Sot më, 25 korrik 2026 isha i ftuar për
të marrë pjesë në
festën "Dita e Këngës Pilurjote", në Pilurin magjepës të bukur
e piktotesk, ku përjetova një kënaqësi
të veçantë, jo vetëm nga mikpritja pilurjote, por edhe nga organizimi dhe
programi i pasur për realizimin e asaj feste aq të bukur. Në emër te Fterrës e komunitetit
fterjot, Kuvendit të fterjoteve në Tiranë, shoqatës “Fterra” dhe botuesve të
gazetes “Fterra jonë”, përshëndeta organizatorët e festës z.Kristo e Aleksandër Çipa dhe të pranishmit
në atë event të bukur e mbreslënës. Pas realizimit të pjesës së parë te
drejtuar me kopetencë dhe oratorinë e
bukur të tij, nga moderatori i talentuar, Kryetari i Unionit të Gazetarëve të
Shqiperisë, pilurjoti i nderuar z.Aleksandër Çipa, festa vazhdoi me drekën e
pasur tradicionale nën hijen e rrapit të bukur në qendër të fshatit, ku buçiti
dhe buroi kënga polifonike pilurjote me tekstet e bukura e të pa arrira të
penë-artit e mendje-lartit, të pavdekshmit Lefter Çipa. E veçanta e asaj feste ishte pjesmarrja e
këngetarëve të shquar të grupit polifonik "Bejka e Bardhe", sikurse
ishin marrëset brilante të këngës, motrat Katina e Ermioni Mërkuri, Polo Çipa,
Milto Gjiçali, Kristo Çipa e shumë të tjerë.
Midis te tjerash ju shpreha dhe ju
thashë se; Këtu në Pilur nuk këndojnë vetëm këngetarët e shquar të grupit
polifonik në vite, por këndojnë të
gjithë pilurjotët, burra e gra dhe të rinjtë, sepse pilurjotët këngën e kanë në
gen dhe brënda shpirtit të tyre. Në Pilur këndojnë jo vetëm njerzit, por
këndojnë edhe gurët. Përfundimisht kaluam dhe përjetuam një ditë shumë të bukur
e të veçantë. Faleminderit shumë të dashur e të nderuar Kriso e Sandri për
ftesën, faleminderit shumë të gjithë pjesmarrësve për mikpritjen e tyre.. Ja edhe dhurata ime e thjeshtë me vargje shkrojur e
dërguar organizatorëve të atij eventi të bukur, z.Kristo e Aleksandër Çipa tre
ditë përpara festës, ku fatmirësisht isha i ftuar dhe i pranishëm.
O Pilur o fshat i lashtë, me një histori të madhe,
Pse më dukesh kaq i dashur, lule mali midis malesh.
Buzë malit e sipër detit, të ngritën banorët e parë,
Ata stërgjyshët e vjetër, aqë puntorë e aq bujarë.
Fis e farë nga lashtësia, pasardhës të Kaonisë,
Mbi këto brigje e maja, mbi ktë
fron të Perëndisë
Mijëra vite kanë rrjedhur deri në ditët e sotme,
Shumë breza kane lind e vdekur, që ky fshat të mbijetonte.
Në luftra ka rrjedhur gjaku
Për ti mbrojtur këto troje
Me gjak u vadit zambaku
Që si fshat të lulëzoje.
Fshati juaj me tradita, patriote e atdhetare,
Me vajza e djem petrita, luftëtare dhe këngëtar.
Si në luftra dhe në paqe, kënga
juaj ka buruar,
Shumë grupe polifonike
qindra këngë kanë kënduar.
Si bylbylat në Vanovë
Që këndojnë ditë e natë
Barinjtë nga gjumi i zgjojnë
Me meloditë e zërin brilant.
O sa bukur që këndojnë, lum kush i ka dëgjuar,
Këngët e tyre s'mbarojnë,
Burojnë si ujët në krua.
Po ato fjalë e ato vargje,
Vallë kush i paska shkruar,
Ajo mëndje e ajo dorë
Qofshin përjetë të bekuar.
Ti moj Nëna pilurjote, që ke lindur aq poetë,
Do kujtohesh jete e mote, si
këtu dhe në atë jetë.
Midis kaq shumë poetëve,
Bashkë me ta dhe këngëtarët,
Do jetojë në jetë të jetëve,
Lefter Çipa mëndje lartë.
Ajo mëndja e pena jote,
Ai frymëzim i rrallë, nuk kanë patur kurrë shoqe,
Ndaj jetojnë e janë gjallë.
Sa shumë vargje e sa këngë,
U derdhën nga shpirti jot,
Peshojnë si mal i rëndë, o bylbyli pilurjot.
Pilurjotë e pilurjote dhe ju gjithë sa jeni mbledhur,
Kthejeni kokën nga lisat, se po vjen Ylberi i derdhur.
Eshtë shpirti i Lefterit, veshur me kostum të bardhë,
Veshur me ngjya ylberi, e po kendon Bejken e Bardhe.
Eja Lefter penë - arti,
Eja nën hijen e rrapit,
Siç vije kur ishe gjallë, se këtu e lije vrapin.
Pa shiko sa festë të madhe, po
feston Piluri jot,
Për ty erdhem kësaj radhe,
Dhe për këngë po dhe ca lotë...
Shiko sa shumë miq e shokë,
Janë ngjitur sot në Pilur
Sa nuk numrohen dotë,
Ktheje kokën pak nga skena,
Sa shumë grupe e këngetarë,
Për këta të shkrojti pena,
Ndaj dhe sot për ty kanë ardhë.
Me atë shkopin në dorë,
Ngjitu pak avash-avash,
Nje për një ti perqafosh,
Që ta çmallësh atë mall.
Po na thuaj dhe dy fjalë,
Si të duket festa sot,
Apo do këndosh dy radhë,
Që të bësh iso me shokë.
Atje tek varri do kthehesh,
Po fli i qetë, pa merak,
Se veprën tënde krijuese,
E ke mbjellë e lënë pas.
Ke lënë Kriston vëlla xhanin,
Që si ndalet pena kurrë,
Shkruan poezi e vargje,
Mjeshtër në këngët që thur.
Edhe djali jot i mençur,
Aleksandri fjalë - flori,
Po e vazhdon rrugën tënde,
Me penë e me poezi.
Po edhe me tej akoma,
Nipi jot talent i rrallë,
Akri, shkruan libra e romane,
Poezinë kurrë se ka ndalë
Ja kështu Lefter i dashur,
Dardha bie nën dardhë,
Trungu jot vazhdon i qasur,
Kështu ngeltë vite me radhë.
Fisi e familja jote,
Janë vrtetë një Dinasti,
Kështu qofshi jetë e mote, bekim në përjetësi.