loader
Loading...
BËNË LUFTËN
1 vit më parë

BËNË LUFTËN

Duhet të kthehemi në vitin 1942, ekzaktësisht në datë: 14 / 06 / 1942, Reparti në Shqipëri Tepelenë: Inagurimi i Monumentit të parë i të rënëve të divizionit “Modena.” Inagurimi i memorialit të luftës së Divizionit të “Modenës”  PËRSHKRIM.  Ishte një ditë gri, e vitit të largët 1942, midis fshatrave Bënçë, Lekdush dhe Progonat në njësinë Kurvelesh, Bashkia Tepelenë, Qarku Gjirokastër. Zhvillohej ceremonia e inaugurimit të një monumenti të ndërtuar për nder të të rënëve të “ Divizionit të Modenës” Italian, me ushtarë të rreshtuar anash dhe oficerë në qendër të monumentit.  DETAJE. Ngjyra: bardh / gri  ,  Objekt fotografik : negativë . Kodi i fotos: AL00006520                              Gati pas një dekadë nga pushtimi Italian, zbuloj nga shumë informacione se qënka ngritur një memorial, që sot nuk ekziston, ndërsa për dreq, ne  historinë e groposim, memorialet, apo i bllokojmë, aman për disa si ka munguar asgjë, për disa të tjerë nuk duan asgjë ! Jam në hulumtim të këtij objekti apo ish monumenti, disa indicie më çojnë sa andej e sa këtej, ca në Kurvelesh, ca në Bënçë, Lekdush, Progonat edhe ca më keq në Gusmarë. Kur kur pieta, më thanë, ç’të duhet o djalë!  Disa më thonin , se çi duam monumentet ? ??. Po historia jonë ? Ç’farë do të na tregosh ??? Se difekti i jonë është se ne nuk i pasqyrojmë ndonjëherë faktet, të vërtetat. Disa që thonë,  ka qënë ose  në Progonat ose në Lekdush, apo  në Bënçë , kjo tezë bëhet më e besueshme për motivin se në pllakën përkujtimore shkruhet Kurvelesh. Ajo që është më e saktë se ky monument ka qënë në kujtim të të rënëve dhe për të kujtuar aktin e “lavdishëm” të divizionit “Modena” në luftën Greko – Shqiptare e vitit 1940-1941. Disa banorë më tregojnë se Progonatin e kishin grekët, s’ka pasur betejë, Lekdushin e kishin italianët, kodrat lartë i kishin grekët, kjo bazohet në një ditar lufte të një oficeri Italian. Sipas disa informacioneve të mara nga “Fondi Luce”, rezulton se sipas relievit të ketë qënë në Bënçë ose në Progonat. Ky division i quajtur “Madena” ka vepruar kryesisht në zonën e Kurveleshit. Monumenti është zhdukur edhe ky është fakt e nuk diskutohet, por unë e shikoj si fakt historik se aty ka pasur luftë. Se aty është ngritur një monumet që mirë apo keq, tregon se çfarë pune kanë bërë ata që e kanë ndërtuar. Çfarë kanë hequr për ta bërë aty. Unë mendoj se ai monument duhet të ishte aty sepse tregon se çfarë kanë kaluar të parët tanë, kohën, veprat e etj. Nuk mund të prishet se nuk u pëlqen disave.  Jo!  Duhet të jetë aty si dëshmi e kohës. Nuk mund të hedhim poshtë më këtë atikitet, apo histori. Por ti kthemi historisë, se ky ishite divizion, i 37-të i Këmbësorisë “Modena”, ishte një njësi e madhe e Ushtrisë, operacionale gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në veçanti, ky ishte një divizion i këmbësorisë malore, i cili ndryshonte nga njësitë e ngjashme të këmbësorisë së zakonshme për shkak të tërheqjes së regjimentit të artilerisë, divizioni  i cili përbëhej nga dy grupe të montuara në karroca dhe një mbi rrota, të dy të stërvitur me kuaj dhe një  grup i montuar, dhe për përdorimin e trenave të bagazheve në vend të karrocës klasike. Fill pas pushtimit të Francës, divizioni u vendos në Shqipëri në kuadër të Korpusit të Ushtrisë XXV. Ai u grumbullua në bazën operative të Derviçianit, në jug të Gjirokastrës, së bashku me Divizionin e 47-të të Këmbësorisë “Bari”, në krahun e djathtë të Divizionit të 23-të të Këmbësorisë “Ferrara”. Më 3 dhjetor 1940, ky divizion i quajtur “Modena” mundi të zmbrapsë sulmin fillestar të trupave greke në malin, “Maja dhe Buzë Derrit”, deri më 6 dhjetor. Megjithatë, më 12 dhjetor të po këtij viti, grekët e zhvendosën sulmin e tyre drejt sektorit Progonat-Golëm, duke arritur të thyejnë shpejt linjat italiane. Rezervat u vendosën menjëherë dhe “Modena” arriti shpejt të rifitonte pozicionet e saj fillestare gjatë natës. Ishte e kotë, pasi grekët të nesërmen kapën sërish pozicionet italiane në qafën e Golëmit, duke përparuar 10 kilometra drejt malit të Malit të Pleshevicës, i cili mezi e mbajti sulmin. Në të njëjtën kohë, humbja e “Modenës” ndaj Majës së Buzë Derrit dobësoi atë që kishte mbetur nga divizioni e këmbësorisë “Ferrara 23”, duke i detyruar ata të bëjnë kundërsulme të shumta. Më 19 dhjetor Modena fiksoi një urë midis fshatrave Gusmar dhe Lekdush në komunën e Kurveleshit, duke arritur të ndalojë përparimin grek. Pozicioni i Modenës u përforcua më 10 janar 1941 në veri nga Regjimenti 232 i Divizionit të 11-të të Këmbësorisë "Brenner" dhe më vonë, gjatë mbrojtjes së Tepelenës, nga Regjimenti i 18-të i Divizionit të 33-të të Këmbësorisë “Acqui”.Në dy muajt në vijim, “Modena” kuptoi se ajo po ruante pozicionin e saj në një terren pothuajse të padepërtueshëm, gjë që nga njëra anë thjeshtoi mbrojtjen, nga ana tjetër, shkaktoi vështirësi në furnizimin me materiale të shumta që duhej të hidheshin me parashutë nga ajri. Më 9 dhe 10 mars 1941 Modena kreu një sulm diversioni pranë Progonatit për të izoluar një njësi greke dhe për të mos lejuar që disa përforcime të arrinin në Kolonjë në Gjirokastër, ku repartet italiane kishin nisur sulmin kryesor.  Më 13 dhe 14 prill, pas rënies së rezistencës greke, divizioni i “Modena”  avancoi drejt Golemit dhe Malit të Thatë. Faktet janë këto, duam apo nuk duam. Mënyra e intepretimit apo këndështrimi është individual por historia duhet ruaj e nuk duhej prishur apo më keq ti biem gjoksit me grusht kot. Nëse vjen dikush apo një turist na pyet se çfarë të vizitojmë ? Çfarë ti themi ? Ne kemi natyrë, kemi ca bujtina, ca monumente, apo ca gjëra të tjera por, historinë se ç’farë ka ndodhur nuk e kemi se nuk na pëlqente, apo se nuk e donim, apo dikujt tjetër i  interesonte  fshirja e kujtesës. E në këtë mënyrë humja e historiaë! Po të kishim sa më shumë gjëra, apo muze, që i kishim por nuk di ç’farë dore, a dikujt i interesontet të zhdukeshin shumë gjera që u qëmtuan e u mblodhën me kujdes  me aq mund e djersë, nga të parët. Nëse do të egzistonin, sigurisht që do të ishte më mirë sepse turisti do rrinte më shumë do kishte se ç’farë të shikonte, e aq më shumë se ç’farë do të tregonte nga hiatoria e pamposhtur e luftës Italo – Greke në vëndin tonë. Na takon të gjithëve të hulumtojmë, qëmtojmë e të grumbullojmë sa më shumë materiale, objekte, informacione e dokumenta që të   ruajmë historinë e të parëve tanë.