Udhëtoj me ëndrrën time
Me një thes plot me kujtime
Si djal shpejtë e ngjita malin
Xixëllonjat dritën s'ndalin
U ngjita mbrita te tënda
Mbi të vezullonte hëna
Qëndrova dhe mbajta vesh
Ballani dhëmbet ngërdhesh
Me trëmbi një çast qëndrova
U qasa e ledhatova
Shikoj tënden si lëmë shtrirë
Syri i shtrunges aty brirë
Në krah tyre dicka shoh
Një kasolle vllaqikoh
Nga drita e hënës i pash
Thëngjit që ndrisnin nën saç
Ҫova saçin një tepsi
Bukë misri ëmbëlsi
Në fund shtrihej një shtrat druri
Mbi të qëndronte çeturi
Po aty na ishte shtrirë
Një lëkurë plot me shëllirë
Nga drita e hënës i pashë
Lugët e drurit, e një tas
Mora tasin me ngadalë
Lëkurës ju qasa pranë
Mga drita e hënës shikova
E zgjidha tasin afrova
Ҫova saçin me ngadalë
Mora bukë të ngrohët valë
E përshesha në çetur
Qumësht nga ajo lekurë
Hëngra dhe me shijoi shumë
Mora sharkun rash për gjumë
Xixëllonja dritën shtir
Hëna na bënte sehir
Fjeta me flladin u ngrita
Posht meje ujë në korita
Dhënt vinin me blegerimë
Desh e cjep, në ball i prinë
Këmborë e zile te stani
Në fyell lodron çobani
Iso me gryk bën ballani
Orkestra që shëron xhanin
Thes i lidhur shpirti im
Mbushur mall e hidhërim
Brenda thesit pak gëzim
Unë udhëtoj me ëndrrën time
Dhe zgjidh thesin me kujtime
Një natë me pendesën
Një natë më thirri pendesa
Dhe më foli gjerë e gjatë
Mos shko prapa zullumqarve
Se fut shpirtin në mëkat.
Kush frymon firomë qafiri
S'ic i del djallit nga briri
S'bëhet kurrë turpi i bukur
S'ic bëri djalli me të birin
Mos mendo se vdiq e drejta
E nis përqafon mashtrimin
Po përkrahe të vërteten
Asnjeher s'te bren pendimi
Kur e hashon të vertetën
Plaga s'hiqet kurrë nga trupi
Të lumtur të bën e drejta
S'të bën kurrë të bukur turpi
Nëse ndez një dritë në shpirt
Dhe ja shkul rrënjët mashtrimit
Këput një syth nga sythi i dritës
Dhe mbille në gji të agimit
Sythit rrënjosja mirë rrënjët
Dritën e shpirtit lëre hapur
Hapi dhe portat e zemrës
Ta ushqesh me gjak të pestër
Ku flinte jeta këputur!!
Një ilac kërkova
Të mjekoja xhanin
Këngën e thëllëzës
Ku ish ngritur stani
Një fyell çobani
Apo një longar
Kur i çon për ujë
Ose duke qarë
Një lëkurë me qumësht
A kalin me shalë
Këngën e bilbilit
Që të shuaj mallë
Sharkun e çobanit
Të flia një natë
Dhe mishin në hell
Të dashit mëzak
Ujët e burimit
Ku shkonim në vapë
Ku ish ngritur tënda
Dhe djathi në napë
Për këngën e qyqes
Mbi një bli a lis
Heshtja me përplas
Zemra më dalldis
Shpesh e pyes veten
Ajo s’më pëgjigjet
Nuk gjej dot themelin
Se qenë mbyllur shtigjet
Ilaçin e zemrës
Kërkova se gjeta
Në themel vithisur
Këputur flinte jeta.
Ato gurë sa shpejt na rritën
Në ato male thepisur
Midis gurëve rrokullisur
Këmbë gjakosur rrobat grisur
Herë të ftohur herë të dirsur
Herë të lagur herë të tharë
Rraskapitur e buza çarë
Herë të ngrënë, herë pa ngrënë
Nga buzët burojnë këngë
Një herë qeshur një herë qarë
Djers e lot pikojnë mbi zall
Këmba e çarë gjakun s'ndali
Njolla gjaku i tërë zalli
Majë malit me suferinë
Për mbi kokë retë venë e vijnë
Me rrebesh e hedhin shuin
Lotët e djersët u fshinë
Të lagur e zbresim malin
Opingat shqyer nga zalli
Këmbët gjakosur e çarë
Vetëtimat shkrepin zjarr
Buza dridhet zemra hekur
Buka në torbë me ujë ngjeshur
Si ne luftë ne u kalitëm
Ato gurë sa shpejt na rritën.