Shkel Pranvera
Shkel pranvera lehtë, mbi livadhe
Ç'e bleroi mendimin tim!
Të kërkoj mimozë e çelur
Kjo pranverë nuk paska çmim....!!!
Një burim në rrëzë mali
Shtoi rrjedhën edhe pak
Një fill bari kur u rrit...?!
Manushaqet, zënë në çark!
Shkel pranvera mbi çati
Fllad mëngjesi ngrihet lart
Gulshon gjaku nëpër vena
Ja dhe ti që vjen pas pak...!
Lehtë mbi brengat e shpirtit tim
Çmë sajdisi kjo pranverë
Në Golgotë, si Davidi
Aty jam dhe këtë herë....
Pastaj, stinës nisem prapë
Një bajame tej ka çelë
Nga shtegtimi, vijnë ca zogj,
Ndoshta, një letër ma kanë sjellë...
Erë e gjethit si një vals
Prej Vivaldit këtë radhë
Më zgjon kujtimet në fundmars
Për ca brenga që s'u thanë...
Shkel pranvera edhe tek varret
Përmbi pllaka një puhizë
Diç i thot dhe nënës time
Tek vështron nga një kornizë....
Shkel pranvera gjithandej
Dhe ca derte çi shtyn tutje
Ca bilbila këngën e zunë
Se pranvera ka dhe huqe....
KY MARS (Kushtim për Nënën
...)
Edhe
këtë 8 mars,ti
Prapë
nuk erdhe, o nënë
Ke
vite, që s'e ndjek më kalendarin
Dhe
unë,e marr detin me këmbë...
Edhe
pse nuk të shoh askund
Urimin
e dërgoj njësoj,si më parë
Ca
lutje i them shpesh, me vete
Se
di,të dalë ku të dalë...
Ti,je
në simbolikën e kësaj dite
Në
hapat e mi më të menduara...
Në
përmasën gjeografike të botës.....
Në
fjalën dhe mallin tim,një dhimbje e tërë..
Ky
mars erdhi krejt befas...
Po
Ty, ku të gjeti nënë...?!
E
di,të shtoi një thinjë..
Por
e di....se, oh!....
Ti
s'je më në këmbë...
I
përcjelll ditët si era,
Që
gjethet i shtyn larg,
Edhe
këtë mars
E
numërova... te ''X'' në varg...
Nënë,mal
i halleve të rënda,
pylli
im djegur nga malli
Ti
je lumi që shton dalllgën
Ti,je
zjarri, je dhe stërralli...
Ti
je iso që ndez këngën,
Je:
dhe flaka e kandilit...
Ti
je:- manushaqja ' e çelur...
Ti,je
:-era që sjell prillin...
Ti
je gjethi, je blerimi
Ti
je dallga që hidhet lartë
Ti
je gërmat që mësova
Dashuri
e dhimbje e pa matë....
Ti.,je
udha e ndriçuar
Ti,
je dora që më mban fort
Ti,
je Dielli që hyn në shpirt
Forcë
graviteti në këtë botë...
Ti
je magjia e jetës
Ti,je
idhull i çdo biri....
Ti,je
lutja që çon në këmbë
Ti
je drita që ndez syri...!
SHËN VALENTIN
Ja edhe sonte ndjek ritualin
Në borxhe zhytur dashurisë
Nuk pres që lule të më sjellin
Që ritualin thjesht ta mbyll
Ç’do ditë lule kam mbledhur pyllit
Ҫ’do ditë një puthje të kam dërguar
Ti as një shenjë, veç ke heshtur
A thua për ty, un skam
jetuar
Ti mirë e di se zemra ime
Eshtë një ditar i përkushtuar
Nëse ndodh që të mos kthehem
Lamtumir, se paskam shkuar....
Por nëse ndodh, qoftë dhe një mendim
Mua më ngjall një grimë herë
Edhe sikur një sekuencë kohe
Dije... tek ti të vij nëpër eter....
Ti mbaje mend, dhe veç kujtomë
Qoftë dhe një ditë dashuruar
Kur je mërzitur a turiste shkon
Sërisht në viset që na blatuan....
Ndaj dashuria s'ësht' veç një ditë
Si në shkurt apo dhjetor
Nëse me zemër nuk jeton çastin
E frymë si jep çdo minutë e orë....
Ndaj sot do pi, e ndoshta dehem
Do pi vërtet ca gota verë
Do mbështes kokën në gjoksin tënd
Dhe do të them: je veç pranverë....!
(Kushtim për brezin tim...)
Shokë të mi, të fëminisëJuve,
Ndoshta sot shpërndarë jini nëpër
Botë, ndonjëri... mbase nëpër qiell ecën
Por dashurinë time e ka, si të ish këtu, në tokë
Dhënë mbas halleve të jetës, kohës diku
Ju, mbase edhe më kini harruar
Por unë s’ua marr për të keq
Se e di:të njëjtin kryq që kishim,
Mbajmë prapë nëpër duar!
Ju, ndoshta tani ktheheni nga mërgimi
Mbase me shkencë dhe art jini marrë
Edhe unë pak gjëra në jetë gatova
Por e di se mbeta njeri,
Ta marrë e mira ta marrë...
Kini humbur të dashurit, prindërit,
Oh.. ndoshta si unë...
Megjithëse, uroj ti kini(në zemër) gjallë
Në mos më shumë, zgjoini kujtimet e tyre
si atëherë kur, nuk kishim shumë,
Por me ta, ishim pranë....
Shokët e mi të fëminisë, të shkollës, jetës...kohës,
shpërndarë si zogj udhëve të lodhshme të jetës
E di se, ëndrrat u ndoqën, a i ndoqët pas
Por kthimet gjithsesi,
Janë stacionet e arta, të së vërtetës..!
Shokë të mi, unë një letër malli nis,
Për të gjithë ju
Ca vargje kushtimi, aty do ti gjeni
Mbase shumë nuk janë,
Por sidoqoftë duhen
S’iç mushkërive u duhet oksigjeni....
Kudo që të jini, një lutje e kam:-
Paçi Zotin akoma më pranë..
Ninullat e djepit, këngët e vendlindjes...
Trojet,pragun e shtëpisë, varret... e të parëve....
Dhe... shpresën,
Ah’ shpresën...më të gjallë....!
Ky qytet që shihni...
Dikur vishej mire,me guston e vajzave
Kishte‘’look’’modern studentësh dikur
I shëndetshëm s’ish,
Por s’kish azëm, reumatizma
E ngacmonte mërrallë...
Gjethet binin trotuareve ç’do vjeshtë..
Dhe në maj mbi vesë krihej bari i parë..
Ky qytet që shihni tani
Është dy dekada të tjera më plak...
Por më fanatik se dikur
Ky qytet që e njihnit dikur...
Kish një liqen-pasqyrë
Ku shiheshit çdo mbrëmje
Sot gjithë djersë e pluhur,
Liqeni thyer në pellgje
Nëpër rrugë hije e statuja,
A thua janë
shelgje...?
Ky qytet, këto kryqe udhësh të dashura
Ju dorëzua një grupi lypësish të mjerë
E stampuar, mbi uniformën
e mëshirës së tyre
Histori që përsërit veten,
Ndoshta të rishkruhet edhe
njëherë...
Në këtë qytet që nuke njihni
Jetojnë të lumtura veç kujtimet..
Ëndërra që vriten dhe vrasin përditë,
Pa zbardhur agimet...
Eh,shitet jeta me ulje të madhe çmimesh...?!
Në këtë qytet që po e harrojmë për ditë
Jeton edhe ti, e dashur...
Nëpër kështjellat e vjetra, hija e fisnikëve fshihet....
Zien në tenxhere supën e përditshme...
Që refuzoj ta ve në gojë...
Se mbi ikonolatritë, portalet, shëtitoret antike,
Nga hynë e dolën themeluesit...
Tani barbarët lëvizin pa drojë....
Në këtë qytet që më, nuk e njihni
Njerëzit janë më të lire, të mos thonë asgjë...
Lypësat thjesht, kanë më shumë liri të kushtëzuar
Në këtë qytet,endes është dukur shekulli 21...
Sdi nëse e urrej ajo, këtë qytet
Ku malet përbri, po të
ecnin....
Janë më xhentilë se njerëzit...
Në stoicizmin e tyre delikat, dinë të thonë
Njerëz! Çmojeni mëshumë dinjitetin...?
Në këtë qytet që mpaket ç’do ditë
Ëndrrat siameba, likene herbariumesh janë tharë...
Edhe pranvera sikur vonon të vijë
Por vesa, nëritual, puth barin e parë...
Ndoshta gjithçka ndodh për inerci...
Ç’farë trishtimi të jetosh në këtë qytet-zgafellë
Dikur Migjeni, tha-
‘’Ҫ’do ditë shoh qartë e ma qartë
Dhe vuej thellë e mathellë..”.
S'kam kohë të shkruaj
S'kam kohë të shkruaj
As për çorapet, s'them
dot dy fjalë
I madhi Dritëro, edhe
për to foli ...
Dhe, foli si për
zonjusha,
Pra të dalë ku të
dalë.....
S'kam kohë të
shkruaj....
Për look, veshje dhe
pazar
Kohën ma vodhën, punët,
hallet....
Por të mendoj, i kam
dhënë karar.....
Se kohën e bëjnë
njerzit
Po koha jonë, për njerzit
ç'thotë vallë?!
Se në kutin e saj, të
gjithë njësoj jemi
Mbretër, kontër, bejlerë
e të thjeshtët ushtarë....
FILOZOFIA IME
Pse jam vetëm, nuk e di
Dhe, s’di nëse një shkop duhet të mbaj
Në oxhakun përkarshi
Ca shkëndija zjarri, gjithnjë i bëj me faj...
Shpesh herë ndihem në siklet
Vajzat e bukura a gratë nën moshë....
Më bëjnë të mendohem, të matem tu flas...
Më bëjnë të nervozohem...
E ndonjëherë, edhe gazit t’ia plas....
Kam qenë i urtë, siç edhe tani
Kam pasur me dhjetra raste për flert
Si një lastarë ndanë udhës
Ku shkojnë mijëra këmbë.....
Kam dëgjuar llafe, fyerje, lavde,...
Surrealizma më shpesh......
Por gjuhën kam kafshuar me dhëmbë.....
Kam këshilluar veten, hesht....!!!
*I florinjti* rast për karrierë
Më se njëherë, më ka vizituar....
Por unë *paçet* i kam bërë....
Dhe, pikërisht të parët....
Shefat e mi janë
keqkuptuar....
Pastaj bëra me njerëz,
Këmbeva mendime
Nuk urdhërova kurrë,
U luta dhe besova në një Zot
I Këshillova përmbajtje vetes time....
E mësova filozofinë...
Jeta, shtrihet në fjalën dje...nesër...
Dhe sigurisht në fjalën Sot...
Unë e kuptova sapo fillova të thinjem...
Se në jetë kemi plot stacione
Ku të zbresim, të mësojmë,
Argëtohemi a rrijmë...
Filozofia ime, thjeshtë *vendos veto*
Mbi gjithçka dashurinë....!
SHEN THANASI,NE PROGONAT
(Homazh)
Erdhën të lodhur nga lufta e dytë
U ulën të çlodhen djemtë e nënave labe
Atje, në një brinje mali,karshi
Janë, të rënët e gjallë,
Vendasit përditë u thone:
Si jini o bij me halle....?!
Në Shën Thanas, u ulën
Ti falen atdheut në gjunjë
Të pushojnë pak.....se,ku i dihet...
Alarmi... mund ti nisë prapë për udhë...
Është me ata, Muço Matohiti....
Asimi, Xheladini që nga Nivica
,Edhe pse nuk e pa dot Kosovën nuse
Do jetë patjetër...
Atje.,.pak më tutje....!
Është fisi Jasharaj, me ata në Shën Thanas....
Nga Tetova, Shkupi, në Gostivar..
Medvegje....a Çamëri...
Me ata,janë të rënët nëpër trojet tona
Sipër mermerit të tyre....
E sigurtë, bën rojë Shqiponja....
Nuk i lë meraku....për trojet stërgjyshore
Tani në Shën Thanas
Istikami i tyre...
Lirisë...
I është bërë llogore.....
Lërini, të flejnë edhe pak se...
Shën Thanasi, shekujve ka pritur e sjellë....
Gjithë Ungjijte që aty shkuan....
Shenjteruan, vendlindjen time
Që...Paqen,botës ti përcjellë...
SYT E TU
Syri yt, si
fanar deti
Ҫ’dallge
shpirti e ndezi vallë
Sy i zi
ç’më kryqëzoi
Një shkëndij më vuri zjarrë
Zjarr
më ndez, e më përflak
Ҫ’më kërkoi nuk mund ta them
Jeta nuk është
veç
një natë
Eh..! Pa
ty, mu bëka ferr..
Syri jot më
nis mesazhe
Që veç zemra i përkthen
Janë ca fjalë që
në fjalore..
Mike,
kurrë nuk i gjen
Ҫ’dallgë mu ngritën shpirtit vallë
Sonte gjumi
nuk më qepet..
Sy i zi
më ndeze shpuzë
Më puth, të
shuhem moj lanete..!
TË ISHE SOT ...
Sot doja të isha
vetëm me Ty
Fundjavën ta
jetonim si festë,
Të flisnim për
arrati e marrëzi,
Të besonim se
jeta nisi këtë mëngjes....!
Sot, doja të
ishim vetëm unë dhe ti,
Të ftillonim
kohën, ditët, ikjen pa kthim
Sot, doja të
isha në arrati,
Le të kishte
arratia jonë çdo çmim
Por ti, je
strukur në mërzinë tënde
Duke humbur
fundjavat një nga një..
Ti, ke heshtur
si nimfë që ka humbur detin...
Si një diamant, që
s’do ta kem më...
Kërkova malit të
kujtimeve, për ty,
Sot, shpresën
kalërova sërish...
Kohën desha ta
kthej mbrapsh...
Ndoshta
dikur....dhe ti, do kujtohesh..të vish...
PRINDËRIT...
(Kushtim
në një përvjetor kujtimi për Ta...)
Çkemi,
si jini andej....?
Ne
këtej mirë....
Ja
kështu, kaq thjesht më foli nëna ime....
Pak
ditë, pas ditës së Shën Marisë...
Po
më fal, prit edhe pak, të lutem nënë
Ke
katër vite që ikën, udhëton....
Po
babai si është....?!
Sado
që përpiqem,
Për
ju se bëra dot, që se bëra,një këngë....
Ju
e dëgjoni një zok....
Si
këndon ç’do ditë tek varri....?!
Vjen
shpesh e më thotë....
Oh...!
Sa male të lartë, paska ngritur malli....!
Sa
male të lartë....?!
Eh,
më duhet të bëj mijra këngë....
Por
unë...nuk jam aq i zoti
Jam
po ai,fëmija i brishtë...që më kini lënë....!
Kështu
më ndodh ç’do gusht
Por
edhe në shtator....
Jo
se është vjeshtë a prag dimri....
Por
një zok, prej jush do më vijë gjithmonë....
Vjen
e më thotë....
Para
se të shtegtojë.....
Kthehu
tek viset e tua....
Pragu
i shtëpisë, krojet dhe varret...
Për
ty kanë nevojë....
Ndoshta sjam une
Unë,
sot ndoshta jam i lodhur
Nga
pritja pa kohë, që
Nëpër
trup më rri....
Por
ti, mos u mërzit për mua,
Unë....emigrant
jam,i huaj
Më kupton,
Edhe
vetë jeta, ashtu...kot më ikën,
Angari......
Sepse,
mëndjen *vras* ç’do çast
Për
gjithë ç’farë mbrapa kam lënë
S'mjaftojnë
hallet e përditshme
Dita
24 orëshe s"mjafton,
Dhe...eh...
prej kohesh,
S"më bëhet të këndoj
As
ndonjë këngë.....
Kurrë se ngrita zërin,
Se
frika është rritur,
Mal
i lartë është bërë...si dikur
Golgota.....
Davidi,
nuk jam....e di,
Cezarjane
është gjithçka,... ankthi im dhe
bota....
Dhe
ju,çuditeni me mua....
Përse
nuk shkruaj më gjatë...?!
Të dëshmoj a pretencë të bëj
Si u
tjetërsuam kështu....?!
Frikë
kam,do mbetemi* pa rasat*...
ERDHI KJO KOHË...
Kam
takuar ca njerëz fanatik...
Si
njerëz të zakonshëm ecnin në rrugë...
Flisnin
dhe merrnin frymë...
Nerva
kishin, por edhe këndonin
Ndonjëherë,
si edhe unë....
I
përshëndesja sinqerisht...
Sa
herë i shihja përballë apo skiç
E
dija se hallet we tyre si të miat
Shpesh
herë...
Bota,
nuk i llogariste..... hiç...
Mirëpo...
ata, skllevër të ideologjisë
Sado
të munduar dhe lodhur
Mbase
më shumë se unë...
Gjithmonë
më flisnin e betoheshin...
Për
idealet e partisë...
Kurrë
se kuptova brumin e tyre
Qëllimin
që kishin në jetë
Më
flisnin për revolucion e përmbysje
Për
një botë tjetër më flisnin
Ndryshe
prej kësaj(më thanë) do të jetë....
Prita
vërtet gjatë
Se
i besova, derisa u bëra burrë...
Por
një ditë me diell dhe erë...
Ata
nuk i pashë më...
Sado
që përrallat e tyre i di përmendësh...
Fat
i mirë, s'mu bënë kurrë...
Tani
disa prej tyre, ende janë nëpër poste
Dhe
zyra....
Në
luks prej dekadash jetojnë...
Shpesh
leksione na japin për parime
Dhe
norma demokracie...
Sepse
kështu erdhi koha, më thonë....
IKJE..
Sonte, hark i
ylberit u përkul mbi ty
Si e qeshur shpirti edhe mimozat çel’ë....
Pranvera si pa dashje trazoi blerimin
e livadheve
Ekuinoksi...
Udhëtar i vonuar, pa vizë kufiri..
sivjet... shkoi pa u ndjerë..
********
Hark’ i ylberit sonte ra mbi ty...
Si krahu im lehtë të mbështolli...
Të puthi syrin, gjoksin, buzën...
Si një stinë që ngutet të vijë...
Ashtu, si një fushë e begatë,
Të dallgëzoi krahërori....
Ti, ike
sonte
As vetë se di për ku shkon..
Ike, si një hënë
Që bredh shpenguar qiellin e saj
Ti, ekuinoksi im vjeshtor...!
Ti.....shpërthimi im, në maj...!