Hë si je ? A u lodhe? Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. Këto ishin fjalët e para nëse do e pyesje Malon ? Ky ishte kontakti i parë tek sa e shikoje të ngjitej tek dera e makinës rikoltabël. Por, zëri i ndërgjegjes tënde sot heshti, duke ngelur veç emri Yt , në ç’do centimetër tokë e në ç’do hon, jehonë e punës tënde, klasi yt prej burri të ndershëm ishte i rrallë , mëndja jote ishte e një kalibri tjetër, shpirti yt ishte luftarak, zemra jote nuk ishte më jotja por e gjithë atyre që të njohën e punuan me ty! Për, Malo Koçiun, i njohur si shofer model, mjeshtër i rrugës, njeri me ndihmesë të jashtëzakonshme në rrugëtimin e tij mund të shkruhen radhë të gjata, e të përcillet gjithnjë ajo kujtesë, që ka nevojë e duhet të na transmetojë mesazhe ndërlidhëse me të sotmen. Lindi ne Rexhin me 13.09.1943. Malua ishte i guximshëm, i matur dhe me butësinë e tij të bënte për vete. “Vdekja është binjakja e jetës”, thoshte Kristoforidhi. Edhe pse ka katër vjetë, që ai është ndarë nga jeta, koha reflektive për të, nuk matet me këto vite, ajo matet me gjithë atë botë, punë, që shpalos portreti i tij, i cili konturohet nëpër dekada lufte dhe përpjekjeje me natyrën, për t`i shkëputur asaj përmes ndërtimit të mirat që ajo jep. Duhen edhe vite të tjera të cilat do vazhdojnë ta mbartin kujtesën e punës dhe të modelojnë gjithnjë shembëlltyrën e nje njeriu të mirë dhe të ndershëm, për të cilën shembëlltyrë, aq shumë ka nevojë shoqëria jonë sot. Sa herë udhëtoj nga Tepelena për në Nivicë, ngarkuar me dërrasat e gurta të mallit, përmes kësaj bote, të rrethuar nga male të lartë, me peizazhe mahnitëse, vetiu njeriu e ndjen veten të përhumbur nga ai refleks epik i ajrit, nga kthesat e papritura të terrenit, nga gjithë ai peizazh i mahnitshëm, e sidomos nga kanionet madhështore të cilat ngrihen deri lartë në qiell. Nëse historia është kujtesë, kjo kujtesë nuk mund të lihet pa u shfletuar here, herë, për të rrëfyer një gjest nderimi, por edhe për të përafruar një model pune e përkushtimi sado i largët qoftë. Modelet gjihnjë e përmbajnë një bërthamë rrezatimi, që ndjell për ide të reja e që shpreh mundësi dhe forcë për një popull që gjithnjë kërkon të ndërtojë diçka të re, e cila u shërben edhe brezave që do vijnë. E një nga këto figura është, padyshim, Malo Koçia nga Rexhini i rrethit të Tepelenës. Ç’do kohë e ka të vetën, por ama veprat mbeten dhe njerëzit nuk duhen harruar, pavarësiht se herë, herë, gjërat merren sikur kanë ekzistuar, kanë lindur nga dheu dhe harrohet, se për ngritjen e tyre është derdhur djersë e gjak. Gjykuar nga koha e sotme jashtë ç’do kornize ideologjike, varësisht se ideologjia e bën punën e saj, natyrisht rrëfimet ngjajnë disi të pabesueshme, por duke e njohur kohën mirë e duke e zbritur realitetin brenda saj, duhet thënë se njerëzit në atë kohë besonin tek ideali i punës, rrinë me muaj pa shkuar në shtëpi, gëzoheshin për një shpërblim material të njëfarësojtë, e për triumfe morale të mëdha. Megjithatë, sado që të flasim, veprat mbeten trashëgim për brezat dhe këtu buron ai admirim i madh për këta njerëz, të rëndësishëm dhe të thjeshtë, njerëz të kantiereve të mëdha dhe të sakrificave, planeve dhe afateve, tejkalimeve të tyre dhe realizimeve të shpejta. Është më se e kuptueshme. Zakonisht në rifreskimin e vlerave të historisë duhet gjithnjë të hapet një vënd sa më i gjërë për njerëzit e mëdhej të punës, pavarësisht sistemeve e ideologjive. Sistemet ishin mbulesa dhe propaganda, ndërsa këta njerëz, ishin promotori i punës dhe realizimit të saj përmes guximit, heroizmit dhe sakrificës së pashembullt. Në jetë njeriu njeh plot njerëz, por jo të gjithë ruajnë vlera për të mos u harruar kurrë. Njerzit si Malua, s’kanë vdekje, thjeshtë mungon prezenca e tyre. Por Malua nuk ishte vetem modeli i punës, ai ishte edhe modeli i shkëlqyer i familjes që ndërtoi, bashkë me Sanije edhe kjo bijë nga një familje e nderuar e Rexhinit. Të dy së bashku ngritën çerdhen e tyre dhe ushqyen me dashuri e virtyte edhe fëmijët e tyre Hyson, Luljetën dhe Maregenin. Ti more Malo, e kishe zemrën e bardhë edhe më të bardhë se faqen, se petkun e ke dëborë. Nuk thashë se e ke të ftohtë, e ke zjarr. Po, bota e kanë zemrën të kuqe, duke e pasur të ftohtë, kurse ti e kishe dëborë të bardhë, por zjarr! Një njeri, një prind dhe një mik nga ata që i mungojnë tavolinës në ç’do sebep. I qetë dhe shpirt njeriu . Një shofer mjeshtër i atyre viteve. Do jesh i pa harruar për breza të tërë, njeriu zemërbardhë, Malo Sali Koçia. Zemëra jote ishte vërtet behar. Ti nuk bëje kurrë keq. Ti nuk ndjeje kurrë lodhje. Tek ti shikoje vetëm buzëqeshje, ndaj nuk do harrohesh, do ngelesh gjallë, në lotët e mallit e kristalet e shpirtit, kudo në memorjen e njerzëve të tu të dashur, babait tënd punëtor dhe nënës tënde Shegës, që sa herë rrinte pa gjumë duke të pritur me kokën nga dera, si dhe gjithë ata që të njohën dhe punuan me ty! Me punë gjithmonë faqebardhë. Ti do të ngelesh melodia e tingujve të heshtur. Prandaj edhe perënditë caktuan që, “para se njeriu t’ia arrijë suksesit, duhet që të djersitet mirë.” E këtë e bëre më së miri duke lartësuar jo vetëm veten e familjen, por edhe figurën e dy prindërve të tu, Shegën fjalë ëmbël dhe Saliun, njeriun korrekt, puntor si ai, të dashur e fjalë pakë, e punë mbaruar.Prehu i qetë në gjirin e prindërve të tu!