loader
Loading...

KJO NIVICA ME KALA.


TENO LONA 

Nga kurbeti vjen nje këngë

Pyeta ku do të qëndrojë,

Një i fterjot e ka bërë

Në Kurvelesh malet me borë.

Po cili do ta këndojë

Të mburren vargjet e mia

Bilbili me mjaltë në gojë

Niviciotët nga Laberia.

Kjo Nivica me kalanë

Emrin mbreti ja ka dhënë,

Mbreteritë me emra janë

Nivica ka mbet për këngë.

Po djemt e Fterrës ç’u bënë,

Apo i ka lodhur kënga

Taip Lona që kish qënë

Ku thyhesh skenat nga këmba.

Zëri yt kaloftë tutje

Ta dëgjojnë ata matanë

Kujtuan se shkuan nuse 

Po gavetat e grekut lajnë.

Ikët ju ikët përtej

Ikët ju, po nuk iku kënga

Ajo ka mbetur këtej

Vjen vërdallë e s'futet brënda.

Djemtë dhe vajzat që  qenë

Ato buzë i puthi kënga

Ҫ'të themë  për Hasan Mehmenë

U "burgos: e mbeti brënda.

O Kurveleshi me derte

Të  rënin e ngre të  gjallë

Shqipja me shtatë  lezete

Vjen e ulet mbi kërrabë.

O’ Kurveleshi me halle

Zëri yt, ku s'u dëgjua

Historinë e ke të madhe

Të lartë sa malet e tua.

Këndoje o Nivicjot

Se mua më ngre më lartë,

Të  uron një  i Fterjot

Nga mosha 86-të .

Fterrë, janar  2026

 Kushtuar Poetit të madh Agim Shehut .


Aleksandra Arshiaj

Dritërove në vargje, udha t’u bë dritë ,

Agim Shehu ynë, ç"të thanët perënditë .

Ç’të thanë perënditë,  kur erdhe në  jetë ?!

Në të tuat vepra,  mjeshtêr i vërtetë.

A mos vallë të zgjodhën, ato rrugën vetë ,

Të ndrije si yll, mbi të tuat troje ,

Djali i Progonatit, ngjitet mbi rrufetë ,

Si bleta mjaltin, mbushe nëpër hoje .

Poezinë e artë, ngrije mbi tallazê ,

Dhe deti me dallgë, s’eç e shtyje tutje ,

Nuk heshti pena jote, se kishte avaze ,

O bëje s’iç dije, o’ s’kish kohë për lutje .

Por poeti ynë, i lindur për dritë ,

E s’fidonte kohën, stolisej nëpër perla ,

Ku shkelte poeti, nuk kthehej dy herë

Vargjet e arta, u bënë  kryevepra .

Ti erdhe në Vranisht, në  kohë të trazuar ,

Muza jote derdhej, aty mbi Shushicë,

Melhemin e kishe, në  vargjet e tua ,

Aty doje lumen, doje edhe miqtë.

Profesor Bardhoshi, ta dinte merakun,

Merak Labërie, ky merak i vjetër ,

Në sofrën e këngës, aty në Vranisht .

U ktheve njëherë,  të shihje miqtë e vjetër.

Në një krah Muameti, të rrinte pranë,

Në  tjetrin Avniu, dëgjonte i qetë ,

Aty me raki, në rrëzë të oxhakut .

Kënga dhe vargjet, u kishin lezetë.

Isha shumë e vogël, gotën e pashë  bosh ,

Babin e kujtova, hidhi raki xhaxhit,

Ishte sofër Labe, ishin miq për kokë ,

Kënga dhe rakia, mbanin gjallë  oxhakun.

Ç’thatë  atë  natë, si në  gjuhë  profetësh,

Me shkronjat shqipe, folët nëpër këngë,

Hallin hodhet tutje, në  kuvënd poetësh,

Dhe unë  pata fatin, në  sofrën e rëndë.


VDIQ LAZE NDREU



Veli Hodaj

Buzëqeshja i ngriu në buzē,

Në gjoks dhimbje ndjeu..

Vdiq në një qytet në Jug,

Fatkeqi, Laze Ndreu.

Vdiq njeriu i panjeri,

Që na gajaste gazit

Dhe ne, të gjithë si me magji,

I shkonim pas avazit.

Vdiq ai, që mendjen vriste,

Se ku fshihej shejtani

Dhe natë e ditë na prralliste,

Si të ishte vetë  Ajshtani...

Gjithë kjo jetë, jetë koti,

Thoshte, e mbushte defterët,

Ai ishte Don Kishoti,

Sanço Pançot ne të tjerët...

Shante Marksin me gjithë mjekërr,

Për të, Lenini ishte kot,

Ne, si hileqar të vjetër,

Qeshnim, nga që s'qanim dot.

Iku Lazja dhe më s'vjen,

Shpirti te fyelli i mbeti,

Nëse qyteti s'e ndjen,

Paska vdekur vetë  qyteti.

Ulni grilat tregtarë,

Me oreks makuti,

I vdiq qytetit hokatari

Këtë ditë të ftohtë shkurti.

Mbyllni zyrat, ju zyrtarë,

Me vështrim idioti,

I vdiq qytetit ëndërrtari,

Si Spanjës Don Kishoti.

Fryn erë e ftohtë në qytet,

Dëbora rrotull blanja- blanja,

T'i ngrejmë Lazes monument,

Siç i ngriti birit Spanja...

Pak heshtje në shtëpi e rrugë

Te varri një dorë dheu.

Vdiq në një qytet në Jug,

Fahkeqi, Laza Ndreu...!