Duke u bazuar
në vargjet e kënduara nga këngëtaraja e mirënjohur e labërisë, Paro Ziflaj le
të sjellim një këndvshtrim, ashtu si
e lexoj unë,
këtë rrugëtim, të kësaj artisteje të talentuar. Vargjet janë të shkruara
thjeshtë, pa ndonjë pretendim, ato rrokin hapsira të gjëra të historisë dhe
flasin me gjuhën e saj, me gjuhën e popullit, që ruan në shpirtin e vetë, një
ëndërr të gëzuar, një dëshirë, apo një
shpresë të pa shuar, për një të drejtë, apo një të ardhme, që duhet t’i
përkasë. Nëpërmjet vargjeve të kënduara Parua, na sjell diçka që të rrëmben,
diçka që të ther, diçka që të ngroh, një zë brilant, mbretëreshë e polifonisë,
sepse kudo ndien të zgjuar besimin që me tingujt që përcjell, të sjell pranë gjithë
anët e jetës njerzore. Le ta nisim me një këngë, që i përket periudhës së
luftës. Ja vargjet!
“Qaj moj shqipëri e ulër
moj e gjorë,
Gratë e Kurveleshit shkojnë
për në Vlorë,”
Kjo këngë e kënduar në Festivalin Folklorik
të Gjirokastres në vitin 1973 me
marrëse Paro Ziflaj, kthyesin me zë të vecantë, të papërsëritshmin, Hajri Ҫiçin,
me grupin e Zhapokikës, hedh dritë mbi vuajtjet e asaj që shkaktoi lufta nga
pushtuesit grekë, duke djegur gjithçka, që gjetën para, duke vrarë e përzënë
gra e fëmijë nga trojet e tyre. Me anë të
kësaj kënge shprehet jo vetëm vuajtja, por edhe revolta e drejtë për
ndjenjën e lartë patriotike, theksimin e idesë, së lidhjes së ngushtë të shqiptarit me tokën,
“fushat me lule, malet me dëborë”, qëndresa
në shekuj për liri e pavarësi. Tani të kalojmë tek vargjet e këngës, Bolena me kapedanë, Teksti : Nuri Hoxha Muzika :Alban Hoxhaj, Kendon Paro Ziflaj.
Kënga labe është dhe do ngelet perla e vëndit tonë. Akoma më të çmueshme e bën
Artistja duke nxjerrë në pah, traditat patriotike dhe besa që lidhën shqiptarët
për ti dalë zot atdheut, pa lëshuar asnjëherë
pushkën nga dora e koburen nga brezi.
Ata burra hijerëndë
Kishin fjalë e kishin besë
E mbajtën fjalën e dhënë,
Koburja varur në brez.
Këngët për Paron janë si fëmijët për
nënën. E vërteta është se më shumë sot, kërkohet polifonina, por angazhimi
është i pakët sepse polifonia luhet në
kompleks. Ajo do kthyesin, pritësin, apo ata që mbajnë iso. Tek polifonia rolin
e kthyesit nuk e bën kushdo, madje ka rëndësi po aq, sa marrësi. Rolin e
kthyesit e bëjnë shumë pak, ata janë njerëz të lindur të trevës së Labërisë.
Këta njerëz, këngëtarë të polifonisë mund t’i gjesh në Vlorë, Tepelenë,
Gjirokastër, Sarandë, që kanë karakteristika zëri të veçantë. Kthyesi është
tastiera e muzikuar, kthyesi është lezeti i këngës. Pra, të jep kohën e kalimit
nga strofa në strofë. Këtu dua të them se janë të lidhur ndaj, marrësi dhe
kthyesi, duhet të jenë në sinkron. Kjo është dhe vështirësia për polifoni. Vetë
këngëtarja thotë: -“Tek polifonia shkrihem, tek kënga popullore plotësoj veten.”
Paro Ziflaj është një ndër këngëtaret, që e mban dasmën në peshë dhe plot
emocione, që ta bën mishin kokrra, kokrra kur e dëgjon live. Një zë i mrekullueshëm,
që i jep lezetin ç’do kënge. Nuse moj tu bëftë nëna, Këndon : Paro!
Teksti : Paro Zifla. Muzika Orkestroi :
Alban Hoxhaj. O, sa bukur! Ja mori kalanë nga brënda, kjo metaforë e pastër i
sjell bukur këngët e trevës të jugut. Kur jam i mërzitur vetëm këngë jugu dëgjoj,
i dëgjoj me kënaqësi, e sidomos kur ato vijnë nga Parua!. Diksioni saj, ngjyrat
e zërit, larmia e teksteve janë në sinkron të plotë dhe të emocionojnë qoftë
kur performon e vetme apo edhe në grup.
Nuse moj, tu bëfte nëna
Sa hyre në shtëpi brënda
Ҫ’e do dritën, që bën hëna
Ma more kalanë nga brënda
Parua u këndon jo vetëm trimave,
patriotëve, dasmave, gëzimeve, por edhe fatkeqësive, jetëve të humbura, me
elegjitë e saj, ta nxjerr dhimbjen nga kocka. Ja një prej elegjive të saj, dedikim për gjyshet dhe gjyshërit.
Ditët e vitet do shkojnë
Malli bëhet më i rëndë
Emri gjyshërve do ndriçojë
Sa të ketë, diell e hënë
Largimi nga kjo jetë i gjyshërve
peshon si mall i rëndë, se dashuria për
ta është i papërshkueshëm, ndaj autori i tekstit e ka përdorur mjeshtërisht
vargun, duke i sjellë ata, të pavdekshëm duke i krahasuar me dritën e diellit
dhe të hënës. Ndaj, Parua, që na i sjell kaq mjeshtërisht me zërin e saj
brilant.! Oh’ moj Paro, mos u plakshë kurrë, je e jashtzakonshme, na kënaqe, na
emocionove, na përlote. Lum ata fëmijë, që rriten me dashurinë e gjyshërve. Respekt,
dashuri, mirënjohje për të gjitha gjyshet, dhe gjyshërit. Së fundmi për ta
përmbyllur le të sjellim në vëmendje këto vargje, për vetë Paron, për sekretin
e jetë gjatësisë së saj në skenë.
Cili është sekreti i
viteve të mia
Kënga more kënga
edhe dashuria
Teksti Arben Duka, orkestroi Alban Hoxhaj, këndon Paro
Ziflaj,. “Mjeshtre e Madhe” apo “Kapedane e polifonisë labe” janë vetëm
disa nga titujt mëse të merituar, që i janë dhënë artistes Paro Ziflaj. Këngëtarja
e viteve ’80 vijon ti rezistojë kohës pasi është ende shumë e kërkuar për zërin
e saj unik dhe atmosferën që krijon kudo shkel. Vertet ajo nuk ka asnje
sekret, zërin ja ka dhënë natyra, ja ka
falë zoti. Ajo mundohet vetëm ta ruaj
atë. Prandaj për këtë vokal pëlqehen
këngët e saj, për këtë vokal e ftojnë
kudo. Tjetra është se ajo ka dashuri për artin, për këngën. E adhuron muzikën
dhe i jap shumë dashuri. Sot ka më shumë hapsira, ka lëvizje, ka mënyra të
ndryshme të komunikimit dhe të bërjes reklamë, por Parua është vetë origjinali,
nuk i nevoitet reklama, ajo është unike në rrugëtimin e saj, me natyrën e saj
të thjeshtë, e të çiltër, vargu vjen natyrshëm, fjala më e ëmbël, në përshtatje
të përjetimeve që duhet të trasmentojë, sa herë
asaj, i duhet të performojë në skenë e kudo!.Të këndoftë zemra Paro!