshka pjekur thanë
Ç’qenka kaq i shenjtë
Amaneti i trimit
Ç’paska kaq force
Zemra për betimin
Paskan mbledhur
zemrat
Gjithë dashurinë
Nënat lotët tharë
Presin djemtë të vijnë
Hapuni saraje
Mos u dridh, o Pashë
Tre filxhan përmbys
Gjak e kafe bashkë
Ç’më ngacmove lahutar
Në shesh te lëmi i
kalasë
Nxjerr paketën, ndez cigare
Zenel Vata zë të
flasë
Shqipëri të
ndriti nuri
Këndo, moj shqipe, kendo
Të ndrit nuri
Për të rënët ligjëro
Tek flamuri
Majë më majë fluturo
S’tu drodh syri
Se gjaku djemve kuq-o
Derdhur lumi
Shpata jote në çdo
kohë
Në dorë burri
Për liri betuar-o
Këto troje
Që kur lindin foshnjat-o
Në llogore
Mjaltë e qumësht
zemër-o
Buron gjiri
Breza trimash rrit me to
S’i floriri
Në ëndërr më vije
Në ëndërr më vije
Në prehër më rrije
Si sheleg flije
Këngë dashurie
Si flladi beharit
Si lulet e majit
Si sorkadhe mali
Zbritur bora zallit
Si hënë e pa bërë
Si mollë pa ngrënë
Si vesë sa rënë
Si shpuzë pa zënë
Në jetë të kasha
Në jetë më kishe
Unë si qiparis
Ti si dallëndyshe
Në ëndërr më vije
Në ëndërr më vjen
S’ishe fat për mua
Ishe për të tjerë
S’ishe fat për mua
Ndaj nuk dua jetë
Buza ime nxirë
Kënga ime fletë
Kush pi ujë në krua
Kush piu ujë në gurë
Që kur lindi u bë
burrë
Kishin gjunjë, por
kurrë s’u ulën
Se kish vendi halle
shumë
Se kish halle
Shqipëria
Gjakun kërkonte liria
O moj Nëna jon e mirë
Me barut na i dhe
gjinë
Dil Hanko
Doli Hanko, zonja vet
Tek shtëpia me dy kate
Vallë gjiri i Hankos ç’mbante
Tre fishek e një nagane
Foli fort tha: Portën hape
Ç’u bë pjell e beribate
Mu si maçi me mustaqe
Se i kamë nja dy inate
Erdha të lajmë hesape
Po me nusen time ç’pate
Se ishe rritur bonjake
Krisi një kobure rëndë
Qëllonte Hankua në
këmbë
Nuses shpirtin i kamë
dhënë
I dhashë djalin si ergjëndë
Se shkel dot, o qen
me këmbë
Ç’u bënë ata djem
Pse s’më thua këngë me gojë
Ç’të ka gjetur
Shqipëri
Ç’i bëre këngët e jetës
Vetëm këngë vdekje di?
Ku mi ke burrat e
parë
Ku ma ke Ali Pashan
Që osman vriste me pallë
Të dy varret dot se mbanë
Ku e ke palcën e
djemve
Ku është gjaku i
gjakut tënd
Mbetur detesh e stëreve
Dhe lotin fshirë me mëngë
Këputa një fije bari
Mu dhimbs, në dorë më mbeti
Ti Shqipe si zanë mali
Pse nise ç’të rriti djepi
Kemi diell, kemi hënë
Kemi babë, kemi nënë
Kemi majën, kemi rrënjë
Këtu të jemi të tërë
Udhët e Evropës
Mu tret syri duke
pritur
Edhe gjiri larë lot
Kjo kohë kë s’ka
goditur
Kë s’goditi, le ta thotë
S’u mbyllka qerpiku i
kombit
Shqipëria nuk ka gjumë
Nënat, tjerrin dhembshurinë
Etërit, djegin duhan shumë
Mërmërisin nëpër buzë
Emra vendesh të pa
njohur
Herë s’ua thonë emrat kurrë
Herë ua thonë të merakosur
Kush i njeh udhët e
botës
Bijtë që ikin në këmbë
Jo zyrtarët e Evropës
Ç’më del ashpër kjo këngë
Ç’ka mikja që s’flet
Një natë si gjithë netët
Shkoi mikja nuk më foli
Këput lulet
lehtë-lehtë
Sa si plasi kraharori
Po ç’i bëra unë i mjeri
Po ç’i thashë unë i ziu
Një fjali që zemra nxori
S’ja thashë unë, e tha vetiu
Mike të më dalësh
prapë
Në s’më gjetsh në
bahçen tënde
Do më gjesh në gjirin
tend
Edhe në më gjetsh në
gjumë
Zgjomë me buzë të tua
Buzën time do ta bëj gurrë
Të të them ato që dua 29
Labëri moj lezet
madhe
Sa nis dita të marrë
udhë
Dalin djemtë e tu furtunë
Leshverdhat si kushullë
Si trëndafili në buzë
Të bardhat, si borë e malit
Hedhur supit xhamadanin