loader
Loading...

Sot më datë 26.07.2026 në prani të kryetarit të dëshmorëve Bujar Sula, të vllait të Nimete Progonatit, Krenar Progonati dhe bashkëshortes së tij Najme Progonati dhe një grup shokësh, Yzeir Lamaj, Guri Mema, Gëzim Haska dhe Zgjim Telhai çuam buqeta me lule në bustin e Nimete Progonatit. Nimete Isuf Progonati u lind në Luzat të Tepelenës më 26 korrik 1929. Ajo ishte debatikase. Nimetja hyn në çetën partizane të Ethem Gjinushit, e cila më vonë hyn në Brigadën e V Sulmuese. Nimetja bënte pjesë në kompaninë e pestë, bataljoni i pestë së Brigadës së V Sulmuese. Nimetja mori pjesë në të gjitha betejat që zhvilloi Brigada e V Sulmuese (B5S), ajo luftone me pushkë dhe me penë. Burimet thonë se Nimetja kishte qejf poezinë dhe shkruante mbi luftën kundra pushtuesit gjerman. Shkolla 9-vjeçare e Sinës në Dibër mban emrin Nimete Progonati, dhe në vendin ku ra është ngritur një momument kujtues. Të rrojmë e ta kujtojmë këtë heroinë brez pas brezi dhe u bëj kërkesë pushtetit vendor dhe qytetarëve të Tepelenës ta kujtojmë këtë heroinë ngahera! Me respekt Nënkryetari I Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të L.A.N.Ç të rrethit Tepelenë Guri Mema!