loader
Loading...
LABËRI MOJ NËNA IME

O’moj Labёria ime,

Përse tё dua kaq shumё

Aty e kam zemrёn time,

Se biri jot jam edhe unё.

Pse mё dukesh kaq e bukur,

Kaq e dashur dhe e mirё

Nga malli, nga dashuria,

Shpesh herё mё lind njё dёshirё.

Tё mundja, tё fluturoja,

Si tё isha zog me krahë

Mbi Labёri do qёndroja,

 Lart nё qiell nё hava!

Tё çmallem me bukuritё

 Qё tё ka falur natyra

Ato male e ato vende,

Pse mё duken kaq tё mira ?

Njё gjeraqinё ngrihet nё qiell

 E bёn “rrathё” duke fluturuar

Pёr njё çast ndal fluturimin

Dhe mbetet e befasuar

Nga bukuritё qё sheh posht,

Qё Zoti t’i ka dhuruar

Sheh malet, lumenjtё dhe fshatrat

 Edhe njerzit e bekuar.

Tё dy bashkё me gjeraqinёn,

 Labёrinё nga lartё shikojmё

Po se plotёsojmё dotё dёshirёn,

 T’ulemi e posht tё qёndrojmё

Ajo trembet se ёshtё shpend,

Ndёrsa unё nuk kam flatra

Tek ty sot mё solli poezia,

 Malli- prush dhe imagjinata.

Dhe shikojmё barinjtё e stanet,  

Bagёtitё nё kullotё

Nёpёr pllaja e shpate malesh,

 Si re tё bardha mbi tokё

Ashtu me duken vёrtetё,  

Dele-bardhat tufa - tufa

Barinjtё pёrkёdhelin qentё,

Pastaj ja nisin me cula.

Ulur mbi njё lis tё prerё,

Barinjtё nisin meloditё

Herë me culё, herё me longarё,

 Ligjёrojnё me gjith shpirt

Kёmborёt e zilet e tufёs,

Bashkojnё tingujt me longarёt

edhe thёllëzat pushojnё kёngёn,

Qё tё dёgjojnё çobanёt.

Qentё e staneve tё tua,

Ju vijnё tufave vёrdallё

Nga egёrsirat i ruajnё

Tё mos ti trembin e ti hanё

Barinjtё i pёrkёdhelin,

 Por edhe i ushqejnё mirё

Se i kanё si shokё besnik,

Se ju ruajnё bagёtinё.

Malet me kokёn tek retё,

Dore pёr dore janё zёnё

Tё thepisur e majё mprehtё,

Si kёshtjella hijerendё

Kёndervica mal mbi male,

Mali i Lucёs feste - bardhё

Çipini dhe mal i Çikёs  

Llogoraja me kёmbёt mbi valё.

Male e kodra pa mbarim,                                                                                                                                                                    

Qafa, pllaja dhe lugina

Mbi kokё borё, posht gjelbёrim,

 Nga bari dhe trёndelina

Burimet me ujё tё ftohtё,

Qё s’shterojnё dimёr verё

Formojnё pёrrenj dhe lumenj,

Gurgullojnё drejt detit venё.

Mё poshtё, vijnё fshatrat me radhё,

Mbi bregore nё lugina

Aq tё mirё e aq tё bukur,

Ashtu siç ёshtё gjithё krahina

Me shtёpitё nёpёr lagje,

Me pemёt plot gjelbёrim

Arat, rrugёt dhe lёndinat,

Njё bukuri pa mbarim.

S’mundem tё qёndroj mё lart,

Dua tё tё vij nё gji

Tё puth tokёn e bekuar

E tё tё çfaq gjith kёtё dashuri

Tё fle pёrmbi barё e lule,

Poshtё njё lisi nёnё hije

Tё mbulohem me njё shark,

Tё ndjej aromё bagёtie.

Tё ha pak mjalt trёndeline,

Marrё nga kosheret e bletёs

S’ka si mjalti i Labёrisё,

 Eshtё ilaç qё t’a zgjat jetёn

Tё pi ujё tek burimet,

Tё janё akull dimёr-verё

Atje posht rrёzё lajthive,

Lum kush ka pirё veҫ njё herё.

Tё pi qumёsht e tё ha djath,

 Tё bёrё nё stanet e tua

Nga stopanёt duar-artё,

Bujarё e tё pa pёrtuar

Qё dinё tё gostisin udhёtarёt

Qё aty pranё kalojnё

Qё mikun aq mirё e presin

Enderojnë dhe e respektojnё.

O’ lebrit e mi tё shtrenjtё,

 Pёrpara syve ju kam

Njerёz tё mirё e tё dashur,

 Gjithmonё bashk me juve jam

Me mendje, me shpirt e me zemer,

Me tё gjithё qёnien time

Se bir i Labёrisё unë jam,

Labёri moj zemra ime...

Me merr malli se tё dua,

Me gjith fuqinё e shpirtit tim

Pёr bukuritё e tua,

Pёr krenarinё e labit trim

Pёr tё dёgjuar kёngёn labe,

Qё aq shumё mё pelqen

Pёr bilbilat, pёr sorkadhet,

NJё ja merr, tjetri ja kthen.

Pёr tё pjekur mish nё hell,

Pranё burimit nёnё hije

Tё pimё raki dhe verё

E tё kёndojmё kёngё Labёrie

Pёr trimat e tu tё shumtё,

Qё gjat gjithё historisё

Kanё luftuar si luanёt,

Pёr lirinё e Shqipёrisё.

Tё kёndojmё pёr vajzat labe,

Pёr tё bukurat baresha

Tё zgjuara dhe punёtore,

 Luftёtare dhe trimёresha

Janё tё shkathёta si sorkadhe

E tё bukura si thёllëza mali

Nga guximi e trimёria,

Ja kalojnё edhe njё djali.

Kёnga edhe vallja labe,

Jnё tё lashta sa vet Labёria

Qё kur lindi labi i parё,

Qё kur zë fill historia

Eshtё kёngё me shumё zёra,

Me vargje plot poezi

Marrёsi, kthyesi dhe hedhёsi

Dhe isua plot harmoni.

Mos pushoft’ kurrё kёnga labe,

Qё e kemi kaq tё dashur

Kёngё tё bukura e tё ёmbla

Dhe me folklor kaq tё pasur

Polifoni e pёrsosur bilbilash,

Qё bashkon gjithё Labёrinё

Pa kёngё labi s’mund tё rrojё,

S’iç s’mund tё rrojё pa lirinё.

O’moj Labёria ime,

Asnjёherё mallin dot s’ta nxorra

Nga malli nga dashuria,

 Kёto vargje pёr Ty i shkrova

Shkrova siç m’a ndjeu shpirti,

S’iç ma ndjeu zemra ime

Labёria ime e shtrenjtё,

Labёri moj Nёna ime.!

25 Qershor 1995