Prolog festival, avaze fyelli nga Gjormi. Hair Aliaj, një nga instrumentistët e grupit me fyej, dyjare e zeje të grupit përfaqësues të Vlorës në FFK Gjirokastër 1988, përgatitur nga "Artisti i Merituar", Haxhi Dalipi, "Mjeshtër i Madh", gjatë përgatitjes për festivalin e Kotës. Prej më shumë se tri dekada emigrant në Itali, ardhur enkas për t'ju bashkuar grupit të vendlindjes, Gjormit, për pjesëmarrje në Edicionin e IV të " Festivalit Folklorik të Bashkisë Selenicë" i cili do të mbahet në Kotë, datat 07. 08. 09 Gusht 2026.