loader
Loading...
Ferri i Luftës...

E gjeta këtë foto shumë domethënëse në rrjetin facebook, dhe mendova që ta publikoj për miqtë e mi, përveç faktit se është shumë emocionuese për shkak të efektit që jep se si kthehen fituesit në kuadër të luftës së dytë botërore. Ata bij dhe bija nënash luftuan për një periudhë  4- 5  vjeçare, në një luftë vendimtare dhe e fituan betejën kundër Nazizmit!  Armata  Amerikane në krye të koalicionit Antifashist, kthehet triumfatore në shtëpi. Gjithë bota merr frymë lirisht. Ushtria e Kuqe Ruse, atëherë ishte pjesë e këtij koalicioni. Ndërsa sot, që prej 24 shkurtit të vitit 2022, Armata Ruse, ka sulmuar si një agresor i pabesë,  shtetin e Ukrahinës...! Tani, 20 muaj më vonë nga fillimi i saj, pavarësisht se si është situata në frontin e luftës, por supozojmë, në rast të një fitoreje  të agresorëve rusë ndaj Ukrainës. A do ta ketë fitorja (nëse ndodh, uroj mos fitoftë kurrë Rusia ) në luftëra të tilla, ruse një emocion të tillë, si ajo që përjetuan ushtarët amerikanë që u kthyen në shtëpi! Këto ditë po kështu edhe grupi ushtarak palestinez Hamas, sulmoi në një akt barbar Izraelin, duke vrarë fëmijë, gra, pleq dhe të rinj, shumë të rinj që ishin duke festuar. Grupi Hamas, i mbështetur përsëri nga Irani dhe Rusia. Dy shtete që nuk kanë menduar kurrë për paqen. As grupi ushtarak palestinez, kurrë nuk ka menduar dhe punuar për paqen. Po kështu mund të përmend edhe aktin terrorist sërb ndaj shtetit të Kosovës, fundmuajin e kaluar, të cilët, vranë një polic në shërbim, por që grupi terrorist serb, u asgjësuar nga forcat e sigurisë dhe policisë të shtetit të Kosovës. Në të vërtetë qëllimi ishte: Serbia e mbështetur nga politika dhe armata ruse, të niste një agresion pushtues, ndaj shtetit të Kosovës. Fatmirësisht, ky synim ogurzi dështoi, falë gatishmërisë dhe pregatitjes së Forcave Mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Tani, le të kthehem tek pyetja që kam unë, por edhe ç’do kush tjetër që e do paqen dhe e urren Luftën. Rusia, Hamas, (dhe.. supozoj,  Serbia e dështuar në gjithçka.! nëse,  fitojnë një luftë të humbur që në nisje të saj, (për shkak se është pushtuese, merr lirinë dhe jetën e tjetrit.) - A mund të ketë gëzim?! - Ashtu sikurse tregon edhe pamja e kësaj fotos që shoqëron komentin tim, ashtu siç patën gëzuar djemtë dhe vajzat e ushtrisë Amerikane dikur, që po ktheheshin Triumfatorë nga një luftë barbare me Nazizmin gjerman.?! - Unë e them botërisht!          Jo, kurrë nuk ka për ta pasur gëzimin e ligjshëm që ta jep fitorja. Prandaj, është mirë që ushtarët rusë, dhe rebelët e Hamas, të dorëzojnë armët dhe të kthehen në shtëpi.  Sepse, lufta e tyre nuk është veçse një barbari, luftë vrasëse fëmijësh dhe njerëzish të pafajshëm në shtëpinë dhe tokën e tyre. Sepse lufta e Rusisë ndaj popullsisë dhe shtetit të Ukrahinës është kriminale.... dhe çnjerëzore... Lufta e ushtrisë ruse në Ukrainë, është thjesht Genocid... Ashtu siç ishte Genocidit lufta e ushtrisë sërbe të Millosheviqit dhe presidentit të sotëm sërb, ish ministër në atë luftë, (dikur ndaj fëmijëve, grave dhe pleqve në Kosovë..)  Kështu që edhe në rast të ndonjë fitoreje ruse, kjo fitore thjesht ka shijen e hidhur, atë që ta jep humbja... Lufta.... gjithmonë është një Ferr....Ndoshta,prandaj edhe Dante Aligeri,e shkroi veprën e vet Ferri, që në mesjetë....në trajtë 9 rrathësh... Por, ai shkroi edhe Parajsën,....Sa mirë... Mbase... për të na e kujtuar se në jetë, kemi një zgjedhje të mirë.... gjithmonë...!