Historia e Mullirit tё Gurrёs nё
Specovё tё Kalivaçit niste qё nga viti 1830, kur nuk dihet se si e qysh, patёn
ardhur aty dy burra tё njohur si Dukajt e Gusmarit. Ata patёn pajtuar njё
inxhinjer grek dhe nёn drejtimin e tij kishin ngritur njё mur tё lartё nё
Gurrёn e Sipёrme. Ёshtё njё mur i ndёrtuar sipas teknikёs sё kalave tё kohёs sё
Ali Pashёs dhe si i tillё ai qёndron nё kёmbё edhe sot si njё vepёr e veçantё
ndёrtimore. Nuk dihet qёllimi i ngritjes sё murit, tё cilin e mori mё pas me
njё farё çmimi Xhafer Qamili, nga Nivica e Kurveleshit, i cili njihej si punues
mullinjsh pёr bloje. Pas kёsaj ai nisi hapjen e tunelit(filaqi) rreth 50 e ca
metra i gjatё, nёpёrmjet tё cilit e mori ujin nga Gurra e Sipёrme dhe e çoi
atje ku ngriti mullirin. Ishte një vepër e veçantë për kohën, e ndërtuar në një
vend shumë të futur, ku nuk kalonte askush, pa marrë rrugën posaçërisht për
atje. Me atё mulli Xhaferi lidhi jetёn e familjes sё tij, tё cilёn e ngriti nga
Kurveleshi dhe e vendosi tё banonte aty te Gurra e Specovёs. Tё parёt e tyre
ishin njohur me mbiemrin Neshaj, por e patёn kthyer nё Qamilaj, pёr tё mbajtur
gjallё emrin e Qamilit. Pas Xhaferit mullirin e punoi i biri, pra Myfiti, i
cili me kalimin e kohёs u bё pjesё e pandarë e kalivaçiotёve. Ai ishte njeri që
i hahej fjala, pothuajse me çdokёnd qё e çonte puna andej, por veçanёrisht me
banorët e Hasanbegajve marëdhënia e tij ishte më tepër se vëllazërore. Madje me
Sheme Hamitin ai pati lidhur edhe vёllamёri me hajmali. Të tilla marëdhënie me
Hasanbegajt kishin edhe dy familjet e tjera të Specovës, pra ajo e Nebi Çizos
dhe e Gani Dashos qё ishin pjesё e Caushajve tё njohur tё Dorёs. Kjo frymë
vëllazërore e të rriturëve që i kalonin sëbashku hallet dhe gëzimet, ishte
përcjellë edhe tek ne të vegjlit. Prandaj kur prindërit tanë na nisnin poshtë
nga Gurra, për ndonjë punë ose për të bluar drithin në mulli, dukej sikur na
çonin te xhaxhai apo te dajua. Sepse ata vetë duhej të mereshin me shumë punë
njëherësh dhe ndihma jonë, sado e vogël, ishte jo vetëm lehtësi, por edhe
kënaqësi për ta. Kam parasysh timvëlla, Qamilin, i cili kishte nisur tu vinte
në ndihmë prindërve që kur ishte në klasën e parë e të dytë të fillores, kur
kishte kapur bishtin e parmendës dhe lëronte arat me qe. Lodhej e sfilitej
shumë, por, si i vogël që ishte nuk mund të rrinte pa u përfshirë edhe pas
lodrave të moshës. Kurse unë e ndiqja nga pas, duke u mburrur e krenuar kudo e
me kёdo qё tё pёrballesha nga moshatarët e mi. Sepse ai ishte mbrojtёsi im i
kudogjendur, në dimër kur mblidheshim pas vatrës dhe tregonim nasihate ose në
stan gjatë netëve të bukura të beharit, kur rrinim deri vonë duke kullotur
gjënë e gjallë nëpër ato arishte të Mëhallave apo të fushës. Në darkë vonë, kur
na vinte gjumi shtronim ndonjë rrobë aty mu në mes të arës dhe shtriheshim të
dy pranë e pranë njeri-tjetrit, duke folur për tema nga më të ndryshmet. Pastaj
ja nisnim këngës, unë si marrës, kurse Qamili ia kthente. Edhe kur s’dinim
këngë, sajonim tekste të çuditëshme, aqsa na vinte edhe vetë për të qeshur.
Kishte raste që këngën tonë e ndërpriste lëvizja e ndonjë ylli që shkëputej e
binte, duke lënë pas një shenjë që zhdukej dalëngadalë. Dhe atëhere zhyteshim
në fantazira për qiellin, për yjet, për hënën etj. Habiteshim shumë, se si
qëndronin ato atje sipër nё qiell dhe nuk binin. Pa ditur si t’u jepnim
spjegim, kalonim nëpër tema të tjera, derisa na rëndoheshin qepallat dhe na
zinte një gjumë i ëmbël shqerrash. Sapo zbardhte dita e nesёrme, çoheshim
përsëri dhe nisnim me ritualin e punëve që na kërkoheshin. Kur niste vapa e nxehtë
dhe kënga e gjinkallave të çante daullen e veshit ne e linim punën dhe e mbanim
frymën atje poshtë në Vjosë, për tu pllaquritur sa më shumë në ujërat e saj.
Frekuentonim shumë Bogdushin apo Rrethin e Gjikos, ku kapardiseshim para
moshatarëve tanë, duke u hedhur me kokë nga lartësia nëpër ato gjire të thellë
të lumit. Por, jo më pak kënaqësi provonim edhe në zonën e Gurrës, ku, sa më
shumë të rrije, aq më shumë të shtohej dëshira për të ndenjur atje. Dhe Gurrën
e frekuentonin jo pak edhe të rriturit, pa përjashtuar as gratё e Hasanbegajve
që dukeshin sikur fluturonin të ngarkuara me ato rraqet e rёnda, si velenxa e
rroba tё trasha që i lanin e i bёnin akull tё pastra me ato ujёrat si kristal.
Ujërat e Gurrës ishin jo vetëm të pastra, por edhe tepër të ftohta. Pasi delnin
nga rrёza e shkёmbit, ato ecnin nёpёr zallishten e bardhё buzё Vjosёs, duke
pёrcjellё pёr kёdo qё i shihte njё ndjenjё kёnaqёsie tё jashtёzakonёshme. Aq me
bollёk ishin ato ujёra, sa mund t’i quaje si njё lumё i vogёl qё buronte rrёzё
asaj kodre mbi tё cilёn qenё ngritur shtёpitё e Specovёs. Po t’i shtoje kёtyre
edhe ujёrat qё dilnin pak mё poshtё tek Buronja, sёbashku edhe me ato tё anёs
sё pёrtejme nga Konendja e Dorzёs, atёhere Vjosa bёhej vёrtetё shumё mё e madhe
dhe e vrullshme. Ne nuk kishim tё ngopur, jo vetёm prej kёnaqёsisё qё fitonim
duke u argёtuar nёpёr ato ujёra, por edhe prej tё veçantave qё zbulonim brenda
tyre. Ishte shumё tёrheqёse të ecje nëpër ato zallishte me zeje kryesisht
gёlqerorё, të cilët nuk i shihje dot gjatë kur kishte diell, sepse tё
verboheshin sytё prej bardhësisë. Kishte ndër ta edhe zeje gurёsh ranorё, madje
edhe kuarcorë me ngjyra gri ose tё zeza, tё verdha ose tё kuqe etj, të cilët
ngjanin si mozaik shumëngjyrësh. Hera–herës harroheshim duke kërkuar zeje tё tillё
me forma e ngjyra nga mё tё ndryshmet, ose edhe ata qё ishin tё rrumbullakёt
dhe sa njё arrё e vogёl, pёr tё luajtur zholi, siç i thoshim atёhere.
Hera-herёs hipnim mbi nja dy shkёmbenj rrёzё tё cilёve uji formonte gjire qё
dukeshin shumё tё kaltёr prej thellёsisё. Brenda atyre gjireve kishte edhe
peshq tё madhёsive tё ndryshme, të cilët duke i parё të lëviznin ashtu nё ujin
e kthjellёt, na dukej sikur mund t’i kapnim fare lehtё. Por, sapo tentonim tё
hidhnim njё hap, ata strukeshin nё fund tё shkёmbit, ku nuk arrinim dot prej
thellësisë. Pak vite më vonë, kur mё hyri mikrobi i peshkimit, unё provoja t’i
hidhja grepat edhe aty, pa e ditur qё peshqit nuk afroheshin fare nё mjedise tё
tilla. Lodhesha shumё duke gёrmuar gjithandej pёr tё gjetur krymba toke me tё
cilёt ushqeja grepin. Sidomos nё verё kur toka pushtohej nga thatёsira, i
kёrkoja krymbat e tokёs nёpёr vende qё e ruanin sadopak lagёshtirёn. U ngjita
njё herё tek njё shpellё poshtё shtёpive tё Xha Nebiut, ku kishte pleh
bagёtish, pёr tё kёrkuar krymba tё tillё. Mirёpo, sapo u afrova atje, mu mbulua
trupi nga njё re e zezё pleshtash, tё cilёt mu vёrsulёn si ndonjё ushtri qё u
kisha shkelur teritorin. Mizёria e insekteve gjakpirёs ma pushtoi gjithё
trupin, duke mё pickuar e thithur gjakun si tё babёzitur. U gjenda aq i
papёrgatitur sa nuk dija se çfarё tё bёja, derisa guxova t’ia nis vrapit
tatёpjetё atyre shkurreve e gurёve, duke pёrfunduar me gjithё rroba brenda nё
Vjosё. Edhe pse njё pjesё e mirё e insekteve u rrёmbyen nga uji, jo pak prej
tyre vazhdonin tё qёndronin tё njitur nё trup duke thithur gjak. Mu desh jo pak
kohё, derisa u pastrova plotёsisht prej kёsaj bezdie, tё cilёn, sa herё e
kujtoj mё sjell ndёrmend shprehjen veriore:“mos e nguc grethin me krande, se i
ban tё zezёn vehtes tande”. Qё atёhere nuk mё shkoi mё ndёrmend qё tё shkoja
nga ajo anё pёr tё kёrkuar pёrsёri krymba pёr grepat e peshqve. Por nga Gurra
nuk hoqa dorё. Sepse aty nё Gurrё ne gjenim prehje e qetesi, aty argёtoheshim e
kёnaqeshim, aty ishte vendi ku dukej sikur tё shёroheshin dhimbjet, tё largohej
lodhja, dhe tё pushtonte dёshira pёr tё jetuar. Atje ne loznim me rёrёn e
pakёt, atje kёnaqeshim me ujёrat e cektinave, atje ndiqnim me kureshtje disa
shpendё qё uleshin pikjatё mbi lumё pёr tё kapur peshq, ose pёr tё gjetur ushqim
atje nёpёr myshqet e ujёrave tё Gurrёs sё Sipёrme etj. Atje në ato mjedise do
tё dilte patjetёr diçka qё ta tёrhiqte vёmendjen pёr ta ndjekur me kёrshёri. Kishim
shumë kënaqësi kur hipnim atje mbi murin e madh dhe shikonim gjithё kureshtje
gjallesat e ndryshme qё notonin e ushqeheshin poshtё nё ujё. Duke ecur sipёr
atij muri sa nё njёrin cep nё tjetrin, nuk mungonin as rastet kur na shtynte
kureshtja tё hynim edhe nё brendёsi tё filaqisё, atij tuneli nёntokёsor qё e
çonte ujin te mulliri. Meqё atje ishte e vёshtirё tё hynin gjallesa tё tjera,
ne ecnim me frikё e ndrojtje nga ndonjё e papritur qё mund tё na shfaqej, si
gjarpёrinj, akrepa apo insekt tjetёr. Teksa mbanim frymёn pёr tё dёgjuar ndonjё
zhurmё, nuk na kapte veshi asgjё tjetёr, pёrveç shushurimës sё lehtё tё ujit qё
shkonte drejt mullirit. Hera-herёs kjo qetёsi prishej disi nga ndonjё cicёrimё
e ndrojtur dallandysheje, ose lakuriqёt e natёs qё kishin foletё brenda atyre
mjediseve. Si tё vegjёl qё ishim, nuk i shpёtonim dot edhe tundimit tё manaferrave
qё vareshin si vile rrushi, ose ndonjё kokrre fiku atje afёr mullirit. Me
frikёn se mos zbuloheshim qё sipёr nga shtёpia e Myfitit, ne mjaftoheshim vetёm
duke i soditur nga larg ata fiqtё që dukej sikur na e bënin zili. Nё kohёn e
pjekjes sё tyre ne hynim edhe mё shpesh brenda mullirit, duke parë me kureshtje
gjithëça ndodhte brenda tij. Ja ngulnim sytë fort atij guri të rrumbullakёt që
rrotullohej dhe i kthente kokrrat e drithit në miell. Na tërhiqte vemendjen
boshti i madh që vihej në lëvizje prej volantit rrotullues atje poshtë, ku
derdhej uji me forcë, e shumë gjëra të tjera që nuk i kuptonim dot mirë. Teksa
lëvizte sa në një vend në tjetrin, duke i qëndruar punës te koka, Xha Myfiti
nuk rrinte pa na ngacmuar me ndonjë shaka edhe ne të vegjlit. Me atё mёnyrё
komunikimi ai na krijonte komoditet dhe lirёsi gjatё qёndrimit me tё. Kishte
raste qё ja merte nёn zё edhe ndonjё kёnge qё nuk ja dalloje dot fjalёt. Pasi
hidhte thesin me drith sipёr nё magje, ai zbriste aty poshtё ku binin kokrrat e
drithit dhe e priste miellin nё pёllёmbё tё dorёs, pёr tё parё ashpёrsinё e
tij. Ndonjёherё dukej sikur gradonte diçka aty mbi gur, pёr ta bёrё mё tё imёt
ose mё tё trashё miellin. Kur hynte ndokush prej atyre qё vinin pёr tё bluar,
ai nxirte kutinё e duhanit dhe tymoste sёbashku me tё. Kishte shumё qё vinin
nga lagje tё ndryshme tё Kalivaçit, apo nga fshatra tё tjerё, si nga Çorrushi,
Krahësi, Zhulajt, madje edhe nga Shkoza e Dorza. Por, ata qё dukej sikur e
kishin pronё tё tyren atё mulli, ishin kryesisht banorёt e Hasanbegajve,
Leshnjes e Specovёs. Marёdhёnia e mirё me tё zotin e mullirit i kishte bёrё
prindёrit tanё qё hera-herёs tё na nisnin ne tё vegjёlit pёr tё bluar drithin.
Por, i zoti i mullirit nuk mund tё dinte se çfarё bёnim ne gjatё rrugёs, duke u
harruar pas lodrave. Pa llogaritur kafshёn qё mbetej e ngarkuar nё rrugё pёr jo
pak kohё, nuk pёrjashtoheshin as rreziqet apo ndonjё aksident, siç ndodhi me
timvёlla, Axhemin, i cili duket sikur e ka jetё tё dytё kёtё qё jeton. Besoj se
nuk ka qenë më shumë se 10 vjeç atёhere, kur ja pati ngarkuar nëna pelën me
drithë dhe e kishte nisur për ta bluar atje te Mulliri i Gurrës. Teksa ecte
disi shkujdesur poshtë nga Bregu i Mureve, herë pas here Axhemi e ngacmonte
pelën me shufrën që kishte në dorë. Por, e bezdisur prej kësaj, në një moment
pela e godet befasisht me një shqelm të fuqishëm mu në ballë, duke e lёnё
djalin e vogël tё shtrirë pa ndjenja për tokë. Gjaku shpërtheu duke i mbuluar
fytyrën, madje duke u bërë pellg edhe në tokë. Qe goditur aq keq, saqë vetulla
e majtë pati hyrë brenda ballit, ndërsa kokërdhoku i syrit kishte dalë nga
foleja dhe qëndronte i varur në fytyrë. Idai Refati që kaloi andej me bagëti u
llahtaris kur e pa, dhe e ndihmoi të përmendej e të ngrihej disi. Po, çfarë
mund të bënte një fëmijë i aksidentuar aq rëndë në mes të rrugës? Të kthehej në
shtëpi duke u qaravitur, apo të vazhdonte për të shkuar atje ku e kishin nisur
të mëdhenjtë? Arriti t’i hipte pelës në mes dhe të vazhdonte rrugën për në
mulli. Kushdo që do ta shikonte në atë gjendje, nuk do të rrinte indiferent,
por do të gjente një zgjidhje çfarëdo, por kurrёsesi jo shkuarjen drejt
mullirit. Kur sosi atje, ata që e panë u habitën. Si qëndronte në këmbë ai
djalë me syrin të nxjerë jashtë folesë së tij. Duke kërkuar që të ndihmohej me
sa e si të mundej, ata që u gjendën aty, sajuan disa lecka dhe pasi ja futën
përsëri syrin në vend, ja lidhën fytyrën që dukej si e bardhë prej ikjes së
gjakut. Mullixhiu ja bloi shpejt drithin dhe pasi ja ngarkoi në pelë, e hipi
edhe Axhemin në mes të saj. Duke e mbajtur syrin me dorë, ai mori rrugën e
kthimit për në Hasanbegaj. Se si ka sosur deri atje në darkë vonë është e
vështirë të imagjinohet. Por ajo që Axhemi nuk e harron lehtë, ishte alarmi i
prindërve, e veçanërisht i nënës, e cila mallkonte vehten qё e nisi djalin
drejt sëkeqes. Ajo u mor gjithё natёn duke bёrё aq sa mund tё bёhej në ato
kushte, por, gjithsesi, ishte ndihma dhe shërbimi i zgjatur i mjekut ai që ja
shpëtuan syrin Axhemit, të cilit i duket në vetull ende gropa e atij aksidenti.
Sa herë që dëgjoj ndonjë gjë që lidhet me Mullirin e Gurrës më kthehet shiriti
i kujtesës atje tek ai aksident i rёndё i timvёllai. A thua, e kishte fajin
mulliri? Dhe, a mund të lidhet emri i atij mulliri vetëm me një aksident të
ndodhur rrugës duke shkuar për tek ai? Kurrsesi jo. Emri i atij mulliri mua më
rikthen pas në kohë me gjithëçka tjetër të bukur e interesante që kishte ajo
moshë. Mulliri nuk mund të kuptohej pa Vjosën, e cila për ne ishte lumi më i
bukur i botës. Në ujërat e atij lumi ne kaluam fёmijёrinё duke luajtur edhe me
moshatarë të tjerë, nga Leshnja ose nga Bozanajt, qё kishin prona poshtë në
fushë. Por, emocjonet dhe kënaqësitë më të mëdha ne i provonim në ujërat e
Gurrës, ku luanim me fëmijtë e Specovës, tё cilёt na dukeshin si më të afërt,
ngaqë shiheshim pothuajse nё çdo kohё me ta. Të tillë ishin Muharremi i Xha
Nebiut me të dyja motrat e tija të mrekullueshme, Mbeten dhe Hatemen; Faiku dhe
Meleqi i Xha Ganiut, me motrat e tyre, Noshen, Sylen, Engjëllushen etj, me të
cilët ne të familjes sonë kishim edhe një miqësi gërshёre. Po ashtu ishin edhe
fëmijtë e Xha Myfitit, Faiku e Lavdoshi, sëbashku me motrën e tyre Ervehenё,
ose Vevon, siç i thoshim shkurt. Me ata ne kaluam një pjesë të fëmijërisë, me
ata u pasuruam me mbresa, të cilat na shoqërojnë kudo e në çdo moshë. Prandaj
kemi dëshirë që tu kthehemi herë pas here atyre kohëve, duke sjellë në kujtesë
gjithë ato emra vendesh ku luanim, që nga Bishti i Mëhallës, nga Maja e
Trojeve, nga Guri afër Përroit të Ali Muços, nga Gurra me ujin e ftohtë të saj,
nga Buronja atje në fund të Faqes së Shkëmbit, ku duket Guri i famshëm i
Ylynecit, nga Muri i madh e tepër solid, e mbi të gjitha nga Mulliri i Gurrës,
ku për afër 140 vjet me radhë hynë e dolën prej tij shumë njerëz, pa
përjashtuar as kalimtarë nga vende të largëta që ndiqnin rrjedhën e Vjosës etj.
Sikur të kishte patur ndonjë regjistrues për tërë ata që i ka hequr rruga andej
apo për histori e bëma të ndodhura në kohë të ndryshme, me siguri që do të
dilte një enciklopedi e madhe. Mulliri i Gurrës e humbi funksjonin e tij aty
nga fundi i viteve ’60, kur Kooperativa Bujqёsore në Kalivaç ngriti makinën e
blojes. Jo shumë kohë pas mbylljes së mullirit, Myfiti u largua nga Kalivaçi
dhe u kthye në fshatin e të parëve të tij, në Nivicë, duke lёnё pas kujtimet e
njё familjeje tё nderuar e tё respektuar nga tё gjithё ata qё e njohёn. Nuk e
pati tё lehtё, pasi u shkёput nga ata me tё cilёt kishte punuar e jetuar tёrё
jetёn, kishte dhёnё e marё mbresa tё shumta, ishte gёzuar e hidhёruar sёbashku
me ta. Iku, duke lёnё pas emrin e tij dhe mbresa tё shumta me tё cilat kujtohet
vazhdimisht. Myfiti ishte burrё i mençur dhe qё i kishte peshё fjala. Dhe ashtu
ishte e gjithё familja e tij. Ne nuk mund ta harrojmё kurrё nёnёn e tij, Merushen
e Xhaferit siç njihej ajo plakë fisnike, qё i ruante shumë bukur tiparet më të
mira të gruas së Kurveleshit, prej nga kishte ardhur. Cilёsi e tipare tё tilla
i kishte edhe e reja e saj, Asimeja e Myfitit, njё grua tepёr e pashme dhe qё
tё imponohej me paraqitjen e saj. Kёto cilёsi u pёrcollёn edhe tek fёmijtё e
Myfitit dhe Asimesё, tё cilёt lindën e rritën pesë djem: Faikun, Lavdoshin,
Sokratin, Bashkimin dhe Qamilin, si edhe tri vajza, Ervehenë, që ishte e para e
fëmijëve, si edhe Kalen e Manushen që lindën të fundit. Manushja ishte binjake
me djalin e vogël, Qamilin. Kanё kaluar kohё qё atёhere dhe Myfit Xhaferi
sëbashku me familjen e tij kujtohen herё pas here nga tё prasmit e tyre dhe ata
qё i kanё njohur. Kurse fёmijёt tashmё janё vetё nё moshёn e pleqёrisё dhe
pёrcjellin ditёt me nipёr e mbesa, duke mos harruar edhe tё kaluarёn atje tek
ai Mulliri i Gurrёs, ku kanё njё pjesё tё jetës dhe historisё sё tyre.