Qëndroj në bankën time, me bisht të syrit shikoj se të gjithë shokët po përsërisin mësimin, rishikojnë detyrat se tani fillon ora e matemetikës! Hapat e mësuesit u dëgjuan që larg,mbizotëron qetësia ende pa hyrë, minutat e pushimit për ne janë koha e pregatitjes për orën në vazhdim, komunikimi mes nesh është miqësor dhe me fjalë të thjeshta brënda normave! Hyri profesori, apelin e bën me një të hedhur të syrit, shkumësin e nxorri nga përparsja dhe sa la regjistrin mbi tavolinë ju afrua "ekranit"me ngjyrë të zezë, tabelës ku e mbushte dhe e fshinte pa u lodhur me shëmbuj të pafund ekuacionesh! Ishim në moshën e adoleshencës, jo të gjithë mësonim gjithçka dhe ç’do lëndë, por atë siluetën e mësuesit e kishim portretin më të respektueshëm. Ai ishte një njeri si të gjithë të tjerët, patjetër që edhe ai ka gabuar e vepruar si ç’do qënie njerëzore në situata të ndryshme, por prapë në syrin tone ai ishte "I pagabueshmi","I dituri" shëmbulli ku gjithë shoqëria, e ç’do prind e lartësonin! Jam përsëri në klasë, tashmë përballë kam nxënësit e mi, dy të bankës parë po qeshnin e tregonin batutën e fundit të një të ashtuquajtur VIP në Tik-Tok, ata të bankës së tretë po mekeshin se kishin vendosur fotot e mësuësve në video qesharake, ata të rreshtit mesit numëronin follows në instagram, kurse ata në rreshtin tjetër kërkonin pak qetësi se kishin gjithë natën live dhe donin gjumë...! Unë jam mësuesja që imitoj mësuesin tim në qëndrim, shpjegoj, kërkoj, nuk thyej parime e rregulla. Për ata jam ajo që duhet tju drejtohem me përulje, edhe kur të më bërtasin se pse i kërkoj detyrat, duhet ti kërkoj ndjesë edhe kur të më filmojnë, nuk duhet ti kërkoj të ndaloj, se i krijohet ankth dhe reagojnë me sharje banale. Nëse dua ti përgjëgjsoj duke ju kujtuar sakrificën e prindërve ose notën, atëhere më vjen karrigja në kokë, dhe "Unë, mësuesja" gjëndem aty në dysheme, e poshtëruar, e shkelur, pa dinjtet.. Ne vesh më buçasin të qeshurat, brohorimat për trimin që bëri goditjen....Hedh sytë e përlotur nga nxënësit që më qeshnin në fytyrë, i shikoj me keqardhje, as "trimin" se marr dot inat, sepse ai është një fëmijë i një kohe të keqe, por aspak i keq. Mundohem të mbledh forcën e të çohem, por s’mundem, çuditërisht dhimbjen se ndjej aty ku me goditi hekuri, por e ndjej në kraharor, me dhëmb shpirti.. Kam turp! Po pse? Çfarë kam bërë!!!?? Të nderuar prindër, duke u nisur nga vetja se edhe vetë jam një e tillë: Edukimi i fëmijës është duke i dhënë shëmbullin tënd të mirë, fol ti me edukatë përballë tij dhe ai do skuqet kur ti shkas ndonjë fjalë në vëndin e gabuar, tregoji që shkolla është godina më e shenjtë e të gjitha feve, mësuesi është figura më e respektuar dhe nuk të duhet shoqëria e tij, por mësimi i tij! Tregoji që dhuna është veprimi më i ndyrë i njerëzimit! -Nëse ne si prindër do t’ju përcjellim fëmijëve tanë vlerat e moralit dhe ndjenjave njerzore ,do shpëtojmë nga kjo ërresirë e thellë ku ka rënë arsimi. Shijoni statusin më të bukur, të qënit prind ,duke dëgjuar fjalë të bukura nga fëmijët tuaj, duke u krenuar me edukatën dhe arritjet e tyre! Ju lutem na ndihmoni ti bëjmë fëmijët të jetojnë paqësisht, me cilësi kulturore, sepse, pa dashur të të heq barrën nga kurrizi se jam një mesuese, por nga shëmbujt jetësore, them me bindje se: Familja është guri i themelit në jetën e ç’do njeriu! Nëna ëshë ajo që ka çelsin e suksesit të saj! Ji prind i mirë, në mënyrë që të rregullojmë botën e fëmijëve tanë!