Vërej se moti dhe klima, (të dyja kanë një korrelacion të pandashëm...) nuk janë më ato që kemi njohur dikur! P.sh. deri nga vitet 1980...(mbase edhe ai 10 vjeçar ) në zonën tonë Kurvelesh i sipërm,kishte shumë burime ujore. Mund të them se vetëm rreth fshatit tonë mund të kishte rreth 10 -15 burime uji i pijshëm, i ftohtë dhe pothuajse me mungesë të pranisë së klorit. Element kimik shumë i dëmshëm për organizmin. Ngaqë sot, ka disa kohë në fakt që i bëhet shumë reklamë, një Burimi ujor në Karpatet e Rumanisë Uji i ambalazhuar në shishe qelqi e plastike, që tregtohet, sidomos këtu në greqi. Uji mineral natyral i Karpateve është vërtet një ujë i rrallë, për nga shija do ta quaja, pavarësisht se uji është pa ngjyrë dhe pa shije! Dhe thashë (pasi e provova)- Ujë shumë ndryshe nga shumë lloje uji që kam provuar! Pastaj u kujtova për burimet tona në zonën e Kurveleshit! Ata burimet e dikurshme tani egzistojnë në memorjen time dhe gjithë atyre që i kanë parë e shijuar, por sot më vijnë në trajtë kujtimesh. Sikur të mundej të ambalazhoheshin për treg, edhe ujrat e atyre burimeve, do ishte vërtet një mrekulli! Diku, nga një biograf i Ali Pashait, kam lexusr se, për të furnizuar me ujë të pijshëm Kalanë në qytetin e Tepelenës ai, vëzhgoi rreth 200 burime uji në gjithë hapësirën e rrethit të Tepelenës, përfshi edhe zonat e largëta. Mes këtyre burimeve prej të cilëve mori kampione për ti dërguar në Francë, në laboratorët kimikë që bënin analizën dhe nxirrnin cilësinë e ujit, pra mes këtyre kampionëve ishte edhe burimi i :- Ujit të Vjerrë",kështu quhet ai burim...!
Deri para ca kohësh, buronte ujë akoma prej tij. Sot nuk e di! - Por veziri i tmerrshëm, pas analizave që erdhën nga Franca, mori ujin e këtij burimi për të furnizuar kalanë dhe banorët. Më vonë pas rënies së Pashait dhe shkretimit të kalasë edhe uji me tubacionet dhe pikat e kontrollit humbi rrugën. Burimi në vendin e quajtur Tisije afër fshatit tonë, Lekdush bie akoma ujë, pak vërtet, një curril, por i ftohtë dhe i lehtë. Në kohën e mbretërisë (në mos gaboj) Tepelena furrnizohej me ujë të pijshëm nga burime të fshatit Bënçë. Theksoj se, atyre kohëve edhe uji i lumit Gurra, mes dy fshatrave Progonat e Lekdush, pihej. Një ditë aty nga vitet '78-80, filluan punimet për rrugën automobilistike Tepelenë Kurvelesh i sipërm dhe, i gjithë ujësjellsi me tubo qeramikë, u shkatërrua. Qyteti i Tepelenës mezi furnizohej me ujë me orar të caktuar, megjithse mes gjith atyre burimeve. Burimet ujore gati u zhdukën, ose u fshehën. Jam i sigurtë se ndodhi edhe për shkak të sjelljes sonë në raportet me natyrën. Nejse...! Koha dhe moti se bashku, kanë një sistem të tyre funksionimi, ne, njerezit në planet, askush prej nesh, as shkencetaret madje, nuk mund ta ndryshojne parimin e tyre funksional.....Nderkaq,ne mund te bejme dicka tjetër më njerëzore. Të përpiqemi që të përshtatemi sa më mirë brenda parimeve të tyre fizike. Tani pothuajse të gjithë e kemi vrejtur se, moti në European qëndrore dhe lindore ka pësuar ndryshime....drastike....Biodiversiteti dhe ekosistemet, habitatet e ndryshme,flora dhe fauna....Janë në një proces ndryshimi jo ritmik....(Jo me atë ritmin normal....) Ndoshta, unë nuk jam në gjendje të jap një prognozë të qartë dhe të saktë por, mund të them se vështrimi po kthehet nga natyra, nga larmishmëria dhe shumëllojshmeria e saj. Anatomistët, biologët gjeografët dhe degë të tjera të shkencës e teknikës, përmes vëzhgimt dhe zhbirimeve (ndoshta të pa mjaftueshme akoma) po pranojnë një realitet të ri. Teoria e realitetit të ri, nuk është e panjohur, porse ndoshta nuk kanë argumentet e mjaftueshme, ose shoqëria njerëzore nuk e ka krijuar mjaftueshëm ndërgjegjen për te! As edhe vete Bruno Fogelman tek libri I tij-Realiteti I Ri-, (te pakten mua me ka René ne dore para nja tridhjete vjetesh....) ndoshta nuk mund te ishte I vetedijshem se kushtet per ndryshme dhe zevendesim do te pershpe jtoheshin me nje ritem te tille dikur.....Do duhen ndoshta vite te gjata,dekada...etj. derisa zevendesimi te ndodhe natyrshem.....Detyra jone eshte te mbrojme natyren.Te ajo pra, duhet pare edhe shpetimi....Sajte te ndryshme internetike kane shpiegimet e tyre....Por,kryeargumentin per mendimin Tim sot per sot ja besoj....Atij te:Bime medicinals,nje kendveshtrim bashkepunimi I shkences me natyren....! Jo me kot besoj se te mencurit kohe me pare kane thene se: Natyra eshte burim I jetes por edhe e di.
Poezi
(Kushtim për shokët e mi...)
Shokë të mi, të fëminisë
Juve,ndoshta sot shpërndarë jini nëpër botë
ndonjëri... mbase nëpër qiell ecën
Por dashurinë time e ka, si të ish këtu, në tokë
Dhënë mbas halleve të jetës, kohës diku
ju, mbase edhe më kini harruar
Por unë sua marr për të keq
se e di: të njëjtin kryq që kishim, mbajmë përsëri nëpër duar!
Kini humbur të dashurit, prindërit,oh.. ndoshta si unë...
Megjithëse, uroj ti kini(në zemër) gjallë
Në mos më shumë, zgjoini kujtimet e tyre
si atëherë kur, nuk kishim shumë, por me ta, ishim pranë....
Shokët e mi të fëminisë, të shkollës...kohës
shpërndarë si zogj udhëve të lodhshme të jetës
E di se, ëndrrat u ndoqën, a i ndoqët pas
Por kthimet gjithsesi, janë stacionet e arta, të së vërtetës..!
Shokë të mi, unë një letër malli nis,
për të gjithë ju
Ca vargje kushtimi, aty do ti gjeni
Mbase shumë nuk janë, por sidoqoftë duhen siç duhet mushkërive, oksigjeni....
Kudo që të jini, një lutje e kam:- paçi Zotin akoma më pranë..
ninullat e djepit, këngët e vendlindjes...trojet, pragun e shtëpisë, varret...
Dhe... shpresën, ah shpresën...mbajeni më të gjallë....!