1.
Veiz Abazi është një poet që lëvron poezinë me frymë popullore, të
mbështetur fort në tabanin e pasur kulturor, gjuhësor dhe shpirtëror të trevës
së Kurveleshit. Poezia e tij buron nga një mjedis ku kënga, fjala e urtë,
gojëdhëna, zakonet dhe mënyra e veçantë e të shprehurit kanë qenë gjithmonë
pjesë e jetës së përditshme. Në këtë kuptim, poezia e kwtij autori nuk qëndron
e shkëputur nga tradita, por ushqehet prej saj dhe e sjell atë në një formë të
re poetike.Kurveleshi është një trevë e njohur për traditat e saj të pasura
kulturore dhe për kontributin që ka dhënë në letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Nga kjo zonë kanë dalë shumë zëra të njohur, të cilët kanë përcjellë në krijimtarinë
e tyre shpirtin e vendlindjes, dashurinë për njerëzit, natyrën, jetën dhe
kujtesën e brezave. Në këtë hapësirë kulturore dhe poetike bën pjesë edhe zëri
i veçantë i progonatasit Martin Cukallës, duke dëshmuar se nga kjo trevë
vazhdon të rrjedhë një traditë e gjallë krijuese.
Një nga karakteristikat më të dukshme të poetëve të kësaj treve është
lirizmi, i cili shpesh shoqërohet me një gjuhë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë
dhe pranë ligjërimit popullor. Kjo thjeshtësi nuk duhet parë si mungesë e mjeteve
artistike; përkundrazi, ajo është një zgjedhje që e afron poezinë me lexuesin
dhe i jep asaj natyrshmëri e ngrohtësi. Fjala poetike duket sikur vjen nga
biseda e përditshme, nga kënga e fshatit, nga gojëdhëna dhe nga kujtesa e
njerëzve.
2.
Edhe në poezinë e Veiz Abazit ndihet kjo lidhje e fortë me traditën
popullore. Ai nuk kërkon ta vështirësojë shprehjen poetike me një gjuhë të
stërholluar apo me metafora të largëta nga përvoja e lexuesit. Përkundrazi, ai
ndërton vargun mbi ndjenjën, ritmin dhe figuracionin e kuptueshëm. Kjo i jep
krijimtarisë së tij një karakter të afërt dhe komunikues.Në poezinë popullore
shqiptare, natyra nuk është thjesht një dekor ku vendoset ngjarja. Ajo është
pjesë e botës shpirtërore të njeriut. Zogu, kënga, mali, fshati, dritarja,
agimi dhe elemente të tjera të natyrës mund të shndërrohen në simbole të
dashurisë, mallit, shpresës dhe kujtesës. Pikërisht kjo marrëdhënie midis
njeriut dhe natyrës është një nga shtyllat e rëndësishme të lirizmit popullor.
3.
Është një poezi e shkurtër, me karakter liriko-romantik, e ndërtuar mbi
një skenë të thjeshtë natyrore.Dhe është kënga e zogut. Vajza në dritare dhe
lindja e dashurisë. Megjithëse përdor fjalor të thjeshtë, poezia ka disa
shtresa simbolike interesante, që do themi më poshtë.Por më solli në vete një
vegim i largët.
…
A i keni parë ndonjëherë vashat e jugut në mug, kur rinin penxhere?Nëse
ua ka zënë syri? -Po i kam parë. Eh aso kohe kur vinte vera dhe penxheret,
hapeshin kanat më kanat.Fshati mblidhej në muzg nga punët e stinës.Ato
ktheheshin gjithë potere e zhurmë. Pastaj hapnin kanatet .Shpresonin të
mërinte, aroma e cajit të malit.Por edhe sepse dicka kishin harruar.Ah po ishte
ajo shenja e bërë me dorë nga një djalosh, diku përtej…Ajo i gryente natëve dhe
po netëve mbetej pa përgjigje…
4.
Si duket edhe te këto vargje ,këngëtari, i paraqitur si zog, këndon
para se të agojë, ndërsa vajza pikaloshe dëgjon.Pra kënga është ajo që vjen
përmes së cilës dy zemra afrohen. Vargu: “Foli zemra zemrës, Lindi
dashuria.”është në thelb edhe përmbledhja e gjithë poezisë.Me simbolikën e
zogut.“Mbreti i këngëtarëve” dhe “fluturaku” mund të lexohen si figura
simbolike të zogut këngëtar, por njëkohësisht edhe si metaforë e djaloshit të dashuruar.Ai nuk i drejtohet vajzës
me fjalë të zakonshme. Ai këndon. Kënga është gjuha e tij e dashurisë.Kjo e bën
zogun një figurë të ndërmjetme midis natyrës dhe njeriut.
5.
Edhe “Vajza pikaloshe” është një figurë e veçantë poetike. Pikalosheja
nuk është vetëm një vajzë që dëgjon këngën.Mirëpo ajo përfaqëson bukurinë,
ëndrrën dhe ndjeshmërinë femërore.Shprehja:“Ç'e merr me të mirë”i jep poezisë
një ton të ëmbël, popullor dhe pak lozonjar. Vajza fillimisht e dëgjon
këngëtarin, pastaj gradualisht preket prej këngës.Kënga si “gjuhë e
dashurisë”.Pjesa më interesante e poezisë është marrëdhënia midis këngës dhe
dashurisë. Kënga fillon:
“Këndon pa u gdhirë” dhe më pas:
“Këndon fluturaku, / Këngë për dashurinë”
Pra, kënga nuk është thjesht tingull. Ajo është një mesazh dashurie.
Pastaj ndodh transformimi:“U deh pikaloshja / Nga këngët e tija”
Fjala “deh” është metaforike. Vajza nuk është dehur në kuptimin
fizik.Po ajo është pushtuar emocionalisht nga kënga. Këtu kënga shndërrohet në
një lloj magjie.
“Foli zemra zemrës”.Ky është vargu më i fuqishëm i poezisë dhe
përsëritet në fillim dhe në fund:
“Foli zëmra zëmres” dhe
“Foli zemra zemrës, / Lindi dashuria.”
Dhe kështu përsëritja krijon një kornizë poetike. Poezia fillon me
komunikimin e zemrave dhe përfundon me rezultatin e tij, dashurinë. Është
interesante që zemrat “flasin” pa pasur nevojë për fjalë. Kjo është një ide
klasike e poezisë së dashurisë.Atje ndjenja mund të komunikojë edhe pa gjuhën
njerëzore.
6.
Edhe dicka .Në poezi kemi një personifikim shumë të bukur:“Foli zemra
zemrës”.Zemra ajo mjegunajë paraqitet sikur është një qenie që flet.Në kuptimin
poetik, kjo nënkupton se ndjenja komunikon drejtpërdrejt me ndjenjën.Edhe zogu
merr tipare njerëzore.Dhe ai këndon për dashurinë, i vë synë vajzës dhe
përpiqet ta fitojë atë përmes këngës.Poezia ka një rrjedhë të qartë:kënga,
dëgjimi ,tërheqja, dehja emocionale , dashuria. Kjo e bën të lehtë për t'u
ndjekur dhe i jep një lloj natyrshmërie krijimit poetik.Gjithashtu, përsëritja
e fjalëve “këndon”, “këngë”, “zemra”, “dashuria” krijon një fushë të përbashkët
ku tingulli, ndjenja dhe dashuria lidhen me njëra-tjetrën.Dashuria lind atëherë
kur dy zemra arrijnë të dëgjojnë njëra-tjetrën.Dhe pikërisht për këtë, vargjet
e fundit janë shumë të goditura: “Foli zemra zemrës,Lindi dashuria.”Ato i japin
gjithë poezisë një përfundim të natyrshëm, të ëmbël dhe simbolik.
7.
Poezia.
Mbreti i këngëtarëve,
Këndon pa u gdhirë,
Vajzën pikaloshe
Ç'e merr me të mirë.
Këndon fluturaku,
Këngë për dashurinë,
Vajzës në dritare
I ka vënë synë.
U deh pikaloshja
Nga këngët e tija,
Foli zemra zemrës,
Lindi dashuria.