Në gjysmën e dytë të shek 20,
kënga labe eshtë regjistruar si një dukuri folklorike më shumë sesa shumë
dukuri të tjera të jetës kulturore dhe artistike të kësaj krahine duke o bërë
çdo fshat e çdo grup. Ka disa arsye por unë nuk do merem me këta faktorë,thjeshtë
dua të evidentoj këngën e Bënçës, si fenomen kulturor nga më masivet dhe
procesin evolues të këngës Bënçore.. Sivjet në këtë verë festojnë 60 vjetorin
dy nga grupet polifonike më të mira,grupi i Pilurit Vlorë dhe grupu i Bënçës
Tepelenë,gjej rastin ti uroj edhe mijra vjet kënga e tyre..Lind pyetja? Kush i
formojë, pse u ritën kaq shumë në performancën e tyre, ishte koha, ishte indiviti,
ishte rastësia, apo kënga do bëhej fenomen edhe pa këto kushte dhe faktorë..
Kënga e grupit të Bënçës
ishtë fenomen i personalizuar,pa dyshim mbi një supstrat po kaq të hershëm,por
që e ngriti në nivele kaq të harira si nga, melodia, nota apo harmonia,a vokali kompaktsia dhe tekstet, ishte faktori indivit
dhe këtu e kam fjalën për këngëtarin, krijuesin dhe interpretuesin, njeriun që
ska të dytë për nga dashuria për këtë këngë, gjeneralin,artistin e popullit
Golik Jaupi,që me vullnetin, sigurinë,pasjonin dhe sakrificën e tij ai vazhdon
të jetë po kaq i përkushtuar dhe cilësisht edhe sot.Po kaq i rëndësishëm ështe
edhe kontributi i shumë antarëve të grupit në këto gjashtë dekada. Respekt për
ata që nuk jetojnë dhe mirnjohje për ata që janë dhe kontibojnë në këtë grup,si
kthyes,hedhës dhe isot. Por si këndon Bënça?si ka kënduar dikur? si u ndryshua
kjo këngë dhe si është ajo sot.. Sigurisht kënga ka ardhur duke u evoluar, nga
më të thjeshtat deri tëk të përbërat. Nga kënga e shtruar, me tona të ulëta tek
kënga me ritën me tone mesatar, e deri tek këngët duet me nota të larta,më
refrene të gjata dhe rimikë dinamike.. Ka nisur me këngët e shtruara,një varg e
gjysëm me iso të gjata Psh,
Bënça përbi Tepelenë,
O shokë more.
Apo,
Bilbil natë e ditë
Ti ligjërove
Kur erdhi pranvera
Pse pushove pse...
Në vitet 70 kënga e Bënçës
bëri kapëcimin e parë, nga këngë e shtruar në këngë me ritëm,me katër vargje
dhe me refren.Më pas kësaj forme të re ju shtua edhe elementi duet,një strof
njëri një strof tjetri. Kulmin evolimi i këngës hariti në duetin e Golikut me
Paron me këngën.
Bij çobanës neve jemi
Dhën e dhi kullotur kemi...
Ku kënga ndahet në mes
solistave, Golikut dhe Paros,një marje dhe refren vajza dhe një marje dhe
refren djali.Akoma më shumë evolimi erdhi në këngën
70 vjeç mbushe vërtet
Por për ne qëdron 20
Se ke marksizmin në gjak
Jeta me popull stë plak...
Në këtë këngë vargjet ndahen
mes njërit marës dhe marsit tjetër. Këtu dueti bëhet më i fuqishëm më i fortë
emocionalist dhe më profesional. Ky duet nuk ishte realizuar deri athere në asnjë
format muzikor të këngës popullore. Kulmin kënga Bënçore e harrin në 1983 me
një këngë emblemë për udheheqsin e kohës
Kënga ka brenda një marje, dmth
duet dy vargje Goliku dy Paro, refrenin e parë, një shtrirje me nota të gjata
me ison dhe refreni i dytë duke e bërë këngën një orkestër polifonike...Kënga e
Bënçës i ka brenda të gjitha llojet e melodive,ka këngë epike, këngë lirike, këngë
trimërie, këngë dedikuse etj. Ja këngët epike psh.
Shqipëri syri dyfekut
Shkele në rugë të rënda
Udhë të pa shkela kurrë
Po s,të shkau kurë këmba.
Apo:
Ngreu moj evrope shpresës
Ti japsh besë vëndit të besës
Se na le në mes të presës
Ngreu mjalto lulen e
vesës..dhe shumë këngë të tjera..Po kaq të bukura si nga melodia dhe nga teksti
janë këngë lirike psh.
Te kumbulla dëndëshore
Vjen milorja pikalore
Sa kësh mjel qyqe cangadhe
Sikur fjeta në të madhe
Tjetër këngë lirek me vargje brilante
eshtë:
Mos e mbush lule xhybenë
Se lanë shkretë kopenë
Mjeri për gërshetat degë
I shkreti për faqet shegë....
Po kaq të bukura dhe
emocionale janë këngët e trimërisë ..të kënduara për heronjtë e Tepelenës, psh.
Si kënga e Xheladin Beqirit,
Xheladin o trim i rrallë
Syn s shotës keshe mar
Shtatin lis t Këndrevices
Gjoksin e Azem galicës
Kënga e Mustafa Matohitit
Ç,pan lulet që u mbështenë
Bilbilat këngën e prenë
Labet logatet i ngrenë
Se këndojnë Mareglenë...
Ose këngs për Abas Shehut.
Moj lëndina mbi pallçije
Kuror përmbi Tepelenë
Gjoksi yt me 300 yje
Tok me ta dhe Abas Shenë.
Një vlerë të veçantë kanë
këngët dedikuse si për krahina apo qytete.Psh kënga lapidar. Tepelena
tepelena..
Ku zë e xhindoset era
Kush i ka fjalët të prera
Ku ndahen honet e thella
Ku lan syt me vjos
kështjella...
Apo tjetra..
Labëri larë në hënë
E stërrallta maj e rrënjë
Labërri zonja qesqine
Shkrepet fole gjeraqinë...etj
Gjithashtu kënga për krahinën
heroike të Kurveleshit
Këtu majat s,quhen maja
Për mbi ta jan bijte e saja
Këtu hordhit e mëdhaja
Hyjnë bejka e dalin llaja...
Lrika e Bënçës ishte po kaq e
bukur melodjoze dhe metaforike sa dhe epika apo këngët dedikuse, por u binte
shkëlqimi para vargjeve ritmike me rimë të puthitur dhe emocionale të moralit
kohor.
Moj thëllëz moj gryk zënë
Me flokët ngjyer në tëndë
Ç,ke që më shkon nën tënd
Me çap termet tunde vënd
Përballë meraforës
Moj maje e malit me borë
Që s,qase re në sinor
Emri yt gëzim lirie
Lule në ç,do buzë fëmije..
Edhe sot kënga e Bënçës
vazhdon të jetë në këngët e dashura dhe të preferuara për polifonët,edhe sot
ajo përfaqsohet mirë nëpër evente,festivale dhe koncerte brënda dhe jashtë
vëndit në mënyrë dinjitoze,ajo është duartrokitur dhe kështu e urojnë edhe në
dekadat që vijnë...Goliku si gjithmonë e ka emrin,Golik në mal e në këngë,a.ai
ka fuqinë,cilësinë dhe dashurinë për të kënduar dhe shumë dekada plot shëndet dhe
pasjon për këtë këngë për Bënçën dhe emrin e saj që e njohu dhe njihet si Bënça
e këngës ..