Kjo krahinë madhështore, kjo trevë që
mban lart flamurin e trimërisë, fisnikërisë ndershmërisë e bujarisë, kjo trevë
e burrave të rrallë , e burrave të kuvëndeve e burrave të pushkës, të penës, të
besës ,të luftës, të punës, të këngës, të valles dhe burrave të historive të
mëdhaja. Kjo trevë është vëndi i luleve, i trëndelinave, i manushaqeve, i grave
lastonja, nikoqire, të pastra, punëtore, bujaresha e trimëresha. Nuk ka shkëmb,
gërxh, breg, majë, e mal të mos mbajë emrin e një trimi të rarë në luftra të
ashpëra e të gjata shekullore. Kjo krahinë mikpritëse me zemër të madhe, me
zemër të hapur, për ç'do mik udhëtar, a kushdo që shkonte pranë stanit apo
shtëpisë së tij, i fliste eja ktheu bujur. Kjo krahinë të vel me mish helli, me
kukurec, me harapash, me lakrorë, me gjellë të shumta nga gra moskokaridhet
mëmat tona. Kjo krahinë ka mësuar të marrë frymë mes tymit flakes, zjarrit e
barutit në breza e breza me radhë, që më shumë ka mirisur erën e luftës se sa
erën e freskët të maleve, kjo krahinë e rrallë që edhe burimet me ujë kristali
kanë buruar gjak trimash gjak djemsh e vajzash që ndezin shpirtin e gjithë
shqiptarëve e i hidhnin në luftra çlirimtare. Kjo krahinë ishte pikësynimi i
ç'do armiku, po të pushtonte Kurveleshin kishte pushtuar gjithë Shqipërinë. Po,
Kurveleshi ishte një kockë e forte, që
kujtdo i ka ngecur në grykë. Kurveleshi është krahina e mosnënështrimit. Kurveleshi
është krahina e nënshkrimeve historike për bashkim për çlirim për liri!
Kurveleshi ka qënë një krahinë që fillonte nga Picari ,Medari, Kolonja,
Kaparjeli, Golemi, Lekëdushi, Progonati, Gusmari, Rezhini e Nivica, Vermiku,
Bolena, Kallarati, Kuçi, Ferrari e Çorrajt. Krahinë e madhe me tradita e me
emër të madh . Nënprefekturë me qendër Gusmarin! Po sot ç'farë ndodh me
Kurveleshin? I ndarë e i copëtuar ashtu si armiqtë tanë shekullorë që ndanë
Shqipërinë në pesë shtete edhe Kurveleshin e ndanë i prenë krahët i prenë
bashkimin e zhvillimin njohjen me njeri tjetrin rritjen dhe forcimin e
traditës. Kurveleshin e prenë në besë e ndanë që para tetëdhjetë vjetësh në
pjesë pjesë në rrethin e Sarandës të Vlorës, të Tepelenës, e të Gjirokastrës
dhe fëmija jonë nuk thonë më jemi nga Kurveleshi po thonë jemi nga Bregdeti nga
Lumi Vlorës nga Kardhiqi dhe Kurveleshin e katandisën me pesë fshatra Lekëdush,
Progonat,Gusmar, Rexhin e Nivicë! Pse ja bënë këtë ndarje Kurveleshit? Kush
ishte arsyeja që në shumicën e fshatrave humbet nocioni Kurvelesh?! Frika se po
të ishte i bashkuar nuk do ta kapërdinin dot e të bënin si të donin. Edhe sot
ekziston akoma kjo frikë prandaj na lënë të ndarë e të pa bashkuar. Shqipëria
është në një moment e cila bën ndarjen territoriale prandaj unë Dilaver Lazaj
nga Golëmi i "Kardhiqit"kërkoj dhe kushdo Kurveleshas kudo janë, të
më kthejën në identitetin mijëra vjeçar Golemi i Kurveleshit, Fterra apo Picari,
Çorrajt apo Kuçi e Bolena të
Kurveleshit. Sot janë ndërtuar rrugët në Kurvelesh që nga ç'do fshat për gjysëm
ore apo dyzet minuta të shkosh në qendër të Kurveleshit, në Gusmar! Kurveleshin
e katandisën me pesë fshatra këtë trevë që do ishte Unversiteti i atdhetarisë i
trimërisë i bujarisë i fisnikërisë i ndershmërsë! Do ishte udhërrëfyesi i
patriotizmit do ishte Kurveleshi i kuvëndeve të mëdhe e i odave me qelqe!
Prandaj ju bëj thirrje ç'do Kurveleshasi punëtor, bari, ushtarak, arsimtar të
rinjve pleqve e plakave, e sidomos intelektualëve të ngrenë zërin SOT të
bashkohemi SOT! Kurveleshi ka dhënë gjak Shqipërisë më shumë nga ç'do trevë
tjetër prandaj meriton bashkimin të japë më shumë të ketë më shumë kuadro
deputetë ministra e pse jo edhe Kryeministra. Kurveleshi qan për burra kurveleshi
kërkon ti dalim zot, sot jo me pushkë po me aftësi bindëse me mëndje të marrim
atë që na takon, K U R V E LE SH I N!