loader
Loading...
Etërit e polifonisë dhe këngëve të tabanit, të quajtur Lebër.

Sa kalon qytetin e Levanit, Fier. Aty rrugët ndahen një për në Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër e më tutje në Sarandë. Tjera më e rëndë, Vlorë, lumi i Vlorës, Labëri, Palas, Dhërmi, Himarë etj. Gjithmonë dëgjon këngët e tabanit, këngët polifonike, kujton ata që kanë pasur sukses, dashuri, korrektësi dhe vizion për ta mbajtur gjallë këngën.  Po gjithmon në suksese te secilit këngëtar apo grup, ata që ju japim famë nuk përmënden, ai po… ai pra… POETI. *Labëria të kujton një krahinë historike. Banorët e saj janë të njohur si Labë (të referuara si shqip: nj.: Lab, sh. Lebër). *Kufijtë nisen nga Vlora në Himarë në jug, në kufirin grek pranë Sarandës, duke përfshirë Kurveleshin e Qarkut Gjirokastër dhe duke u shtrirë në lindje në qytetin e Tepelenës. *Harta nis edhe më përpara nisur nga Mallakastra dhe Lumi Vjosa deri në Sarandë, dhe në përkufizimin e saj (më të zakonshëm) mund të referohet vetëm në Himarë, Tepelenë dhe Kurvelesh. Në përkufizimin më të gjerë, përveç këtyre tre rajoneve, rajone të tjera janë Vlora dhe rrethinat e saj në jug të lumit Vjosa, Qarku Gjirokastërpoetët e zgjedhur: Zaho Balili, Maliq Lila, Arben Duka, Petrit Ruka etj etj. Qarku Vlorë: Ali Asllani, Lefter Çipa, Feti Ibrahimi, Neço Muka Himarioti, Dhimitër Varfi, Reshat Osmani, Nexhip Seraj, Fabit Beqiri, Tomorr Lelo, Artur Dhamo e shumë e shumë të tjerë. Për të kuptuar poetin në ndihme më vjen Poeti dhe Kompozitori Artur Dhamo. Ai, kujton se melodia: Muzika është art, është urë që na lidh përmes tingujve dhe ai e tillë, muzika është një kombinim i veçante ritmi dhe notash . Por nuk ndalem këtu, po në ndihmë më vjen kolegu edhe miku im Gazetari Enrik Mehmeti.  Ai zbulon se si u krijua kënga : Në një portokalle mojtë ndala une tylulet e limonit mojtë binin në sy, Ngrije kokën lartë mojse më dogji malli,bjente gusha jote mojaromë portokalli Këto janë disa nga vargjet e këngës së njohur qytetare vlonjate që është kënduar për vite me radhë dhe mbeten të paharruara për të gjithë ne. Nga Trio Vlonjate Osmani-Doda-Thana. Shumë pak ose aspak e dinë se kjo këngë ka autor. Se shumë këngëtar e këndojn edhe thonë e ka shkruar populli. Aman, autori i saj është, regjisori vlonjat Fabit Beqiri dhe domethënia e këtyre vargjeve të bukura, siç ja ka rrëfyer vetë Fabit Beqiri. “Rrugët e Vlorës kanë qënë të mbushura me limon dhe portokalle. Ne e nisnim ngacmimin te limonët dhe e vazhdonim te pemët e portokalleve, kjo ishte dhe kuptimi i agrumeve te kënga që kam shkruar për të bukurën Dashuri”, i ka rrëfyer Bitja, siç e njihnin në Vlorë. Prof. dr. Bardhosh Gaçe, më njeh me një autor shumë të dashur për mua Ali Asllani. Isha në vitin e 2 Master  në Regjisur, ku për arsyje studimi më bie një libër në dorë… Njihem me Ali Asllani përmes Ardian Klosit edhe Nasho Jorgaqi. Ja se ç’farë shkruan profesor Gaçe : Ali Asllani është pa dyshim ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqiptare, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në kohët e vona. Ai hyri në letërsinë shqipe si një rilindës i vonë. Zëri i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, në vitet ’20-’30, kur ende shkruanin Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat e krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Et’hem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj. Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autencitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të atëhershme shqiptare. Në atë klimë, në atë botë letrare dhe në atë kohë krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ’20-’30, përshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Duke trashëguar këtë motiv prej Rilindjes Kombëtare, De Radës e Naim Frashërit, pastaj Fishtës, Asdrenit, Hilë Mosit e Çajupit, poezia shqiptare frymëzohet prej përpjekjeve të popullit tonë, për çlirim dhe progres demokratik. Është e vështirë të gjesh në atë kohë një poet që nuk e përpunoi motivin patriotik. Ajo që e dallon Ali Asllanin është se ai, motivin patriotik e ka të drejtpërdrejtë, domethënë, ai është zëri i atypëratyshëm, i ngjarjeve kapitale të historisë së re shqiptare, ngjarje të cilat Ali Asllani (poeti) i përjetoi personalisht dhe thellë, gjë që tronditën ndërgjegjen  e tij artistike. Sa më shumë lexoj kuptoj se : Labëria ka nxjerrë burra të mendjes, penës dhe pushkës, shtetarë dhe administratorë, artistë e profesionistë, poetë dhe oratorë. Për ti vendosur kapakun, do ndalem tek më i fundit për nga rëndësia. Trashëgimia teorike e lënë nga profesor Haxhi Dalipi. Haxhi Dalipi, muzikolog, mjeshtri i muzikës popullore, “Artisti i Merituar”, Qytetar Nderi i Vlorës, ish-drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Para se të ndahej nga jeta, la tri porosi: të shihte dhe një herë Vlorën, të dëgjonte këngën labe e ta prekte atë. E sot, në Vlorë, aty ku jeta i mori udhë, prehet i qetë. Familja tanimë di si të kujdeset, për veprën që la pas dhe emrin e tij të mirë. Detajet i shpjegon në këtë intervistë eksluzive djali i madh i tij, Aldrini i cili kujton në veçanti pasionin e tij kur fliste për Himarën.