Në shekuj krahina jonë e të gjitha
fshatrat e Kurveleshit kanë nxjerrë burra që i kanë dhënë emër trimërie,
krenarie, fisnikërie, fshatit e krahinës tonë legjendare! Unë do shkruaj për
rreth tetëdhjetë vitet e fundit për djemtë që u lindën e rritën në Golëm të
Kurveleshit, për ata që nderuan e përcollën në shoqëri vlera dituri e krenari
në fusha të ndryshme të jetës.Nuk jam I përkryer, këto jaë thjesht mendime te
miat personale, ndaj të më mirkuptojnë lexuesit që me komentet e tyre mund të
shtojnë apo te sygerojnë mendimet e tyre
për të dale një tablo më e qartë. Shkencëtari Golëmas që i shtoi krenarinë e i
lartësoi emrin e të gjitha kohëve Ai që nderoi Golemin Kurveleshin e gjithë
Shqipërinë ishte Bilal Golemi! Shkencëtari Biolog me famë botërore duke shpikur
pesë gjashtë lloje vaksinash për blegtorinë të cilat më vonë u modifikuan e
përpunuan edhe për njeriun. Ai ishte i njohur atje ku kreu studimet në Stamboll
e më vonë në Francë mbaroi doktorraturën. U kthye në Shqipëri dhe hodhi hapin e
parë të shërbimit veterinar duke dërguar 40 djem në shkollë në Itali për tu
bërë pishtarët e parë dhe shenjtorët e veterinarisë Shqiptare. Një ndër këta
dyzet shenjtorët e parë të veterinarisë Shqipëtare ishte edhe Memisha Zigur
Hysaj nga Golemi i cili punoi shumë vite si mjek veteriner e më vonë në
përmirësimin racor të kuajve por në monizëm edhe pse me universitet në Itali e
lanë çoban mbasi ishte në krahun e nacionalistëve. Golemi ka patur tridhjetë e
tetë mjekë e mjeke të shpërndarë në të gjithë vëndin po kryesisht Gjirokastër,
Tiranë, Fier e kudo në Shqipëri. Kirurgia e parë grua në Shqipëri e studiuar në
Rusi ishte Golemasja Rushen Golemi. Bijë nga fis i mirë. Në demokraci u zgjodh
Deputete e Parisë Demokratike në vitin 1992 dhe në 1996 duke i parë këta
çakejtë se ç'rrugë morën nuk pranoi dhe u largua fare nga politika! Për
krahinën tonë punoi e kontribuoi me përkushtim Doktorr Sali Leskaj një emër i
pastër që nuk la shtëpi të Kurveleshit pa futur e pa shërbyer ditën e natën një
emër që e njeh mirë i gjithë Kurveleshi . Një emër tjetër i madh dhe me shumë
vlera humane ishte edhe Selam Shkurti I cili punoi për shumë vite në spitalin e
Gjirokastrës e më vonë në Tiranë . Selami ishte një emër i rrallë ai kur e
mirrte vesh se një I sëmurë ishte nga Kurveleshi bënte përpjekje maksimale duke
ndërhyrë tek mjekët e tjerë specialistë . Dashuria dhe respekti që kishte për
vënd lindjen ishin të pa krahasueshme! Në fushën e letërsisë Golemi ka listë të
gjatë djem e vajzash të cilët nuk mund ti shkruaj të gjithë por penën e tyre
kanë ngritur lart vlerat e Golemit të Kurveleshit e të Shqipërisë. Ka me
dhjetëra e qindra botime nga Golëmas si Romane, Tregime Skica, Poema e poezi.
Njeriu që një jetë nuk pushoi e vazhdon akoma edhe më një moshë madhore është
Avdulla Kënaçi . Avdullahu që djalë i ri punoi mësues letërsie në Golem, pastaj
Gazetar në Gazetën Pararoja të Gjirokastrës e më vonë në Zërin e Popullit
shkroi e nuk pushoi dhe vazhdon e shkruan reportazhe skica tregime për ditë
edhe pse larg e i mërguar në Kanada. Në fushën e Historisë Dr.Belul Korkuti,
mësuesi I historisë në Gjimnazin Hoxha Tahsin në Sarandë vite e vite të tëra,
më vonë kaloi kryeredaktor i shumë gazetave locale, ndërsa me prishjen e
sistemit emigroi në Greqi ku edhe ka botuar disa libra historikë për vëndlindje
e për gjithë Shqipërinë! Në fushën e bujqësisë Golemi ka shumë djem e vajza
agronomë të përkushtuar, është listë e gjatë por agronom i parë Golemas dhe me
emër të madh në Shqipëri ka qënë Beshir Nikolli. Ai ishte i apasionuar në
bujqësi dhe kontribuoi si drejtor fermash në Llakatund të Vlorës në Xhaf Zotaj
në Levan e më vonë ku mbylli edhe karrierën e tij, aty ku doli në pension në fermën e Delvinë Stiar
Bajkaj i cili projektoi dhe mbolli me portokalle plantacionet e Stiarit të
Bajke e shumë ullishte në të gjithë hapësirën ku punoi si drejtor. Në
administratë Golemi ka patur shumë djem e vajza por deri në rang zv.ministrash
ose sekretarë ministrie si Ylli Bizhga, zv.ministër shëndetësie, sekretar në
ministrinë e mbrojtjes z.Ismet Isufi, sekretar në ministrinë e Bujqësisë
z.Manxhar Takaj, sekretare në ministrinë
e Brëndshme z.Minushe Layaj . Drejtor
drejtorie dhe më jetë gjati në ministrinë e mbrojtjes ka qënë z.Diftir Hysi, një burrë i rrallë i kudo ndodhur e me
një emër mbi ministrin. Në fushën e sportit kanë spikatur shumë djem por më
shumë në futboll. Ndeshjet e futbollit Golem - Progonat ishin kujtimet më të
bukura të krahinës tonë të rinisë tonë të cilat na lidhnin me njeri tjetrin po
nxirrnin edhe djem që loznin në kategorinë e parë. Nga Golemi sulmuesi i
Luftëtarit Seiti, Portieri i Luftëtarit Lamaj etj etj. Në mundje me emër
kombëtar e ndërkombëtar ka qenë Suvorof Nikolli I cili në peshën e tij nuk
njohu humbje kurrë. Në boks po me emër të madh ka qënë A. Golemi. Estrada e
Golemit ka qënë nga estradat më të mira e me emër të dëgjuar. Ajo kishte aktorë
të mëdhenj të lindur me plot humor dhe si regjisori i parë i saja ishte biri
Kurveleshas aktor në estradën e Gjirokastrës i miri Izet Matuka nga Nivica . Ku nuk u dëgjua emri i estradës
së Golemit ku nuk ka vajtur e ku s'ka lënë nam estrada jonë, nga aktorët e parë
kanë qënë Qani Bizhga, Arun Lazaj,
Myrdar Stroka, Teki Rroshi etj. Më vonë
ku dhe estrada mori emër të madh kanë qenë aktorë kalibri e më të kualifikuar
Hodo Banushi, Begë Demaj, Abas
Goxhaj, Lule Korkuti, Petrit Leskaj, Janullë Hadëri, Leta Strokaj Dilaver
Layaj që fëmijë në klasën e pestë me estradën e rinisë si koferencier e
recitues më vonë edhe klarinetist i kësaj estrade e shumë e shumë bij e bija të
tjerë! Estrada e Golemit ishte e veçantë mbasi nuk punonte kurrë me skeçe nga
libri i estradës që botohej në ato vite por me numra skeçes e parodi të
shkruara nga vetë djemtë dhe vajzat Golëmase . Numri I estradës me titull
"Mbaje lartë e tire hollë” bëri emër në gjithë Shqipërinë dhe dha shfaqje
në shumë fshatra po edhe në shumë qytete të Shqipërisë si në Shkodër, Tiranë,
Fier, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë! Kudo vinte pritej e përcillej
me respekt të madh me lutjet ejani përsëri! Një punë të madhe në pasqyrimin
meditim dhe të informimit ka dhënë e jep i pa lodhuri Agron Mëhilli e Shqiponja
e maleve Kurvelesh me Altin Alikaj. Trojet tona jo vetëm të Golemit po të
gjithë Kurveleshit kanë nxjerrë djem e vajza të aftë të zotë në të gjitha
fushat e jetës por më tepër në artin ushtarak! Ka emra shumë e shumë ! Të më
falën që si kam përmëndur të gjithë po kaq mundesha në një artikull Dritë u a bëftë
zoti të gjithë ju që jetoni, të parajsës qofshin të gjithë ata që kanë ndërruar
jetë!