Dëshmori Cane Shaqo Bega
Dëshmorët janë vetë
krenaria jonë kombëtare! Ata janë këtu
bashkë me ne. Ata janë vetë liria jonë! E’h sa e gjatë na duket rruga për të
ardhur tek ju! Le të ndalemi pak tek akti sublim i dëshmorit Cane Bega. Rruga
nga Nivica në drejtim të Luadhit e pastaj në atë rrëpirë, shteg të ngushtë
dhishë, drejtë pyllit, në ato bokërima
stërralli, për në zarrel drejtë
fshatit Vërmik. Ecim gjunjë këputur deri tek shtëpia e Rakip Bletës aty, ku ju
dha ndihma e parë dëshmorit Cane Bega.
Ndërhyrja ishte e menjëhershëme por, që
fatkeqësisht nuk mundi të mbi jetonte. Prita në pabesi, të ha! A’h plumb i pa besë! Edhe pse plumbi i parë
kapi në zemerek të pisqollës që mbante Canja me vete, dhe për momentin ja
devijoi drejtimin, dhe mundi ta shpojë vetëm në ijë, ai me shkathtësinë e tij
mundi ta nxjerë atë nga kllëfi, por pa mundur të shtjerë pasi një plunmb i dytë
e kishte mbërthyer në nofull për ta rrëzuar atë lis në tokë, se ju e dini që
lisi nuk këputet me një të rënë. Misioni ishte i madh Vlore-Gjirokastër. Letra
duhej çuar!.Nuk di ç’farë u bë me letrën por ajo su gjënd kurrë! Canja e kishte dhënë fjalën, o e dorzoj në
destinacion o jap jetën! Fatkeqësisht
mbriti atë që nuk dëshironte! Grupi I ballistëve kur e pa të shtrirë në tokë u
thye drejt Ramicës, aty do të binin në përpjekje me çetat e Hysni Kapos ku dhe
do të gjenin fundin e tyre. Kuja do të përhapej shpejt. Gjëma ishte e madhe.
Populli do ta përcillte në ligjërime. Në Bletaj përmbi Vërmik/Cane Bega ra në
pritë! Cane Shaqo Bega lindi në Nivicë
të Kurveleshit në një familje të thjeshtë u rrit me edukatë dhe frymë patriotike.
Të parët e tij, baba Shaqo dhe gjyshi i tij Alem Bega kishin marrë pjesë me
armë në dorë në luftimet kundër pushtuesve osmanllinj në vitet 1880 - 1908.
Gjithashtu në vitin 1912 në shpalljen e panvarsisë deri në vitet 1914 kundër
çetave andarte, voroepirote. Pak vite të klasave fillore i kreu në vëndlindje
në Nivicë. Ishin një familje e madhe dhe varfëria kishte pllakosur kudo, ndaj u
detyrua të punonte aty në fshat për të siguruar bukën e gojës. Rropatej duke
punuar ato pak toka dhe tu shërbente bagëtive si të vetmet burime ushqimi. Në
vitin 1935 do të kryente shërbimin e detyruar ushtarak dhe këtë për një
periudhe kohore prej dy vjetësh. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak ai do të
punonte në Tiranë në ndërmarjen e ndërtimit së bashku me disa bashkëffshatarë
të tij Niviciotë. Pushtimi më, 7 prill 1939 nga okupatorët fashistë italianë,
Canen do ta gjente në Tiranë. Në keto ditë të rënda të pushtimit, Cania bashkë
me dy shokët e tij bashkëfshatarë, Xhule Memishahu dhe Bejo Bresho mundën të
siguronin nga një armë dhe u rreshtuan të gatshëm, për të luftuar kundër
forcave fashiste italiane. Armët nuk ishin në gjëndje pune, ishin të sabotuara,
të ndodhur në këto rrethana ata krah forcave për çlirim, mundën sëish tja
rrembenin armët armikut! Në këto ditë
brënda në Tiranë u perfshi aktivisht kundër agresionit fashist i cili tashmë
kishte pushtuar vëndin tonë. Të
dëshpëruar dhe të hidhëruar jashtë mase, që të tre u kthyen drejt vëndlindjes
së tyre në Nivicë. Te mbushur me urrejtje ata u trgonin bashkëmoshatarëve të
tyre se duhet të bashkoheshin në luftë për çlirim! Të siguronin armë dhe të bashkoheshin për një
qëllim, çlirimin e vëndit nga okupatori dhe zgjedha e shtypjes. Gjëndja e rëndë
e luftës, përfshiu edhe fshatin Nivicë të Kurveleshit. Në vitet 1940-1941 do të
shtrihej fronti i luftës Italo - Greke. Duke parë rrethanat e luftës Cania që
nga viti 1942 shtëpinë e tij e ktheu në një bazë e strehë të sigurtë për
lëvizjen e luftës nacional - çlirimtare nga ku shihej edhe mundësia për fitoren
e lirisë. Në muajt e parë të vitit 1942 njësitë dhe çetat e para partizane
gjetën strehë dhe bazë të sigurtë në shtëpinë e Cane Bega, ku nuk ngeli pa u perfshirë as vëllai i tij
Hysniu familja si dhe cdo familje tjetër
Niviciote e më gjerë. Hysniu
ishte një luftëtar i zoti dhe drejtus operacional, ishte i shkolluar. Ai ishte komisar kompanie në brigadën e
gjashtë sulmuse. Cania nga ana e tij siguronte armatime veshmbathje dhe ushqime
të cilat mblidheshin në bazë, në shtëpinë e tij dhe pastaj shpërndaheshin në
njësitet partizane në teritor, në zonën e parë operative Vlorë- Tepelenë-
Gjirokastër. Në gusht të vitit 1943 ishte rreshtuar partizan në çetën e “Avni
Rustemit.” Mori pjesë në luftimet e Libohovës si edhe në rrethimin e Grehotit
ku ndodheshin forcat italiane në shtator te vitit 1943. Mbas kapitullimit të
italisë fashiste duke qënë se ishte vetë i dytë vëlla në luftë në batalionin
“Asim Zeneli”, Cania kërkon leje për tu kthyer pranë familjes për
ti ardhur sadopak në ndihmë, pasi gjëndja ekonomioke ishte tepër e vështirë.
Pas disa kohë qëndrimi në fshat, ai merr një detyrë të rëndësishme në rolin e
korjerit dhe dërgohet në Vlorë. Ai shoqërohej edhe nga Aqif Kapo Bega. Misioni
ishte Vlorë - Gjirokastër . Para
ngarkimit të misionit, Cania do të angazhohej edhe në luftën e Drashovicës ku
edhe ketu aftësitë e tij ishin për tu vlerësuar. Rruga ishte e gjatë dhe plot të papritura.
Duhej vigjilencë. Cania kurrë nuk e kishte menduar se aty do t’i ndodhte edhe
tragjedia e jetës së tij. Një plumb i pa
besë ja ndërpreu ëndërrat në tetorin e vitit 1943. Shtëpia e tij ngeli bazë e
rëndësishme e luftës, në Nivicë të
Kurveleshit, Tepelenë. Cane Shaqo Bega me vendim nr. 74 dt. 1 gusht 1985 është
shpallur dëshmor i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, një vendim i
merituar, por i vonuar nga pengesa të
stisura e dashakeqe. Për këtë aktivitet, trimëri e besnikëri ndaj luftës e
atdheut është dekoruar me urdhëra dhe medalje të Presidiumit të Kuvëndit
Popullor. Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe, që vdekjes i jep kuptim,
përjetësisë rrënjë! I përjetshëm kujtimi dhe vepra juaj Cane Shaqo Bega!