loader
Loading...
AMANETI :-KËNGAAA..MOREEE KENGA.

Nderim dhe krenari për vlerat e folklorit shqiptar në çdo skaj të botës. Grupi polifonik “ Malli i Mërgimtarit” në Patra, i drejtuar nga mjeshtri i polifonisë z. Polo Çipa, solli këto ditë suksesin e radhës në festivalin “ Jehona e Vjosës” në Memaliaj. Pjesëmarrja në këtë konkurim ishte plot dinjitet dhe profesionalizëm nga të gjithë grupet, por grupi nga Diaspora pati vlerësimin dhe vëmendjen e veçantë, pasi erdhi me vargje plot realitet, mall, nostalgji dhe dhimbje për vendlindjen …Pikërisht këtu ishte edhe pena lirike e vet poetit dhe drejtuesit të grupit z. Polo Çipa, ku si gjithmonë prek thellësinë e botës shpirtërore dhe atë identitare…përmes vargut të tij lirik dhe jo vetëm…Për ty Atdhe, e kënduar nga Afërdita Çipa. Këngë për Tafil Buzin, e kënduar nga Spiro Harizai të shoqëruar nga grupi polifonik “ Malli i Mërgimtarit”, të cilat u duartrokitën mjaft zellshëm nga publiku në Memaliaj. Urojmë suksese stafit organizator të këtij festivali plot vlera dhe larmi ngjyrash të folklorit shqiptar me në krye drejtuesin e festivalit z. Viktor Aliu !! Urime dhe suksese, grupit polifonik “Malli i mërgimtarit” për vlerat dhe qasjet e reja në perlën e polifonisë shqiptare jashtë mëmëdheut ! Respekte për ju. Pikerisht ky shkrim më dha shkas për të  hedhur dy rreshta për këtë grup kaq të konsoliduar, që dshurinë për atdheun e kanë mbartur me vete si dërrasat e gurta të mallit, duke i dhënë vlerat më të larta kombit nga ata vine, të cilët e mbajtën me vete kudo shkuan edhe pse jeta për ta nuk ka qenë e lehtë. Malli për Atdheun i ka grirë, ndaj dhe e kanë shprehur në vargje, duke e trajtuar si të pa ndarë nga shpirti dhe malli ndaj vënd lindjes, duke i kënduar me ndjenjë e përmallim si në vargjet më poshtë!

 Dola në gërxh e në majë,

Silloisesh e po qajë,

Silloisesh e po qajë ,

Një maraz do të më hajë

Grupit polifonik "Malli i mërgimtarit' Patra – Greqi nuk këndon vetëm për qejfin e vetë, por ai përfaqësohet edhe në aktivitete të ndryshme brënda e jashtë vëndit. Ky grup shkëlqen në Festivalin, Ndërkombëtar, Aulona Folk 2026. Vlerësim dinjitoz për folklorin e diasporës . Në prani të mijëra artëdashësve, juria e Festivalit i dhuroi grupit Dipllomën e Festivalit. Një falenderim zemre shkon për drejtorin e këtij festivali Mjeshtrin e Madh, z. Sejmen Gjokoli. Përsëri në Gjerdanin e artë të "Mallit të mërgimtarit "Patra - Greqi shtohet dhe një "Dipllomë Nderi" dhe një "Kujtim Zemre"


Këngë dhe valle burimore, thellësisht folklorike, të mbështetura në traditën, tabanin dhe trashëgiminë popullore me zëra dhe vokale, melodi dhe ritme të traditës tonë Shqiptare,. Ky grup me repertor të shumtë këngesh, që këndojnë me siguri duke e zotëruar skenën, duke ruajtur notën dhe duke manaxhuar emocionet, por dhe këngëtar të rinj plot energji me zëra që çajnë qiellin, Ky grup këndon, këngë polifonike, me marrësa potentë dhe me zë të forte, burrëorr, por dhe marsa melodjoz, të qetë dhe të kadifejtë. Kthyesa grykë mjaltë, vjolinë dirigjuse, që e drejtojnë mirë elementët e këngës që e marin në dorë këngën, Hedhësa me zë hyjnor të intonuar shumë mirë, me timbër e tone ritmike të larta, por dhe hedhje të regjistrit të poshtëm, melodik, të shtruar, nga të tabanit. Vallet një art më vete, plot rritëm, siguri, disiplinë, harmoni në lëvizje në sinkron dhe më e rëndësishmja valle të karakterit Shqiptar. Aty në këngë ndeshemi me tekste lirike, këngë me tekste epike ,këngë trimërie, këngë patriotike atdhetare, këngë satirike dhe humoristike si dhe këngë me tekst dedikimi. Le të sjellim disa prej tyre! Moj unaza gjithë lezete, Teksti Polo Çipa, Ja merr--Marjola Salata, Ja hedh - Afërdita Çipa, Ja kthen -- Hajri Tahiraj,

Moj unaza gjithë lezete,

Përreth gishtit po bën qefe.

Përreth gishtit të unazës,

Si zanë e Akroqeranës.

Autori i tekstit përveçëse i këndon jetës, ai mbart me vete edhe Atdheun të pa ndashëm të lidhur si nje rreth unaze të pa ndarë me Akroqeranën. Grupi "Malli Mèrgimtarit"i themeluar në Patra me organizator, poeti  Polo Çipa! Marrèsja brilante Afèrdita Tartari Çipa, bijë  nga Bolena ka një zë tepër të veçantë dhe sinkron me grupin. Ai e trajton këngën si një  flakadan të ndezur, të shkrirë  në bukurinë e shpirtit. Ja si vazhdojnë vargjet më poshtë, në mënyrë metaforike dhe plot sharm.

Brënda flakës së qiririt,

Të pashë bukurinë e syrit.

Grupi polifonik "Malli i mërgimtarit" Patër -Greqi  i këndon jo vetëm atdheut, punës, hidhërimeve, gëzimeve, por edhe festave të ndryshme, të shprehura jo vetëm me këngë por edhe me valle, duke e ruajtur të pastër tabanin shqiptar, por edhe duke e trasmentuar traditën e zakonet në brezat pasardhës. Më poshtë po ju sjellim vargjet, të kënduara nga grupi, për besnikërinë e fjalës së dhënë, duke u shprehur në formën e një loje!

"Ç'i bëre ato që the

Më mburje pastaj më le.  

Grupi “Malli I Mërgimtarit” ka marrë pjesë jo vetëm në aktivitete të veta, por ai, na ka përfaqësuar edhe në aktivitete te organizuara në shtetin fqinjë, në shumë aktivitete të ndryshme, duke krijuar një eksperiencë të paharrueshme dhe emocionuese, ku arti dhe kultura bashkuan zemrat e dy popujve! Le të sjellim në vëmëndje n𝐣𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐞̈𝐦𝐣𝐞 𝐦𝐚𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐞𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐞 𝟏𝟑-𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐨𝐥𝐜𝐀𝐥𝐟𝐞𝐬𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢!  Ky Festival, ishte  një bashkëpunim i Ambasadës, Qendrës Kërkimore për Këndimin Grek dhe Komunitetit Shqiptar në Greqi, u shndërrua në një festë të vërtetë të trashëgimisë sonë kulturore që sollën emocione të papërshkrueshme në skenën e Amfiteatrit “Mikis Theodorakis”.Së bashku me grupet popullore greke, artistët krijuan një atmosferë unike me muzikën dhe veshjet tradicionale, duke dhuruar një spektakël që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut shqiptar e grek. Ky festival dëshmoi edhe njëherë fuqinë e jashtëzakonshme të kulturës tone.“𝐀𝐫𝐭𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐧𝐣𝐞𝐡 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐣 𝐟𝐢𝐳𝐢𝐤𝐞̈, 𝐚𝐢 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐭. Këto aktivitete popullore shërbejnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve dhe ruajtjen e identitetit tonë të përbashkët. Ky është grupi “Malli i Mërgimtarit”Patra Greqi!.Ju urojmë jetëgjatësi dhe ju këndoftë zemra! Dhe duke e përmbyllur më duket sikur ushton nga larg e vjen si një jehonë  "Amaneti" Këngaaaa mooooore Këngaaa” !!! SUKSESE GRUPIT !!!