"Përtej frikës ka jetë"
Kështu shprehet një mikja jonë. Pikërisht për jetën, përballjen me sëmundjen më të vështirë të shekullit dhe si duhet fituar ajo u mblodhëm në eventin e radhës të Albanians Fighting Cancer USA. Informacione dhe udhëzime me shumë interes nga mjek, profesionist të specializuar të komunitetit tonë dhe jo vetëm. Njohja në detaje e ndihmës të shumë pacientëve e familjeve të tyre. U takuam me miq, biseduam e ndamë gëzime e shqetësime. Ashtu si një familje e madhe e ngrohtë që hap portat për këdo që lufton me dhimbjen, me frikën, disa edhe në vetmi, për ata që luftojnë për të mbijetuar. Për të gjithë ata që ju mungon një shtrëngim perqafimi "do t'ja dalësh". Egzaminime e trajtime mjeksore në spitalet më cilësore të Amerikës me mënyrën më të mundëshme ekonomike. Tryeza të rrumbullakta e të gjithë të bashkuar, lidhur duat fortë për të ndier e kuptuar se ti nuk je vetëm. Janë të gjithë mjekët e mrekullueshëm të cilët erdhën që nga vende shumë largë të Amerikes, janë antarët e vullnetarët e AFC që me rolin fisnik, humanë e sensibilizim janë këtu për mbështetje. Ç'do ditë, ç'do muaj, për ne është Tetor!