loader
Loading...
ATJE KU PUQET ARKITEKTURA ME NATYREN.  SOT NE DITEN E VERES TEK LOKALI BESNIK ZENELIT HORE, VRANISHT, VLORE

Shumë rrebeshe shkelën dhe shkretuan truallin iliro-arbëror. Qyteti me emrin Horrea mendojmë se është Hora e Vranishtit. Emri Hora është shkurtimi i emrit Horea që ka kuptimin: qendër e banuar, fshat, qytet. Horea ka si rrënjë fjalën orea pellazge që ka kuptimin “vënd i bukur, i mahnitshëm, i mrekullueshëm, me klimë të shëndetshme”. Toponimi qyteti i Horës rron prej më shumë se 20 shekujsh. 5-6 km në perëndim të Horës, pranë kalasë së Ceries, gjenden edhe sot gjurmë të këmbëve të urës së Bogdanit, që lidhte Horën me qytetet Amantia, Olimpi, Kaninën dhe Aulonën antike etj. Këmbët e saj me blloqe gurësh të gdhendur me përmasa 3x3 m. Mbi këmbët prej guri hidheshin trupa drurësh ku kalonin njerëzit e karvanët. Kjo urë është prishur bashkë me Horën. Si një argument i pakundërshtueshëm rron toponimi: Vau i Palit ku u hodh ushtria romake e komanduar nga Paulus Emilus kur shkatërroi Horën. Ky qytet  ka pasur një shtrirje të gjerë në dy lagje kryesore: Në Liqerin e Horës dhe Sheshin e Mesit. Trojet e këtij qyteti antik dhe mesjetar janë prishur nga viti 1945-1947, ku me këta gurë u shtrua xhadja nga Bramyshnja e Tërbaçit në Kuç. Një parcelë prej 6-7 hektarë edhe sot e ka emrin “Varre”, pra një qytet me një varrezë të konsiderueshme kuptohet që ka qenë një qendër e rëndësishme. Në Horë ka një kala. Historianët e shpjegojnë mesjetare, por mjaft nga fshatarët tregojnë se kur janë hapur themelet e koçekëve të kooperativës janë ndeshur me gurë të mëdhenj, gjë që tregon se kjo kala mesjetare është ngritur mbi themele dhe gjurmë shumë të lashta pellazgo - ilire. Hora në fushë dhe Guri i Qytetit në mal, janë një simbiozë historike madhështore. Në Malin e Lipës në lartësinë afro 700 metra mbi nivelin e detit gjendet një gur i madh gjigant, konglomerat gëlqerorësh, që ngrihet mbi klishe të forta. Prej shekujsh është quajtur Guri i Qytetit. Përcaktori “i bardhë” nuk përdorej në kuptimin e ngjyrës, por me diçka më madhështore, më sublime. I bardhë ka kuptimin: i bekuar, i shenjtë, engjëllor, historik, shpëtimtar, stoik, liridashës. Gjithë këto epitete përcaktojnë vlerat e vërteta historike të një kalaje natyrore, të një vendbanimi shumë interesant, të fortifikuar, të sigurt e të pashembullt. Hora dhe Guri i Qytetit kanë qenë një simbiozë historike shumë e hershme, nga antikiteti deri në mesjetë, janë shpartalluar dhe rindërtuar kushedi sa herë. Rreth Gurit të Qytetit, sidomos nga ana veri-perëndimore, ka ledhe me gurë qikllopikë ku janë ngritur shtëpi, ku kanë banuar njerëz. Aq shumë ka hyrë në zemrën e vranishtiotëve, Guri i Qytetit sa të moshuarit betoheshin dhe betohen edhe sot: Për atë gur! Njësoj si beja: Për atë diell! Hora eshte qyteti i mrekullisë së saj, gurit, drurit, malit, qiellit, diellit dhe natyrën e kishin të shenjtë. Hora shpesh quhej, vendi i Gurit me Qiell ose “Sofra e Zotit”. Aq të lidhur kanë qënë banoret e Horës me natyrën, bujqësinë, blektorinë, dhe pemtarinë, sa nëpër gojdhëna vjen si në shenjë kujtimi edhe historia e Shegës së Horës nga  një plakë e vjetër, e cila kishte pështjellë një rrënjë shege të vogël në futën e saj, të cilën e kishte mbjellë dhe shumëzuar dhe sot quhet Shega e Horës. E gjitha kjo që përmënda më lartë është shumë pak për të treguar, për këtë fshat me histori. Por në këtë shkrim dua të sjell e promovoj punën e bërë nga një bujtinë, lokal që rastësisht drekova me disa miq në ditën e shënuar të verës 2026! Ai njihet si Lokali i Besnikut!  Restorant “Te Guri”! Për të arritur deri tek ky investim, i janë dashur pesëmbëdhjetë vjet, por gjithçka e ka ngritur, siç thotë vetë, “me thonj, me sakrificë”së  bashku me bashkshorten e tij Mirjana. Horë Vranisht.! Ishte data 4 Gusht e vitit 2011, dita kur do të niste punë Lokali familjar i Bsnik Zenelit. Ka kaluar disa vjet që kur ky  emigrant i kthyer pas disa vitesh pune në Greqi, në fshatin Horë Vranisht, tregon për ecurine e lokalit te tij te cilin e ka ngritur me mund e shpirt për ti shërbyer komunitetit dhe për të siguruar të ardhurat me të cilin mban familjen e tij. Ky është Besnik Zeneli, emigrant, babai i tre fëmijëve të rritur, që çdo mëngjes aty buzë rrugës kombëtare, midis fshatrave Kallarat e Terbaç, shërben në lokalin e tij nga mëngjezi deri  sa largohet në mbrëmje me frytet e punës. Për të, tregëtia është gjithçka, ndërsa klientët janë primarë. Sipas tij, klientët më të preferuar janë pushuesit, të cilët vijnë për detin dhe për prodhimet bio të jugut. Besniku thekson se bujqësia në jug të vendit ka marrë një hov të madh në dobi të turizmit bregdetar. “Lumi i Vlorës  ofron gjithçka. Këtë e kemi kuptuar vite më parë, por kishim ngecur për shkak të përvojës. Falë zotit unë jam këtu, ç’do verë prej pesë vjetësh”, dita kur u hap rruga me asfalt tregon Besniku. Duket se Besniku nuk ka ndërmend të tërhiqet më. Me këtë tregti të sukseshme ai është në gjendje të përballojë lehtësisht jetesën, mjafton vendosmëria për të vazhduar më tej. Besniku  tregon se produktet blektorale e  bujqësore bio që prodhohen në këtë luginë, bëjnë të mundur edhe krijimin e një klientele stabile, përvec atyre që janë të rastësishëm,  favor ky i krijuar nga Godina e skalitur me mur guri si një kështjellë e vërtetë, ndërtuar nga vetë dora e Besnikut, bashkëshortes dhe tre  fëmijeve të tij. Një godinë e cila ngjan atyre të ndërtuara në kohën kur Hora ishte një qytezë. Që në mesjetën e hershme, e për ta ringjallur sërish sot. Këtu prodhimet bujqësore e blektorale janë bio. “Vetëm mishi i kecit i pjekur në  hell, nuk do të  kishte kuptim pa shëllirën e kaçupit djathin e dhisë, që  kullotën e tyre ja ka dhënë  vetë natyra me shumicë, këtij vëndi, pa përmëndur këtu prodhimet e tjera si, nën produktet e qumështit dhe ato bujqësore, apo erëzat që  kundërmojnë  aromë të mbledhura në  malet e Bogonices e Gjeshnikoshit. Djali tij, Albioni shpjegon se Hora dhe vetë lugina e lumit të  Vlorës i shtrirë në  dy anët e lumit shushica  kanë një reliev të larmishëm, hidrografi të pasur, si dhe kushte të favorshme klimaterike. “Fshatrat e kësaj zone ruajnë disa tipare të dallueshëm nga vendbanimet e tjera, që përmbajnë mjaft potenciale natyrore, historike e kulturore me vlera për zhvillimin e turizmit rural”, thotë Albioni. “Turizmi rural është një formë e kohëve të fundit, i cili po merr zhvillim dhe një karakter më të organizuar”, thotë ai. Turizmi rural është vënd i përkryer për qetësi, shlodhje dhe aventurë. Sipas tij, për zhvillimin e turizmit ka rëndësi plotësimi i kërkesave turistike, ku vizitori vendas apo i huaj, manifeston preferenca për të provuar diçka ndryshe. “Kjo zonë përbën një ofertë të pasur për kombinimin e turizmit rural për të  vazhduar drejt pushimeve në bregdet, shprehet Albioni. “Njësitë vendore duhet të përpilojnë një strategji të qartë për të promovuar vlerat e turizmit rural. Kjo do të inkurajojë ide dhe iniciativa të reja për rritjen dhe zhvillimin në sektorin e bujqësisë”, po edhe tek disa kushteve shume elementare si’ç  është  njohja e pronësisë dhe ipotekimi, e paisja dhe leje për ta zhvilluar më  tej këtë  biznes të ngritur me thoj nga Besniku me familjen e tij. Për të, fakt është që vitet e fundit janë hedhur hapat e para për zhvillimin në dobi të turizmit. Ç’do pushues vëndas apo i huaj që udhëton drejt bregdetit jugor drejt  Sarandës apo fshatrave të  Kurveleshit, padiskutim do të ndalojë për të drekuar në  këtë lokal buzë rruge, apo thjesht të konsumojë  një kafe, për ta përdorur si një stacion për t’u shlodhur e relaksuar, për të  shijuar bukuritë natyrore, pastërtinë dhe vetë  bukurinë e lokalit të skalitur me mjeshtëri me mur guri. Për tu njohur me historinë dhe traditat e zonës, por edhe për të shijuar prodhimet e mishit të  kecit, si specialitet esksluziv i këtij lokali. Eshtë e vështirë, se kush ndalon e provon një herë, zor se do të largohet nga ky lokal, jovetëm prej ushqimeve bio, por edhe për shërbimin e shpejt e profesional të stafit në  këtë lokal. Aty, gjatë muajve të verës punësohen rreth 15 punonjës, dhe më i riu është  Ageleo, ndërsa në dimër numuri i tyre përgjysmohet, prandaj po punojmë  fortë, që  ky aktivitet të rritet. Krahas këtyre  produkteve blektorale e  bujqësore, të freskëta dhe shumë të shijshme”,si dhe natyrës piktoreske, ne mundohemi të servirim edhe shërbimin, pastërtinë, kulturën historinë dhe traditën