Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojet tona shqiptare. Në këtë ditë, ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tanë të parë, që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun. Na mësuan poezitë e bukura të autorve tanë të mrekullushëm, që ç’do fjalë e varg i tyre, të mbetet e të ngulitet thellë në mëndjet tona. Me aq dashuri e respekt, janë sjellur me ne për të na mësuar, e kritikuar me atë metodën dashamirëse, kur ne bënim gabime. Le t'ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mësuesve tanë. Mësuesit shqiptarë në ç’do kohë, e në ç’do krahinë, kanë qënë, jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emacipuar, agjitaorë të shqiptarizmës dhe idealistë, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme. Ҫ’do njeri nga ne, ka të gdhëndur në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirenjohje. Pra ç’do njeri pavarësisht se ç’farë detyre ka sot, qoftë ky ministër apo politkan biznesmen apo puntor, ka qënë dikur nxënës, ka patur përballë mësuesin, apo mësuesen, që s'kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogëlushet me dije, me kulturë dhe edukatë. Jeta ka baticat dhe zbaticat e veta. Le të ndalemi pak tek njëri prej mësuesve të parë e të arsimuar në vitet e para të pas luftës, atë të mësimdhënësit Petref Shehu. Dallgët e jetës e përplasën sa andej këtej, por ai, ja doli. I madhi Konica shkruan:” Ai popull që nuk njeh të shkuarën e tij mbetet fëmijë pa mend”. E sigurt që ky citat nuk identifikon tematikën për të cilën dua të flas e për lexuesit që dua t’ju drejtohem sepse jam i bindur që gjithmonë fjala arsim për zonën time të zemrës, do të thotë veprimtari e një elite të bashkuar, popullatë e mësues për t’u bërë pjesë e një komuniteti vleror, si Krahina e Kurveleshit. Hapja e shkollës së parë në Nivicë të Kurveleshit, në vitin 1909 nga atdhetari Shuko Dalipi, mbetet një shembull i gjallë i patriotizmit të kësaj zone. Sundimi turk, nuk lejonte të hapeshin shkolla shqipe. Shkolla të fshehta u hapën në vazhdim. Në këtë shkollë arsimi fillor u bë i detyruar. Në shtatorin e vitit 1946 u hap Shkolla Unike (7-vjeçare) me 12 nxënës. Janë të shumta fjalët që dua të shkruaj për këtë plejadë mësuesish. Por le të kthehemi tek Petref Shehu.
Ai ka lindur në Nivicë në vitin 1929. Rrjedh nga një familje e mirënjohur e fisit Shehu. Fillimisht ka ndjekur shkollën fillore (plotore) në Nivicë, të cilën e kreu me sukses, duke u shquar për rezultate të larta në mësime dhe për sjellje të lartë shëmbullore në shkollë e jashtë saj. Petrefi mori pjesë në ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë - Elbasan dhe gjatë kësaj kohe ai, fitoi të drejtën për të ndjekur një kurs për mësimdhënje në shkollën Normale në Elbasan, ku vazhdoi mësimet rregullisht. Pas kësaj ai do të caktohej në detyrën e mësimdhënsit në rrethin e Tepelenës në fshatrat Luftinjë, Progonat dhe së fundmi në vitin 1945 në vëndlindjen e tij, në Nivicë. Në vitin 1945 në shkollën e Nivicës, mësuesit kanë qënë Petref Shehu dhe Afëz Skëndi, të cilët u zvëndësuan nga Sabri Myftari dhe Milto Beileri. Petrefi rrezatonte mirësi dhe ishte një shëmbull i shoqërisë dhe familjes. Fliste pak por,.. godiste. I kishte lezet fjala. Koha e tij në mësimdhënje zgjati pak, por duhet të theksojmë se periudha që ai shërbeu ishte e vështirë, ndaj dhe la gjurmë. Zhvillimet demografike dhe rrjedha e jetës e gjeti atë në Fier. Nuk do të ishte e largët dita kur ai do të “dëbohej” për në fshatin e tij të lindjes. Ishte ditë gushti dhe në fshat po zhvillohej një dasëm. Katër mjete morën rrugën nga Fieri drejt Dilanit dhe zbritën në Nivicë, ku së bashku me ta vinte edhe pesha e fajit, që nuk e kishin kryer kurrë.! U sollën të gjithë si vëllezër dhe u lanë në mes të fshatit. Ata, në gjithë këtë narrativë nuk u ndien të vetëm. U siguruan nga të afërmit dhe bashkëfshatarët për të vazhduar jetën normalisht, deri sa një ditë, do të largoheshin sërish. Vetë Petrefi nuk e ndërmori më këtë hap. Ai së bashku me Salon, bijë nga Abazajt e Progonatit, krijuan familjen e tyre dhe sollën në jetë dy djem dhe tre vajza, të cilët u rritën, u shkolluan u edukuan dhe punojnë në fusha të ndryshme të jetës, brënda dhe jashtë kufijve të shqipërisë. Ata cilësohen si një çift dhe njerëz të mrekullueshëm të punës, e të fjalës, prindër të devotshëm. Kujtime të bukura për atë familje, kulturë, mikpritje, bujari. Familje e kompletuar në të gjitha drejtimet. Respekte për këtë familje të cilën e kujtojmë sot, këtë familje të thjeshtë të shumëvuajtur, por vitale!. Ashtu si’ç e ka thënë vetë Zoti, më të vështirën i’a ruan njerëzve të zgjedhur!
Hyrë Veshaj, Labja që rrezatonte, vetëm dashuri dhe mirësi
Një ditë e veçantë sot, 8 Marsi! Një
ditë me një histori të rrallë. Është një temë më vete, që të flasim
për gratë, nënat. Sot po komunikojmë me Hyra Veip (Malaj) Veshi.. Emocion.., më
humbën fjalët. S’ditkam të bëj urim më të mirë sot, për nënat heroina, të
pagjuma, plot mirësi dhe bujari. Nënat që sakrifikojnë ç’do gjë për fëmijët e
tyre. Dashuria për to duhet promovuar! Njeriu ka virtyte, të cilat kurrë nuk do
t’i kuptoni ju. Nëna është fjala më magjike, më e bukur, më e gjetura më
shpresëdhënese. Ajo është jo vetëm gjysma e botës, por dhe drita e botës!”.E
tillë ishte edhe Hyra! Ja shikojeni në
portretin e saj. E ëmbël, buzëqeshur, shpirti i saj, që rrezaton dashuri e
mirësi, me sytë e ngulitura tutje, atje thellë,në stogun e përvuajtur. Shumë nëna vajtojnë. Situata e keqe po na
pengon, pooo… për nënat duhet të dalim mbi veten. Nënat duhen respektuar
ç’do ditë. Ato meritojnë shumë, pasi bëjnë punë heroike në heshtje. Gjithçka që
bën një nënë nuk ka të krahasuar me asnjë vepër në jetë. Nëna të qëndron pranë
dhe të mëson të jesh njeri. Do të dëshiroja që portretet për gratë të gjenin më
shumë vënd në shtypin e ditës. Ato janë shumë në Shqipëri dhe në botë. Po kush
është Hyra Veip (Malaj) Veshi, kjo bijë niviciote, që gjithë jetën j’u
përkushtua familjes dhe rritjes së fëmijëve. Tek merr rrugën për në Stok,
vëndin ku ishte shtëpia, që Hyra kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, në
atë rrugë plot gropa dhe baltë, ku ajri
të freskon dhe aroma e luleve kundërmon. Qëndrova përballë kodrinave me dushqe !
Kopështi heshti. Ishte një heshtje që nuk largonte, por afronte. Një heshtje që
i ngjante pranisë. Pemët, trëndafilat, ajri, gjithçka heshte.! Përballë rrënojave të shtëpisë, me ç’faqen parasysh kujtime të largëta. Befas, një erë e
lehtë kaloi mes trëndafilave. Petalet u drodhën si duar të padukshme, e mu mbështollën rreth qafës. U ula në gjunjë
pranë tokës, që ajo e kishte punuar me durim e këngë, dhe meditoj sërish, me një dhimbje të butë: Ngjyra, që la
pas kur u largua nga vatani. Njerëzia iknin. Kërkonin vënde më të mira jetese.
Dhe me ikjen e tyre, vëndi shkretohej. Dhe çfarë mbetet pastaj? Një shkreti, që
të mbyt.! Sytë e saj mbusheshin me lot,
teksa tregonte historinë. Sa nënë e mirë ishe, sa grua e dashur dhe krenare, sa
njeri i ndjeshëm dhe i fortë. Dhe unë të kujtoj, gjithnjë të kujtoj, e të
ringjall nëpër biseda me miq e të njohur dhe ndihem thellësisht krenar, që
kushdo të ka njohur, sa herë flet për ty, goja i nxjerr veç mjalt dhe mall. Me
urtësinë tënde, dite të bëheshe jehonë.! Gjithmonë kemi folur e dëgjuar për gra
që kanë një aktivitet disi të zgjeruar e të dëgjuar. Por sot do të sjellim në
vëmëndje, pikërisht atë, laben krenare, Hyrën, që me plot vuajtje dhe vullnet
pa drita e me uje pusi, sakrifikoi dhe diti ta përballojë jetën më së miri. Ajo lindi më, 1917, në
Nivicë të Kurveleshit. E lidhi jetën me Bardho Sulo Veshin, një njeri babaxhan,
burrë i leshtë, fjalë dhënë, e shumë i zoti,
puntor i pa lodhur. Sa herë e kishim parë atyre buzave të Drimoit, duke
kullotur tufën e dhive, e duke mbledhur dafinë, këtë bimë medicinale kaq të
vyer, që zoti ja kishte dhënë me shumicë, atij vëndi. Aty në vilajetin e tij në
Stok, së bashku me Hyrën jetuan e punuan së bashku. Edhe pse aty, vështirësitë
e jetës ishin të mëdha, ata sërish mbijetuan, dhe sollën në jetë, 11 fëmijë, të
cilët u rritën dhe punuan në fusha të
ndryshme të jetës. Hyra e meritoi plotësisht titullin “Nënë Heroinë” i cili u
jepej të gjitha grave që lindnin e rritnin shumë fëmijë. E të tilla gra në Kurvelesh kishte plot. Nuk e di nëse sot, me këto kushte
komode, pse nuk po vijnë në jetë kaq fëmijë. A mos vallë atëhere, nuk
kishte planifikim familjar si sot.? Dikur nuk na paska egzistuar! Po ne nuk
jetojmë në kontinetin e Kinës, aty nuk
të lejohet të bësh më shumë se një
fëmijë, për shkak të mbi popullimit. Ndërsa tek ne po ndodh e kundërta! Ne jo vetëm që po shpopullohemi, por edhe fëmijë
na vijnë më pak në jetë!
Nga Neki Ҫako