loader
Loading...
POEZI
1 muaj më parë

POEZI

Bënça grykë, e bënça brinjë

Bënça grykë e bënça brinjë

Ku kam shkuar fëmijrinë

Këmbët e shkreta e dine

Zbathur nëpër bokëromë

Po lumit sa hërë kam shkuar

Hërë jam çar e herë i çpuar

Nëpër gurrë duke pëshkuar

 Por kurë nuk e kam haruar.

 Po moçalet në çdo vëndë

Arrë dhe fiqtë kam ngrënë

Dhe në diell, dhe në hënë

I kam bredhur me pëllëmbë

Stenoma ku jemi rritur

Ku kam rënë e ku jam ngritur

Pa kuptuar e pa ditur

Laheshim dhe të djersitur.

Rrarë me rrepet e tua

Dhe ujët e ftohtë në krua

Poshtë mulliri në përua

Shkon e vinte ndonjë grua.

Po kur ikja çdo mëngjes

Hëre në kater hëre në pesë

Në syholla mes për mes

Pas Xhekos dhe Fatimes

Në vreshta dhe te korria

Për rush e për thanë vija

Deri sa kaptonte hija

Dhe dade Baros ja bija.

Po hoset dhe shtegu ngusht

Nga dhjetori der në shkurt

Prisnim hilqe prisnim dushk

Që vatra të kishtë prush.

Nga Qurhila dhe pallçia

Vëndi ku doja të të vija

Përtej maleve të shihja

Trebeshin e shëndellia.

Eh kur vinim tek muzeu

Ku ka lindur Abay Shehu

Vin një këngë që tundej dheu

Këtu kënga më mbërtheu.

Më zuri si plum bellxhiku

Dhe kur nga mëndja s,më iku

Trasheguar nga Goliku

Nga fajkoi dhe Arxheniku

Këtu është gryka

Që të pret me këngë

Malet që të rinë

Si rroje në këmbë

Poshtë është lumi

Që s,pushon një ditë

Vëndi që kujtimet

Të pushtojnë sytë

 Në sfond është ura

E pashait tonë

Dhe Mekami Shehe

Mbi gërxhe qëndronë.

Rrepet e Selime

Këtë emër thonë

Dhe rrethi Mërtire

Ku loznim gjithmonë.

Këtu ku qëndroj

Dhe me juve flas

Është bishti fushës

Që ulem avash

Ai ka ndryshuar

Nuk është siç ka qën

Po të paktën emrin

Kështu le tja lënë.

Syhollat dhe zhakot

Si bedena rrinë

Në njërën shkon uji

Në tjetrën makinë

 Në sfond pas Turqiza

 Më thell Trebeshina !

 

Këtu të pret kënga dhe të nis lugina..... .

 

Më thoni për këngën

Këngën si ta mbajë,

Ajo më ka mbetur

Nga shpirti se ndajë.

Se me të u rrita

Dhe me tu poqa

Të mir e të liga

Me këngën i hoqa.

Her e kam dëgjuar

Her e kam kënduar

Her e kam shkruar  

Her e kam filmuar

Më shpini në krua

Në krua të zallit  

Të pi ujë nga borra  

Nga borra e malit.

Nga uji i pashait

Gurra në tisije

Të ha djath nape

Te bredhat në hije.

Aty tek ky krua

Të laj syt me borë

Nga malli nga derti

Të më shkrij në dorë

Më bini një culë

Të fluturoj synë

Nga vajtën dollitë,

Dollit dhe dyfeku

Kur vinte nje nuse

Nje nuse te shtegu

Ku ziente sheshi

Nga vallja nga kënga

Mir se erdhe bijë

Të këndonte nëna....

Më ktheni në vitet

Vitet me tradita

Ku hidheshin bashkë

Të mir e të liga...

Më jepni një lule

Një lule lëndine

Një degë borzilok

A një degë dafine

Më shpini në hone

Honet buzë lumi.

Të dëgjoj bilbilin

Të më zgjoj nga gjumi.

Më bini një shark

Një shark a një gunë

Të fle një nat vere

 Lart përmbi gërxhunë.

Them aty ku flladi

Të përkëdhel gjinë

Ku çdo gur e pemë

Më kujton rrininë

Atje ku vjen era

Syt ti përkëdhel

Vetëm aty bëhem

Një cop her rebel.

Të mbledh një dor çaj

Si dikur i ri

Të flas një herë fort

Se s,dëgjon njeri