loader
Loading...
FIGURA TE NDRITURA - SALI NIVICA (ASLLANI)

Lindi me 1890 në fshatin Rexhin të Tepelenës.Vitet e para të shkollës i mbaroi në Vlorë  e Berat. Që student në gjimnazin Zosimea të Janinës u përfshi në ngjarjet historike të kohës. Në vitet e fundit të gjimnazit ishte redactor I gazetës “Zgjimi”dhe korespodent në gazetat  “Liria”, “Korça”, “Bashkimi i Kombit”. “Dielli”, “Albania” etj. Në 1909 emërohet mësues i gjuhës shqipe në gjimnazin e Durrësit. Më 1910-1912 emërohet përfaqësues i Kryengritjes së Përgjithëshme në jug të Shqipërisë, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kurvelesh. Më 1913 jep mësim shqip në Universitetin Anlez Robert Kolegj në Turqi. Më 1914 së bashku me Muço Qullin botojnë gazetën “Populli”fillimisht në Vlorë e më pas në Shkodër. Në vitin 1916-1918 emërohet inspektor i arsimit në Berat dhe Shkodër dhe antar i kryesisë së “Kombësisë  Letrare“ në Shkodër. Në vitin 1919 ai boton gazetën e tij “Populli” të cilën e vuri në shërbim të organizatës politike “Komiteti I Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”. Kontriboi shumë për “Thirrjen e Kongresit të Lushnjës. Gazeta “Populli’ ishte i vetmi organ që mbronte interest kombëtare në atë periudhë tepër të vështirë. Tek Saliu reaksioni I jashtëm dhe ai I brëndshëm shikonin një pengesë të pa kapërcyeshme. Keshtu më 10 Janar 1920 e eleminuan atë fizikisht duke shuar edhe zërin e gazetës së tij “Populli”. Sali Nivica u vra në moshën 29 vjeçare duke lenë një trashëgimi të madhe kulturore, publicistike me një volum prej qindar  faqesh. Ai radhitet ndër figurat e ndritura të kombit. Vepra e tij ka vlera historike, e patriotike, veçanërishtë për stilin e tij të veçantë si gazetar e analist. Studjohet nëpër universitete, në degët e gazetarisë, gjuhësisë e letërsisë. Emrin e Sali Nivicës e mbajnë disa rrugë dhe shkolla . Eshtë dekoruar me titullin e lartë “Mësues i Popullit”.