loader
Loading...
Prof. dr. Bilal Shkurtaj, kjo figurë emblematike e arsimit të lartë shqiptar.

Me 23 Prill mbushet plot nje vit që prof.dr Bilal Shkurtaj, kjo figurë emblematike e arsimit të lartë shqiptar, u nda parakohe nga jeta. Profesori, drejtoi Universitetin e Vlorës gjatë viteve 1998 deri ne vitet 2008, duke e bërë atë një nga qëndrat më të rëndësishme të dijes dhe të kërkimit shkencor në vëndin tonë. Ai mbaroi degën e Fizikes 5 vjeçare në vitin 1975 dhe titullohet Fizikan, me rezultate shumë të mira, ku dallohej për urtësinë e sjelljen e tij të kujdeseshme, e tërë etikë me shokët. Gjatë veprimtarisë së tij akademiko- shkencore që fillon nga Instituti i Naftës në Fier e deri në Universitetin e Vlorës, ka botuar shume artikuj shkencor brënda e jashtë vëndit deri në ato me faktorë impakti, që mbartin vlera të mirëfillta shkencore. Ka kumtuar e referuar në mjaft konferenca kombëtare e ndërkombtare, ka botuar monografi shkencore e disa tekste universitare me SHBLU si dhe jo pak materiale didaktike në funksion të mësimdhënies, së fizikës në shkollë, e të tjera. Nën udhëheqjen e tij Univesiteti i Vlorës pati një rritje të theksuar numerike dhe cilësore, gjë që u pasqyrua edhe në hapjen e mjaft programe të reja të studimit. Mbi 14 mijë arriti numri i studenteve në saj të punës e përkushtimit profesional e akademik të tij në këtë universitet, duke e bërë atë ndër më masivët në vënd. Janë të pakrahasueshme kontributet e Tij për riorganizimin, konsolidimin, modernizimin si dhe ndërkombetarizimin e Universitetit të Vlorës, nëpërmjet marreveshjeve biletariale të karakterit akademik me universitete të vëndeve perëndimore. Kudo, Ai drejtonte e mobilizonte duke i frymëzuar me shembullin e tij personal, që përbënte modelin e njeriut të thjeshtë, të dashur e me integritet të lartë moral. Kështu ishte i paharuari, i miri prof. dr. Bilal Shkurtaj nga Vranishti i Labërisë, ky personalitet akademiko-shkencor i Vlorës dhe me gjerë...