loader
Loading...
HISTORIA E LANCL U SHKRUA ME GJAKE DHE POPULLI SHQIPTAR E PERJETESOI ME KENGE.

Homazh per te renet ne lufte dhe partizanet e ndare nga jeta ne kuadrin e 81 vjetorit te formimit te Br.6 S. „Hero Populli „. Historine e Br. 6 S populli shqiptar e ka perjetesuar ne kenge si : „ Për kombin, tokën e lashtë / Grusht çelik Brigada e gjashtë / në beteja, fushë dhe mal / ngriti flamurin shqiptar… Dil nëno dhe shiko jashtë / si lufton Brigada e gjashtë… Trimat tanë të Shqipërisë / sollën dritën e lirisë / në këtë tokë plumb të rëndë / me mençuri, pushkë dhe këngë“. I . „Themelet e Brigadës VI janë në katër çetat: “Çerçiz Topulli”, “Hajredin Tremishti”, “Avni Rustemi” dhe “Toto Bolena”. Me këto çeta, më 7 gusht 1943, u krijua batalioni i parë që mori emrin “Asim Zeneli”. Festa e formimit te batalionit te pare “Asim Zeneli” zhvillohet cdo vit te “Rrepet e Kardhiqit”.1) Me 26 Janar 1944, u formua Brigada e 6-të Sulmuese, ne qytetin e Historik te Permetit me perberje kuadro e partizane te sprovuar te batalioneve “Asim Zeneli”, “Baba Abaz”, “Abas Shehu”, “Naim Frashëri” dhe kompania “Thoma Lulo” e batalionit “Çamëria dhe batalioni “Zaho Koka” me nje efektiv gjithsej prej 912 luftetaresh.  Komandant i saj u emerua atdhetari i shquar Tahir Kadare, komisar Mustafa Matohiti, Zv/Komandant Jaho Gjoliku dhe Zv/Komisar Haki Toska dhe kuadro me kontribute si luftetare ne batalione dhe kompani. Rruga luftarake e Br.6 S. Hero Populli është e shkëlqyer, e suksesshme, e lavdishme dhe heroike. Përshkoi një intinerar prej 3.500 km deri ne Jugosllavi ne Vishegrad .Br6S. zhvilloi luftime dhe cliroi ne 10 prefektura, 32 krahina, çliroi 8 qytete . „Veprimet luftarake në jug të vendit, përfshinin zonat: Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Mallakastër, Patos e Skrapar. Ajo përballoi disa operacione: të “Dimrit”, “Magjinë e Pranverës”, “Nepërkën”, “Goja e Ujkut”, “Gemsbock”, “Horridol” dhe të “Qershorit”; zhvilloi mbi 89 luftime, tetë beteja, shtatë prita, katër çarje rrethimesh dhe qindra goditje të shkurtra; por luftimet më të ashpra, që ia ngritën lart e më lart autoritetin, prestigjin dhe namin e mirë te populli, te Shtabi i Përgjithshëm dhe te aleatët, përveç Përmetit, ishte beteja: në Lunxhëri, ku u ngrit kënga: Në Qesorat, mu në breg / bajonetë më bajonetë / o lufta në Lunxhëri / do ngelesh në histori.“ 2) Nje nga luftime legjendare te ashpra te memorizuar ne Historine e LANCL eshte edhe beteja e lavdishme e Qesaratit ne Lunxheri, Gjirokaster. Ne vazhdim te veprimeve luftarake Komandanti i Kompanise Rexhep Çako edhe i plagosur ne dore qellon mbi gjermanet dhe Kolonelin Gjerman, te cilin e plagose rende dhe me vone Komandanti Gjerman vdes ne rrugetimin per ne spitalin e Gjirokastres. Per kete ne librin “ Historiku i Brigades se VI Sulmuese“ shkruhet :*„Nje nga partizanet Rexhep Çako (Cakoja) mori shenje dhe qelloi . Plumbi rrembeu dy armiqe, nje ushtar qe mbeti i vrare ne vend dhe Komandantin Gjerman qe u plagos rende dhe qe vdiq po ate dite ne Gjirokaster . Ne rradhet e hitlerjaneve u krijua peshtjellim .“ 3)

Lufta ne Qesorat

Lunxhëria ,ne mugullirë

Qesorati,pa gdhirë mirë

Afër fshatit ne manastir

Te proi, në repirë

Gjermani finok, e me dredhi

Hyri, brenda në Lunxhuri

Fshati ,me partizan në gji

Shkroi faqe ,në histori

Tre pushk , një bombe ra

Grykë me grykë , sulm mbi ta

Rexhep Cako (Rexha) në këmbë qëllon

Oficerin gjerman, shënon

Para partizan sulm mbi ta

Ballë per ballë, veçse me një çetë

Dorëzuan armë dhe helmetë

Katandisur keq , për hibretë

Gjermani kapardisur mirë e mirë

Sngrihet do të, mbeti shtrirë

Sgjente vend ,ku te fshihej

Breshëria,mbi ta kositej

Kur filloka të shtjerë shqiptari

Si në luftë e punë i pari

Nuk pushon , kositet si bari

Si nga hera ,e hëngri gjermani

Nuk durojnë ,e bëjnë selam

Maliherin ,pse kot e kanë?!

Cfarë kërkoni ?more "xhan"

Këtu stë bëj dot derman

Rexhepi ,me gjerdan për mesi

Është burrë , prej Kurveleshi

Ja sheshi, ja mejdani

Gjermani e pësoi si italiani 4)

Nga historiku i brigatës se gjashtë sulmuese faqa 60 Fotografia është e vitit 1943 gjatë luftës antifashiste nacionale-çlirimtare III. Bilanci i Br.6 S. eshte shprehje konkrete historike„ heroizmi dhe lavdie „ , me shifra qe flasin shume . Br. i shkaktuar armikut mbi 3500 të vrarë, , rreth 5000 të plagosur, 1957 robër si dhe iu kapi 400 mitralozë, 100 makina e tanke e shumë teknike tjetër;si dhjetëra makina dhe autoblinda te shkaterruara , dhe i kapi mijëra pushkë e automatikë; qindra mitraloz, topa, mortaja, municione, ushqime dhe veshmbathje. Kjo brigade heroine i dha Atdheut 220 dëshmorë, prej te cileve 53 deshmore , pra rreth 24 % rane ne lufte jashtë kufijve te vendit . Nga 110 vajza partizane pjesëmarrëse në brigadë, tre “Heroina të Popullit”. Në Luftën e Dytë Botërore morën pjesë 60 vende dhe nga nazizmi gjerman u varën në litar 6 femra; 5 ishin shqiptare (Persefoni Kokëdhima, Bule Naipi, Fato Berberi, Ganimete Trebeshi dhe Sofie Noti). Komandant Jaho Gjolikut , ne lufte iu vranë dy djemtë Aliu dhe Mitati. Ai mposhti dhimbjet dhe u ngrit i pari bashkë me partizanët trima, hoqi vallen e kaçakut ne diten e çlirimit 29 nëntor 1944. Populli kete cast heroizmi e gezimi kulmor e perjetesoi ne këngen: „ Dhe shpërthen, pëlcet furtuna / vij nga Vjosa, më pret Buna / Shkodra loce del në derë / me shpirtin e saj pranverë… Dhe shkodrani, plot kulturë / mbi Rozaf’ ngriti flamurë / te sheshi, te kafe e Madhe / populli na hiqte valle / oh, sa bukur, ma ka ënda / kërcet pushka edhe kënga / brohoritet prej gëzimit / rroftë dita e çlirimit… „IV. Br.6 S. iu dha urdheri nga SHP. UNCLSH te kalonte kufirin, per ne Malin e Zi duke u angazhuar ne luftime gjate rruges Podgorice – Kolashin e ne zonen e Verushes deri ne Vishegrad. Ne Drishtan te Vishegradit ne kushte teper te veshtira moti e terreni duke luftuar u vra zv/komandanti i Batalionit “Baba Abaz” Lame Kamani. Vishegradi u çlirua në bashkëveprim me brigadat e tjera, më 14 Shkurt 1945 Në jug të qytetit ishin disa kodra të bukura të Driskos, që u përjetuan në këngë: “Në Drisko në Vishegrad / Po lufton Brigad’ e Gjashtë…ose: Vishogradi maja-maja, gjaku shkon lum’ e rrëke / pesëqind e ca gjermanë, mbetur shtrirë në xhade… dhe: Lule moj brigadë e Gjashtë / vetëtimë nëpër natë…Në Vishograd të Jugosllavisë e mbylli aktivitetin luftarak, por me fitore dhe me lavdi. Me urdhër u kthye në atdhe dhe u vendos në Korçë. Brigades i eshte akorduar titulli i larte “Hero i Popullit” Se bashku me 10 heronje.  V. Historiografia e huaj si Aleatet tone edhe pushtuesit gjermane shkruajne qarte dhe pa ekivoke Historine e LANCL. Ja si shkruhet ne literaturen ushtarake gjermane (ne fund edhe ne gjuhen gjermane) Lexikon ushtarak : “Tashmë më 24 maj 1944, një Kongres antifashist Nacionalçlirimtar me 200 përfaqësues në Përmeti kishte vendosur për themelet e shtetit të ri të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1944, forcat partizane kishin pushtuar rreth dy të tretat e territorit kombëtar, kështu që Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar arriti ta shndërronte udhëheqjen e tij në Qeverinë e parë të Përkohshme të Shqipërisë nën Enver Hoxhën në Kongresin e Beratit më 22 tetor 1944. Një vit më vonë, më 26 shtator 1945, i njëjti Komitet Antifashist Nacionalçlirimtar miratoi ligjin për Asamblenë Kushtetuese, e cila u mblodh më 10 janar 1946 pas zgjedhjeve të para të përgjithshme të periudhës së pasluftës (2 dhjetor 1945). të nesërmen për të shpallur "Republikën Popullore të Shqipërisë" .5) Në një Raport të formuluar në fund të vitit 1943, tre misionarët britanikë (Maklini, Smajli dhe Emeri) që e kishin shkelur tashmë vendin dhe vlerësuar situatën, theksohej ndër të tjera: “ LNÇ (Lufta Nacionalçlirimtare) është e vetmja forcë ushtarake me ndonjë vlerë luftarake në vend. .Asnjë nga nacionalistët që përbëjnë shumicën e Shqipërisë së Veriut, nuk duket i prirur të luftojë kundër gjermanëve. Në të vërtetë, ata bashkëpunojnë me ta”. 6) Si perfundim : Pa LANÇ, nuk do kishte liri e pavaresi , nuk do te ekzistonte Shqipëria, ajo do ishte e copëtuar edhe me tej se coptimi i vitit 1913 ," Skandali me i madh i Fuqive te Medha " deri ne zhdukjen nga harta e Europes si shtet .

 Literature: 1) Libri “Grusht Çelik Brigada e 6-të” f. 27. Sevo Tarifa,  2) „Brigada e 6-Sulmuese “Hero I Popullit” në 76-vjetorin e krijimit.,“ Gazeta Telegraf, 25 Janar, 2020 Xhevat Lluri shkruan . 3) Libri „Historiku i Brigades se VI Sulmuese“ fq. 60  4) Asim Rexha Poet popullor , fb20. April 2022 ·  5) Bereits am 24. Mai 1944 hatte ein Antifaschistischer Nationaler Befreiungskongreß mit 200 Abgeordneten in Permeti die Grundlagen der neuen Staatlichkeit Albaniens beschlossen. Im Herbst 1944 hatten Partisanenkräfte rund zwei Drittel des Staatsgebietes besetzt, so daß der Antifaschistische Nationale Befreiungsausschuß auf dem Kongreß von Berati am 22. Oktober 1944 seine Leitung in eine erste Provisorische Regierung Albaniens unter Enver Hoxha umwandeln konnte. Ein Jahr später, am 26. September 1945, beschloß der gleiche Antifaschistische Nationale Befreiungsausschuß das Gesetz über die Verfassunggebende Versammlung, die nach dem ersten allgemeinen Wahlgang der Nachkriegszeit’ (2. Dezember 1945) am 10. Januar 1946 zusammentrat, um am nachfolgenden Tage die „Volksrepublik Albanien" zu proklamieren. 6) Reginald Hibbert autor i librit “Fitorja e hidhur – Lufta Nacionalçlirimtare e Shqiperise”, fq. 200.

Dr. Kujtim Çako.        Pasardhes i OVP LANCL „NDERI I KOMBIT „