loader
Loading...

Këto nëna të urta, të dashura e fisnike, të fiksuara rastësisht në këtë fotografi, përfaqësojnë breza të tërë grash kallaratase. Nënat kallaratase me punë, durim dhe sakrifica të pafundme, mbajtën familjet, rritën e arsimuan fëmijët dhe përcollën vlera të çmuara: ndershmërinë, dashurinë për familjen, respektin për punën dhe lidhjen me vendlindjen. Ato nuk kërkuan lavdi apo shpërblim, por dhanë gjithçka me zemër dhe dinjitet. Edhe pse shumë prej tyre nuk janë më mes nesh, kujtimi i tyre jeton në familjet e tyre, në fëmijët që rritën dhe në gjurmët e mira që lanë pas. Jetë të gjatë nënave që kemi pranë dhe mirënjohje të përjetshme për ato që janë ndarë nga jeta! Qofshin të paharruara të gjitha nënat kallaratase! (Në foto: Nga e majta: Velide Rjepaj, Nasube Goxhaj, Venetike Xhaferaj, Xhiko Gjonbrataj)