E kam dëgjuar këtë
këngë që në
vitet e para të rinisë time
të kahershëme dhe e këndonim në grup, të
gjithë në kor, djem e vajza. Edhe sot
më tingëllojne në vesh vargjet, “Tundu bejkë e bardhë tundu,
Natën me hënë duku”.
Kjo ishte kënga hit e kohës me termin e sotëm. Dhe këngët hit nuk
harrohen lehtë, ato ngelen gjatë në kujtesën e njerzëve. Kjo këngë u krijua në
vitin 1974 nga poeti i shquar i polifonisë labe, Lefter Çipa, dhe u interpretua
për herë të parë nga grupi legjendar i Pilurit në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.
Lefter Çipa (Pilur, 14 -2- 1942 – 18 -2- 2021 poeti i Labërisë.). Në vargjet
“Tundu, bejke e bardhë tundu”, autori
përdor figurën e Bejkës së bardhë si një simbol të natyrës së bukur dhe të
gjallë. Me “tundu” ai sikur i drejtohet malit, pemës ose peizazhit që lëviz nga
era dhe kërkon të përcjellë: bukurinë dhe hijeshinë e natyrës, gjallërinë dhe lëvizjen e saj, një ndjenjë malli, dashurie dhe krenarie për
vëndlindjen, lidhjen e fortë të njeriut me malet dhe vëndin e tij. Pra, vargu
nuk duhet kuptuar vetëm fjalë për fjalë. “Bejka e bardhë” bëhet një figurë
poetike, përmes së cilës autori i jep natyrës jetë dhe emocion. Pra, bëhet
fjalë për Lefter Çipën, poetin dhe këngëtarin e njohur të Labërisë. Tek vargjet “Tundu, bejkë e bardhë tundu”, Lefter
Çipa përdor Bejken e bardhë si një figurë
poetike të natyrës së Labërisë. “Tundu” nuk është thjesht një thirrje
për lëvizje, ajo shpreh gjallërinë, bukurinë dhe emocionin që ngjall
vëndlindja. Në thelb, autori kërkon të përcjellë, mallin për vëndin e tij, dashurinë
për natyrën dhe malet e Labërisë,
bukurinë e peizazhit, që duket sikur merr jetë, një ndjenjë krenarie dhe
përkatësie ndaj vendlindjes. Është një mënyrë shumë karakteristike e Lefter
Çipës për ta kthyer natyrën në një bashkëbiseduese të gjallë të njeriut. Ai
është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm
modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin
e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.
Është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat me më të lartën “Nderi i
Kombit”. Ja disa nga librat e botuara nga Lefter Çipa.
“Bejke e Bardhë” - (1976);
"Shqipëri moj ballëhapur" - (1980);
“Dheun tim përsipër marr” - (1989);
“Bilbilat e vendit tim” - (1990),
“Polifonia dhe vjershërimi i polifonisë” - (1994);
“Bilbili që këndon vetëm” - (1999);
“Për Kosovën prapë do ngrihem” - (1999);
Tre vëllime në vitet 1993-94-95 “Kënga që tret lotin”,
"Këngët e Akroqeranit" - (2002)
"Kënga që tret lotin" - (2002)
"Këngët e Ruzanës" - (2004)
"Flet princi i polifonisë Lefter Çipa" - (2007)
"Engjëj të polifonisë" - (2009)
"Princi i dashurisë" - (2010)
"Vij nga drita" - (2014)
"Këngët e atdheut tim" - (2014)
"Ëndrra nëpër duar" - (2017)
"Ju dua si malli i zemrës : vjershërim shpirtëror për
polifonët dhe vendin tim, Pilur" - (2018)
Po si dhe kur u krijua
festivali netët e bejkës së bardhë? Netët e Bejkës së Bardhë është një
festival i njohur i polifonisë labçe- vënçe
që u krijua në qershor të vitit 2021 në fshatin Pilur të Himarës.
"Bejka e bardhë" u shndërrua në një emblemë të shpirtit, vuajtjes,
bukurisë dhe këngës burimore të Labërisë. Për të nderuar këtë trashëgimi të
vyer dhe vetë poetin Lefter Çipa, komuniteti artistik dhe familjarët e tij (si
poeti Kristo Çipa në veçanti) organizuan për herë të parë festivalin në sheshin
e Pilurit, duke e kthyer në një ngjarje të përvitshme kushtuar polifonisë labçe
vënçe. Emri dhe fryma e këtij festivali vijnë nga kënga e mrekullueshme
polifonike "Tundu Bejkë e bardhë tundu".dhe u titullua “Netët e Bejkës së
Bardhë” Ja si do ta pershkruante
Kristo Çipa, poeti që i jep jetë edhe sot në të shtatin festival radhazi.!
“Nëse imagjinata do të lëshohej frezgjidhur për të kërkuar në prehistori
ditëlindjen dhe vendlindjen e këngës vëndçe shumëzërëshe polifonike, nuk besoj
se do të gjente vënd më orgjinal dhe njëkohësisht romantik e mistik se Piluri
dhe sheshi i tij në formë patkoi, që ashtu natyrshëm në përkarshiatjen ndaj
detit dhe Çikës flet me këngë legjendën e marrjes së kësaj kënge nga Zeusi. Por
edhe në mos qoftë e besueshme legjenda, natyra e papërsëritshme, temperamenti,
diversiteti dhe etja zhuritëse për të thënë gjithëçka me tingujt harmonik të
perëndishëm të këngës fosforinë të bëjnë të besosh se kjo mrekulli ka ndodhur
aty në Pilur dhe vazhdon në përditshmëri e përjetësi të kompozojë hallet e
shpirtit dhe kohës në pesë- gjashtë zërave që dëgjohen me ëndje e vëmëndje por
nuk mund të shkruhen në asnjë pentagram.” Po
le të ndalemi tek edicioni i shtatë i këtij eventi, larmishmërinë
dhe risitë që solli ky festival më hollësisht. Nata e parë 11- Shtator! Ora 18-
Parakalimi i kostumeve tradicionale sipas grupeve të këngës. Ora 18.15- Himni
kombëtar dhe fjalimet përshëndetës. Ora19- Nis konkurimi. Grupi “ Pavarsia”
Vlorë, Grupi “ Gjergj Arjaniti” Mallakastër, Grupi “ Djemtë e Bogonicës”. Grupi
“ Tradita labe” Tepelenë, Elegji logatje-Elisabeta Gjoka, Fyell- Sofo Daupaj
–Tragjas, Grupi i fshatit Vajzë, Grupi “ Jehona Zagorite”, Grupi i Bolenës,
Grupi i Himarës, Elegji logatje Myrvete Beqaj, duke vazhduar me grupet
përshëndetës të natës së pare të
Festivalit, Rajmonda Aleksi-aktorja shqiptare rezidente në Janinë, Asambli i
valleve “ Krahu i Shqiponjës”. Nata e dytë 12- Shtator 2026. Ora 18- Parakalim
i kostumeve tradicionale sipas grupeve të këngës,.Ora 18.15- Himni kombëtar dhe
përshëndetjet. Ora 19- Nis konkurimi me, Grupi i Gumenicës, Grupi i Sarandës,
Grupi “Krojet e Velçës”, Grupi “ Thesaret Labe “Logatje-Nuredin Bendaj, Grupi “
Kaonët” Delvinë”,Grupet e të rinjve Gjorm-Vllahinë, Grupi “ Epirotët” Tepelenë,
Grupi i Bënçës duke vazhduar me grupet pershendetese, Asambli “ Bejkë e bardhë
“ Pilur, Asambli “ Shoqata shqiptare Bashkimi”- Zvicër, për ta përmbyllur me
ndarjen e çmimeve. Të shkruash
për këtë event do të duhej
një libër i tërë, por në pamundësi do të
ndalem vetëm në disa pika kulmore, duke shpresuar se lexuesi do të më
mirëkuptojë, jo se grupet e tjera nuk janë më
pak të rëndësishme, sepse pa to nuk do të kishte kuptim ky festival.Pë
to do të flasin vetë çmimet e merituara të dhëna nga
juria. Ansambli “ Bashkimi” nga Zvicra, shënon një moment kulmor në natën e
dytë të festivalit. Artistë të rinj që sollën si përshëndetje interpretime
elegante, me cilësi artistike, estetikë performimi dhe profesionalizëm. Vallet
dhe përpunimet koreografike të sjella prej tyre, nga perlat e koreografisë
shqiptare, ishin perla e këtij festivali. Gjithashtu dua të përmënd këtu edhe
një pjesë të këngës dedikuse nga grupi i
Bënçës në këtë festival, të cilët me patosin e tyre dhe zërat brilant, ata e sjellin
të gjallë poetin, aty në sheshin e gurtë
ne vëndlindjen e tij, në Pilurin historik.
Në sheshin me dritë
ylberi
Ngrihi se erdhi Lefteri
Dhe si për ta çimentuar këtë
pasuri që la mbrapa “Korifeu” i
këngës Labçe grupi vazhdon me tekstin e këngës si më poshtë!
Bejkë e bardhë e Lefter Çipës
Mbete simbol i traditës
Bejkë e bardhë,
pilurjote
Kuvend kënge vatra jote...!
Në përfundim të festivalit “ Netët e Bejkës bardhë” edicioni
i 7- të. Po ju pasqyrojmë edhe vlerësimet e Jurisë. Juria e ngritur për çmimin
e publikut në përbërje të cilës ishin, Vasillo Koka, Izmir Kapo, Delo. Isufi
Vlerësoi me çmimin e publikut grupin e këngës labe të
“Sarandës”
Juria profesionale me përbërje, Bardhosh Gaçe, Sejmen
Gjokoli, Kozma Billa
Vlerësoi me çmimin e parë “ Lefter Çipa” grupin e këngës së
Bënçës
Me çmimin e dytë “ Maliq Lila”, grupin e këngës “ Kaonët”
Delvinë
Me çmimin e tretë” Feti Brahimi” grupin e këngës Gumenicë.
Me çmimin special “ Muhamet Tartari” grupin e këngës “
Djemtë e Bogonicës”
Me çmimin special “ Haxhi Dalipi” grupin e të rinjve
Vllahinë
Me çmimin special “ Nertesi Asllani” grupin e valles Gjorm”
Me çmimin e karierës grupin” Thesaret labe
Me çminin e karierës grupin e fshatit Vajzë
Çmime individuale!
Marrësja më e mirë “ Dhimitër Varfi”-Myrvete Beqaj-Bolenë
Marrësi më i mirë “ Dhimitër Varfi”-Katina Beleri-Himarë
Marrësja më e mirë “ Erimioni Mërkuri”-Drita Bello-“ Jehona
Zagorite”
Kthyesi më i mirë “ Dervish Guma” -Sefer Gjika- grupi “
Pavarsia”
Kthyesi më i mirë”Qirjako Bala” - Mateo Alikaj , grupi i
Kuçit
Hedhësi më i mirë “ Leni Mërkuri”- Yzedin Sinaj , grupi “
Pavarsia”
Hedhësi më i mirë “ Vitori Mërkuri”-Ladi Sherraj - Vajzë
Ninulla më e mirë- Bejushe Barjamaj- Krojet e Velçës
Instrumentisti më i mirë Sofo Daupi - Tragjas!
Do ta përmbyllim këtu këtë shkrim me një “FALEMINDERIT” dhe mirënjohje të veçantë për Z, Kristo Çipa, “MJESHTER I MADH” dhe stafit të tij për realizimin e këtij eventi me kaq vlerë krahinore e kombëtare, në mbajtjen gjallë të historisë, kulturës dhe traditës. Mirënjohje, Ministrisë së kulturës, Bashkisë së Himarës për mbështetjen dhe faleminderit gjithë grupeve pjemarrëse, që me kostumet shumë ngjyrëshe dhe performacat e tyre i dhanë jetë e gjallëri këtij eventi. Falenderimi shkon edhe për jurinë e çmimit të publikut dhe atë profesionale, që me përkushtim dhe të vënë në vështirësi bënë të mundur ndarjen e çmimeve! Mirë u takofshim në eventin e radhës!