loader
Loading...
Si e ziem grurin me qumësht

Ishte fundi i viteve 50, të shekullit të kaluar. Fshati Golem i Kurveleshit, kishte kolektivizuar bagëtitë dhe tokën duke formuar kooperativën bujqësoreme drejtim kryesor atë blektoral, për vetë kushtet natyrore mbi të cilat qëndron ai fshat. Kjo sipërmarrje, që  u shkatërrua para  viteve  1990 me një  vendim duke hequr dorë nga prona private! Ç’do familje kishte 20 kokë bagëti të  imta 10 pula dhe një kafshë një thundrake. Me të cilat siguronin produktet dhe nënproduktet blektorale, gjatë stinës së verës dhe zaire për dimër, i cili zgjaste për një periudhë 6 mujore me ngrica dhe dëborë. Për mbarështimin e tyre caktohej një  bari ose dy, në varësi të krerëve dhe që shpenzimet mbuloheshin nga vetë fshataret. Seicila familje i kishte matrikulluar me shënjën e vetë dhe në darkë,  pas kullotës ato ktheheshin në  familje. Vetëm në  drekë mjelja bëhej e përbashkët, por edhe aty secila familje kishte personin e vetë në  mjelje. Mjelja bëhej nga blektorët dhe bashkëfshatarët në vedra të vedra të  përbashkëta  dhe qumështi ndahej sipas krerëve. Sasia ishte gati e barabartë  sipas numurit të krerëve i cili po thuaj ishte i njëjtë  dhe nuk ndryshonte. Për kohën e beharit ku bagëtia rrinte në mal, qumështi milej nga barite  në dy vakte  dhe pastaj ndahej në  bazë  të  numurit të  bagëtive që  kishte ç’do familje. Ne si fëmijë  shkonim në  stane dy herë  në  ditë në  mëngjez  dhe mbasdite që  ndihmonim për ti ngarë  në  shtrungë  dhe në përfundim të kthenim qumështin në familje, të cilin e fusnim në  ca matara  të  vogla,  që  nuk nxënin më  shumë  se  pesë deri në gjashtë kilogramë. Fisi jonë  i kishte bagëtitëtitë në kullotë  më  larg se pjesa tjetër e fshatit pasi preferonin të  mbanin tokat që  kishin pasur edhe më  para kolektivizimit, në vëndin e quajtur  kapreshë  të malit të Posit. Largimi i bagëtive nga fshati zakonisht bëhej kur mbaronte edhe viti shkollor që nuk na pengonte edhe ne si fëmijë nga mësimet. Pasi siç e dini në Golem si kudo, shkolla ishte e shënjtë dhe arsimimi ishte priororitar. Atëhere ishte e pa imagjinueshme që mund të lije një orë mësimi pa shkuar. Duke bërë  një rrugë të gjatë, disa kilometra në  këmbë kishte edhe shumë variacone për tu zbavitur. Vajzat luanin me topa prej letre të vegjel, si xhonglerët, ndërsa ne djemtë me gurë gjuanim ndonjë zog të egër, ndonjë neperkë apo  zhapik dhe këpusnim ndonjë kokër mollë, ndonjë gorricë, apo kulumbri të  pa bërë që hasnim rrugës. Ndoshta, prishnim ndonjë  fole me vezë që  ishte ndërtuar me shumë mund, nëpër driza nga zogj të ndryshëm nuk di përse  e bënim, por ndodhte! Kur ktheheshim nxitonim për të arritur sa më shpejtë  në shtëpi, se edhe mataraja me 5 kg qumësht na shtynte të  ecnim më shpejt. Qyfyret dhe shakatë  nuk kishin të sosur, as në vajtje ,as në kthim e për rrjedhojë as lodhja nuk ndihej. Romuzet ishin të  pranishme njëri hidh e tjetri prit!  Aq më keq pë ne,romuzet dhe bejtet I kemi më të theksuara. Ç’do  ditë kur po ndaheshim nga çobanët, ata na porositën të shkonim më herët në stan pasi ne mereshim me lodra dhe si fëmijë, harronim për ku ishim nisur. Një ditë çobanët na porositën të shkonim 10-15 minuta më herët. Ne u bindëm dhe ashtu bëmë, shkuam më shpejt. Ata shkëputën rreth 15 krerë  dhi dhe 25 krerë dele nga tufa. Na thanë ti çonim në një  përrua diku larg në një hije pranë një burimi. Morëm me vete edhe një enë  për të  zier qumësht pasi do të rrinim gjatë dhe ne do t’i milnim ato bagëti. Atë  ditë do të vinin nga  Gjirokastra një  grup i shërbimit veterinary, për të  kryer  vaksinën e militencës poshtë  syrit të bagëtive të imta,  por që ne, as që e kuptonim. Ata ishin nsur herët nga qyteti dhe në Humelicë kishin filluar ecjen në këmbë, për arsye se nuk kishte mjete transporti,  pasi mungonte xhadeja, e cila u hap disa vite më  vonë  për në fshatin  Golem. Në krye të  tyre ishte një djalë nga Picari që udhëhiqte rrugën. Ishte një  djalë i ri,  plot nur dhe humor. Quhej, Fiqiri Guce! Ai si  një  djalë i shkathët  u bë shumë i njohur nga fshatarët, por edhe nga ne fëmijët pasi vinte shpesh për vaksinimin e bagëtive nga militenca dhe plasja,  sëmundje shume të  rrezikshme  dhe shumë  të  përhapura në  zone, pas atyre viteve të veshtira. Ndërkohë që  numuri I bagëtive,  pozitve me militence ishte i lartë, çobanët ulnin numurin e tyre për vaksinim,  një  e keqe e domosdoshme që në disa raste kishte përfunduar në fatalitet. Pas disa ditëve që u bë rikontrolli, ndodhi e njëjta situatë. Disa bagëti u hoqën dhe u fshehën. Kjo bëhej sepse, ato bagëti që rezultonoin positive do të skartoheshin dhe familjeve u ulej numëri e për rrjedhojë edhe prodhimi do të binte e kështu fëmijët nuk do të ushqeheshin duke marrë  një  rrisk shumë  të  lartë për jetën. Ditën e kontrollit u la qëllimisht nga një ose dy krerë dele ose dhi  me sëmundje për groposje. Kontrolli i kishte detyrat e qarta, por asnjëherë  nuk i kishte shkuar në mëndje për këtë  hile jashtëzakonisht të  dëmshëme, plor rrezik, por edhe të domosdoshme. Ato ditë po shihej edhe gruri në lëmat e kooperatives. Kuajt po bënin punën e tyre dhe bereqeti ishte i mbarë. Ne si fëmijë shkuam ashtu fshehur anash lëmit dhe mbushëm një torbë me 2-3 kg grurë, me qëllim që ta zienim në kohën që do të qëndronim në atë  përrua të freskët me bagetitë. Duke qëndruar në hijen e freskët në  përrua  pranë burimit me ujin Kristal, që nuk mund ta mbaje dorën më  shume se 20 sekonta ndezëm një zjarr.  E mbushëm vedrën me qumësht dhe brënda hodhëm grurin për ta zier. Duke pritur të  ziente, gruri shikonim se ai bëhej më i forte.  Nuk po kuptonim pse ndodhte kjo çudi!  Pas vlimit i lamë dhe një gjysëm ore,  por gruri nuk po ziente, ndërsa qumështi shteronte. Pas kësaj, filluam ta pinim qumështin,  ndërsa grurin e pa zier, j’ua hodhëm bagëtive në  ca pllaka guri në  formë  zgjolle. U kthyem në  stan pasi kontrolli veterinar  kishte përfunduar dhe pasi dorëzuam bagetitë u nisëm në shtëpi. Rrugës vrisnim mëndjen, përse nuk na u ziente  gruri. Këtë sekret do ta mësonim vetëm kur ishim kthyer në shtëpi!  Pasi gruri duhej zier me ujë  dhe pastaj ti hidhej qumështi I ngrohtë  dhe jo mënyrën si  kishim vepruar ne.


   

   

                                                                                                                                                           Sherif Stroka (Blegtor)