loader
Loading...
POEZI

Naim o’ mëndje e ndritur,

 Qё shkrove me penё tё artё,

Nga malli pёr Mёmёdhenё,

Nga dashuria e zjarrtё,

Tёrё jetёn nuk u lodhe,

Punove pёr Shqipёrinё,

Si asnjё poet’ tjetёr

 T’i ja çfaqe dashurinё.

I kёndove me aq mall,

Bukurinё e trimёrinё,

Natyrёs sё saj tё bukur,

 Bagёtinë e bujqёsinё,

 

Historinё e Skёnderbeut

Dhe gjithё lufëtratë me radhё,

Qё kanё bёrё shqipёtarёt

Dhe kanё dalё fitimtarё.

Naim o’poet i rrallё,

Qё aq shume vargje shkrove,

Me fjalёn tёnde tё mёnçur,

 Shqiptarёt, nga gjumi i zgjove,

Nga gjumi i robёrisё

Qё kishte mbuluar dhénё,

Dhe nё luftё kundёr armiqve,

Shqipёtarёt seç u ngrenё.

Zёri jot e fjala jote,

Qё ju vinte nga mёrgimi,

Zgjohuni o’ shqipёtarё

E pushtuesit nё kokë i bini,

Qё t’a çlironi Atdhenё,

 

Nga gjithё armiqtë e huaj,

Qё tё jetoni nё liri

E tё punoni pёr vehten tuaj.

Bijt e shqipes tё dёgjuan,

Dhe tё gjithё nё luft u ngrenё,

Me shpata, me jataganё,

Kush me pushkё, e kush me penё,

Dhjetra vjetë  luftë e pa parё,

Nё gjak u la Shqipёria,

Gjer nё ditёn e bekuar,

Kur u shpall pavarёsia.

Ah’ sikur tё ishe gjallё

E t’shihje Ismail Qemalё,

Kur nё Vlorё flamuri valvitej

E nё gjithё qytetet me radhё,

Nё festë ishte Shqipёria,

Qё t’i  aq’ shumё e doje,

 

Gjithё vëndit i qeshte nuri,

Veç tё ishe e t’a shikoje...

Ajo ditё aq e shёnuar,

Ish fryt edhe i penёs tёnde,

Pёr tё cilёn shkrive jetёn,

Me punё, me penё e me mёndje,

Ndaj tё falen shqipёtarёt,

Brez pas brezi o’ Naim,

Se vargjet e penёs tёnde,

Ishin thirrje pёr kushtrim.

Cili poet s’do tё donte

 Edhe thjesht çdo shqipёtar,

Qё me ty tё ngjasonte

Dhe penёs tёnde ti ngjajё ?

Kush lexoi vargjet e tua

Edhe nuk u pёrmallua,

Nga fjala jote e zjarrtё

Edhe nga vjershat e tua.

Edhe unё qё s’jam poet,

Pёr ty dua qё tё shkruaj,

Me fjalё tё thjeshta zëmre

E në  stilin e vargut tuaj,

Vargun edhe stilin tёnd,

Asnjё se ka arrirё dot,

As poetёt e mёparshёm,

 As kёta qё kemi sot.

Ajo dorё e ajo penё,

Kanё lindur veç njё herё,

Qё s’u lodhёn gjithё jetёn,

Duke shkrojt pёr mёmёdhenё,

Se mёndja jote e ndritur,

Ka qenё mendje gjeniu,

Nё zemrёn e trupin tёnd,

Rridhte gjak frashёrlliu.

Kush dёgjoi zёnё e bilbilit,

 

Nё pranverё kur kёndon,

E s’mbajti hapat e priti,

Nёnё njё hije t’a dёgjojё ?

Kush lexoi vargjet e tua

E s’u prek e s’u pёrmall,

Me Ty kush nuk do krenohej, 

O’ poeti ynё i rrallё.

Porsi bleta e bekuar

Qё mbledh polen pёrmbi lule,

Dhe i mbush hojet me mjaltё,

Ilaç pёr çdo lloj sёmundje,

Ashtu dhe vargjet e tu,

 Nё çdo rresht e nё çdo fjalё,

Janё tё ёmbёl, janё tё bukur,

 Janё spёrkatur me nektar.

Je poeti mё i dashur

Qё ka njohur shpirti im,

Asnjё tjetёr pёrveç teje,

S’ka shkrojtё me kaq frymёzim,

Pёr mёmёdhenё e dashur,

Për nёnёn tonё, Shqipёrinё,

Qё se pe si deshe vetë,

Si kopёsht me trёndelinё.

Naim o’ ylber me ngjyra,

Me ngjyra i shkrojte vargjet,

Se tё pёlqente natyra,

Ҫukat, kodrat, brigjet e malet,

Naim i o’mendje e ndritur,

Qё shkёlqen si yll polar,

Je poeti mё i madh,

Nё gjithё kombin shqipёtar...

Tiranë, 10 tetor 2000