Bolena, ky fshat me popull fisnik, ku traditat më të mira i gjen në ç’do derë që troket. Ajo që e
dallon Bolenën nga shumë fshatra, është dinjiteti i tyre,i shoqëruar me
thjeshtësinë dhe mikpritjen. Bolena është një pjesë e trupit tonë.
Është e vërtetë që Bolena ka histori të lavdishme, e personalitete të
spikatura. Sot do të rrëfehemi për njerin prej tyre, për Rustem Memushin, i
cili derdhi gjakun në lulen e rinisë,
duke shkruar historinë e tij , Bolenës dhe gjithë shqipërisë. Rustemi ishte ende një djalë i ri, tepër i ri dhe bota për të cilën
kishte luftuar e tërhiqte drejt freskisë së saj. Ngado ndihej një atmosferë e
rindërtimit të vëndit. Shpesh herë e shikoje, të krijonte një rrudhë mendimi,
duke sjellë nëpër mendime atë, të ardhjes së fashistëve në vitin 1942 në
fshatin e tij të lindjes në Bolenë. Si një film me metrazh të shkurtër i vinin në mëndje, përmes atyre
kapotave gri, edhe dy tre feste të bardha që lajmëronin tradhëti. Nuk ishte
hera e parë që Bolena provonte mbi kurriz gjurmët dhe egërsinë e armikut.
Ndërkohë që kolona e ushtarëve fashistë po i afroheshin fshatit, një oficer me
fytyrë të prishur po ecte drejt gjurmëve të vdekjes. Tre katër ushtarë me në
krye oficerin, pasi arritën në qëndër të
fshatit u lëshuan drejt shtëpisë së Rustem Riza Memushajt. Rizai me nënën e Rustos, ishin mbledhur tek vatra pranë
oxhakut. Grupi i milicëve së bashku me
ushtarët dhe oficerin gjak prishur, pasi e rrethuan shtëpinë, i vunë shkelmin
portës duke bërtitur. Dorzohuni se do t’ju djegim të gjallë.! Pasi porta
nuk u hap, ata i vendosën zjarrin. Në këto kushte ata dolën jashtë. Ushtarët
i morën dhe i torturuan, por nuk mundën
të nxirnin asnjë fjalë për ç’ka ata kërkonin. Vitet kalonin dhe Rustemi po
rritej e po burrërohej. Detyra të tjera po e prisnin. Ai u caktua në veri të vëndit me detyrë për mbrojtjen e vëndit dhe
spastrimin e bandave që kishin ndezur luftën e përgjakshme të vëllavrasjeve, nën ndikimin e agjenturave të
huaja. Një ditë të zakonshme pas
mesditës, një fshatar e takon Rustemin dhe i thotë se sot kësaj ane, është parë
Ndue Barjaktari me njerzit e vetë, të sillet rrotull nëpër fshat. Atëhere
Rustemi mblodhi kompaninë dhe e ndau në dy grupe. Menjëherë lëvizën në
drejtimin, nga u kishte treguar fshatari. Dielli ishte ulur në horizont,
kodrinat e pyllëzuara të Malugut po humbisnin shkëlqimin e tyre. Rustemi ecte
në krye të kolonës. Ai i njihte mirë djemtë, që kishte me vete. Bashkë kishin
kaluar shumë kohë maleve, nëpër prita, ditën e natën, në shi e në dëborë, në tufan dhe kurrë
nuk kishte dëgjuar asnjë ankesë nga ata. Për këtë ai kishte krijuar besim dhe
kishte fituar respektin e tyre, ndaj pasi kthehej mbrapa për të pare e kontrollolluar kolonën, ai me vrap dilte
sërish në krye. Sa herë u fliste me
zjarr e me pasion për vijën e luftës, ai me durim i sqaronte, duke ju hapur
zemrën për shqipërinë që ëndërronte. Dalëngadalë errësira po binte mbi fshat. Koha ishte e
mirë. Errësira e natës dhe freskia e pyllit, sikur i ç’lodhte trimat, të cilët lëviznin me shpejtësi dhe me kujdes
drejt stofullës së “ujkut”. Në momentin
që po i afroheshin vëndit ku mendohej se ishin fshehur diversantët, Rustemi e
ndau çetën në grupe nga 4-5 vetë. Caktuan detyrt dhe drejtimet nga do të lëviznin dhe lanë vëndin e takimit. Menjëherë u zhdukën në errësirën e natës. Rustemi me Arifin, dhe dy
shokë të
tjerë, filluan të përparonin në thellësi të pyllit, në drejtim
të vëndit ku do të zinin pritën. Armën e
mbanin në dorë pa hequr gishtin nga këmbëza e dyfekut për ç’do të papritur.
Degët e pemëve fëshfërinin dhe aty ku hidhnin këmbët shkarpat e thata bënin
një zhurmë shushuritëse dhe përcillej
në formën e një jehonë
të zgjatur. Ndërkohë në
krahun tjetër, krisi pushka. Do të
kenë rënë në
pritë shokët; - ja priti Rustemi.
Me shpejtësi ata u nisën në drejtim
të zhurmës së krismave, por sa më shumë
afroheshin, aq më pak krisma
dëgjoheshin deri sa pushuan fare. Në të aguar ata u takuan me njërin prej
njësiteve, të cilët kishin me vete edhe
një të
plagosur. Rustemi s’u besonte syve. Para tij, ndodhej i plagosur i
katandisur si mos më keq, Ndue
Barjaktari. Ai kishte marrë një plumb në
shpatull. Fytyra e tij e stërmunduar nga mundimi dhe vështirësitë e jetës kishte marrë një
pamje të tmerruar. Fol ku janë
të tjerët; - ju drejtua Rustemi? Por ai bëri një shenjë
me dorë se nuk do të tregonte.
Të tërë njësoj janë këta të
mallkuar - tha Rustemi. Edhe pse janë
të zhyer, prapë mbahen si
kapadainj. Këtyre më shumë u dhimbset lekura se ideali. E ç’farë ideali kanë
këta të shitur, që luftojnë e masakrojnë popullin e vetë. Nëse nuk do të
tregosh hakmarrja e popullit do të bjerë mbi ty pa mëshirë, i tha Rustemi dhe
bëri shenjë që ta shoqëronin. Ndërkohë, Nduja duke gulçuar - i thotë: - Aty janë, 30 vetë nën komandën e Kolë Balmit.
Ku? - i tha Rustemi . Aty në pyllin e Malugut, në thellësi të pyllit. Po atë fshatarin dje, kush e vrau.!
Atë e vrau njëri nga njerzit e mi. E vrau për të krijuar panik! Rustemi
urdhëroi dy trima, ta shoqëronin të plagosurin dhe forcat e tjera për të kapur pjestarët e tjerë të bandës. Dielli
ishte ngjitur lartë dhe tek - tuk ndonjë
reze depërtonte në degët e pemëve. Rustemi kishte zënë pritë në një
lëndinë të vogël i mbështetur pas një trungu peme. Kishte ardhur mbasditja kur
krisi pushka. Pas ndonjë ore u dëgjua zhurmë para pozicioneve ku ishte Rustemi.
Ndal! Duart lart, thirri ai, por
banditët u pozicionuan dhe filluan të shtinin me pushkë. Drejt kaçubes që qëndronte
Rustemi, vërshuan breshëri plumbash. Pema ku ai ishte mbështetur u bë shoshë.
Nga ana tjetër u dëgjua pushka e Arifit, që
e shtriu një bandit në tokë. Një plumb e plagosi Arifin, por ai nuk
ndalej. Megjithëse i plagosur ai vazhdonte të qëllonte. Tre banditë po qëllonin
ndaj Rustemit, por njëri prej tyre u rrëzua nga plumbat e Rustemit, ndërsa dy
të tjerët shtinë mbi Rustemin . Oh, bërtiti ai dhe fytyra e tij ra mbi degët e
pemëve që i qëndronin si kurorë mbi kokë. Sytë ju errësuan pas asaj flakërime,
që e përshkoi në gjoks. Shokët e gjetën Rustemin të shtrirë në lëndinë
dhe mbi të nuk kishte më
shenja jete. Një njollë gjaku i
ishte mbledhur mbi gjoks. Fytyra e tij shprehte një urrejtje të
madhe dhe dukej se thoshte: - Vazhdoni shokë, përpara në rrugën e nisur deri në çfarosjen e plotë të këtyre bandave. Rroftë Shqipëria! Rustemi
ra më, 31.08.1945 në Lezhë me repartet e
ndjekjes. Ai ngeli si pishtar në panteonin e lirisë për të mos vdekur kurrë.
Sot, Ai Dëshmor i Atdheut! Respekt e nderim të veçantë, për Dëshmorët e Bolenës
dhe të gjithë shqipërisë. Sa herë që shkruaj për Bolenën, për këtë vënd magjik,
më kthehet ajo ndjesia që s’e gjen askund tjetër, ndjesia se ishe në vëndin e
duhur, me njerëzit e duhur, në një kohë që tani jetojnë, vetëm në kujtim.