loader
Loading...
"KUVENDI"  I  FTERJOTËVE  DHE  SHOQATA FTERRA  FESTUAN  30  VJETORIN  E  KRIJIMIT  TË   "PARLAMENTIT"  TË  FTERRËS.

Mё datёn 4.11.2023, "Kuvendi" ose "Parlamenti" i fterjotёve dhe shoqata "Fterra" organizuan festimin e 30 vjetorit tё krijimit tё "Kuvendit" tё fterjotëve, i cili pёrkon me datёn 11 shtator tё vitit 1993. 

Nё lokalin E-88 ku u zhvillua ky aktivitet, morёn pjesё mbi 70 fterjote e fterjotё, si dhe miq e tё ftuar, dhe dashamirё tё Fterrёs e tё ftetjotёve, midis tё cilёve pёrmendim: Deputetin e nderuar tё Qarkut Vlorё, z. Vullnet Sinaj; Kryetari i Shoqatёs Atdhetare Kulturore Labёria, "Nderi i Kombi", Profesor Doktor Ago Nezha; kryeredaktori i gazetёs Labёria, gazetari, poeti, shkrimtari dhe dhe moderatori i talentuar, z. Albert Zholi, Profesori i Asocuar, Doktori shkencave ushtatake, shefi i kёrkimit shkencor dhe inovacionit nё Akademinё e Sigurisё tё Policisё sё Shtetit, z. Zaho Golemi; z. Irfan Birbilaj, sekretar i pёrgjithshёm i Shoqatёs "Labёria" pёr degёn e Tiranёs, si dhe kryetari i Shoqtёs Kulturore Atdhetare "Vajzё"; Regjisori dhe miku i nderuar i fterjoteve, z. Glorian Janjaj, artistja dhe flautistja e talentuar, vajza e mrekullueshme e të madhit Lefter Çipa, znj. Parashqevi Çipa Hallkaj, shkrimtari dhe miku i fterjoteve z. Sejdo Harka etj. Tё pranishёm si gjithmonё ishin edhe miqtё e nderuar tё fterjotёve z. Hariz Ismaili, Vasil Kuçi, dhe Kamber Alikua nga fshati Ҫorraj. Nga Shkodra kishte ardhur fterjoti i nderuari dhe i pa munguari nё aktivitete tё tilla z. Agim Haderi, nga Durrësi, Kreshnik Dhuli, nga Vlora ishin tё pranishёm kryetari i shoqatёs Fterra pёr degёn e Vlorёs z. Alaudin Haxhiu, Nuho Hizmo, Mejdan Mehmeti dhe Pajtim Hyseni; nga Saranda kishin ardhur nj. Lindita Dauti dhe Elidon Lona etj. Tё pranishёm nga komunitetit fterjot me banim nё Tiranё ishin: Rakip e Lule Korkuti, Naxhi Zhupa, vёllezrit Profesor Muzafer Korkuti dhe Rebi Korkuti, Beshir Bezhani, Server e Myzejen Dauti, Vexhi Gjoni, Jashik e Muhazez Maçi, Uzedin e Uljana Dhuli, Viron e Alma Bezhani, Feksor e Ameli Shkurti, Agim Kofina, Sulejman Mato, Firdus Mita, Gramoz Malo, Shkёlqim Gjoni, Aleksandro Ruka, Pajtim Zhupa, Ferhat Malo, Kushtrim Haxhiu, Edip e Ilir Bezhani, Fatjon Dhuli, Sazan Zani, Taulant Shkurti, Elidon Lona, Taulant Dauti si dhe zonjat e nderuara Flutura Dusha Sheshi,  Fatmira Brinja, Lindita Gjoni, Arta Hizmo Mamani, Lela Dhuli Kotemelo, Landa Zani Isufaj,  e shumё e shumё tё tjerё. Nё atё aktivitet organizatorёt e atij  aktiviteti kishin ftuar edhe disa ftejotё tё nderuar dhe miq tё tjerё tё cilёt pёr arsye moshe, shёndetёsore dhe pune, nuk mundёn tё merrnin pjesё nё atё takim aq tё bukur. Ata ishin Profesor Doktor Ismet Elezi; z. Agron Xhama i cili ёshtё edhe njeri nga themeluesit e parё tё "Parlamentit" tё fterjotёve si dhe dhe bashkbotuesi i gazetёs "Fterra jonё", me njё kontribut tё jashtzakonshёm nё parlament dhe qё nuk ka  ndodhur asnjё herё qё tё mos ishte i pranishёm nё ҫdo takim e aktivitet tё kuvendit tё fterjotёve, dhe qё me tё drejtё fterjotёt e kanё pagёzuar me emrin sinjikativ si "Babai" i gazetёs "Fterra jonё" dhe parlamentarin e pёrhershёm mё aktiv  dhe organizator pёr propozimet dhe vendimet qё janё marrё nё kёtё kuvend. Ishin tё ftuar gjithashtu edhe z. Halit dhe Elvira Zhupa, Pёrparim e Lumturi Shkurti, si Lumturi e Mukades Ruka etj. Disa fterjot tё tjerё tё cilёt konfirmuan se do tё ishin tё pranishёm nё atё event,  por qё nuk erdhёn pёr arsyet qё ata i dinё vet.     Megjithё mos pjesmarrjen e tyre, pjesmarrja e mbi 60 fterjotёve si dhe mbi dhjetё personaliteteve miqve tё nderuar e dashamirёve tё Fterrёs e fterjotёve,  bёnё tё mundur plotёsisht realizimin e njё feste e takimi aq tё bukur e me vlera, ku pёrveҫ se u takuam me njeri tjetrin si motra e vёllezёr fterjot, por treguam e pёrjetuam edhe atё dashuri e unitet qё kemi ne fterjotёt pёr njeri - tjetrin dhe pёr fshatin tonё tё dashur. Gjithashtu kishim ftuar edhe Kryeredaktorin e gazetёs "Zёri i Kurveleshit, z. Neki Çako, Kryetarin e Unionit tё Gazetarёve tё Shqipёrisё z. Aleksandёr Çipa, z. Hektor Veshi nga fshati Ҫorraj, tё cilёt pёr arsye objektive nuk mundёn tё ishin tё pranishёm, por qё na dёrguan pёrshëndetjet dhe urimet e rastit. Me atё rast nё atё event u dhanё edhe dy çertifikata pёr dy fterjotё tё nderuar. Nga shoqata Labёria u nderua z. Agron Xhama, tё cilit ju dha Çertifikata "Mirënjohje e Labёrisё", dhe z. Firdus Mita, Çertifikata "Mirënjohja e Shoqatës "Fterra". Gjat atij eventi u ҫfaqen nё monitor disa fotomontazhe e video nga aktiviteti i "Kuvendit" dhe shoqatёs "Fterra", tё ideuara e pёrgatitura me skenar nga Feksor Shkurti,  dhe regjia e montazhi nga fterjoti ynё i nderuar,  i pa pёrtuar pёr Fterrёn dhe fterjotёt e tij z. Xhemal Mato. Aktiviteti u xhirua e filmua po nga mendje e duar arti Xhemal Mato si dhe nga njё grup xhirmi e gazetarё nga Top Chaneel. Gjithashu gjat aktivitetit pёrshёndetёn me dy kёngё labe, grupi polifonik i Tiranёs, ku pjestar i atij grupi ishte edhe fterjoti ynё i nderuar Beniamin Kurupi, por atij grupit ju bashkuan edhe fterjotёt Taulant Dauti dhe Elidon Lona, i cili kishte udhёtuar gjithё natёn nga Saranda nё Tiranё, pёr tё qenё i pranishёm nё atё ceremoni festive tё fterjotёve. Fjalёn e rastit e mbajti kryetari i shoqatёs Fterra pёr degёn e Tiranёs z. Vexhi Gjoni i cili foli pёr historikun e krijimit tё "Kuvendit tё fterjotёve, pёr rregullat e normat, apo nenet e "Parlamentit" sikurse i quanin veteranёt e atij parlamenti, z. Bardhyl e Agron Xhama, Dilaver Shkurti, Rexho Kurupi etj. Gjithashtu ai foli edhe pёr aktivitetet e organizuara e zhvilluara nga anёtarёt e "Kuvendit" e tё shoqatёs "Fterra", pёr gazetёn Fterra Jonё, etj. Atё aktivite e takim tё bukur festiv e pёrshëndetёn dhe vlerёsuan pozitivisht deputeti i nderuar z. Vullnet Sinaj, Kryetari i Shoqatёs Atdhetare, Kulturore,"Nderi i kombit" z. Ago Nezha, kryeredaktori i gazetёs Labёria z. Albert Zholi, Profesori i Asocuar Doktori i shkencave ushtarake z. Zaho Golemi, vajza e mikut tё madh e tё pa harruar tё Fterrёs e fterjotёve Lefter Cipёs, artistja e flautistja e talentuar Parashqevi Cipa Hallkaj e cila aktivitetin dhe tё parnishmit i pёrshendeti me njё melodi muzikore shumё tё bukur me flautin e saj magjik,  interpretim i cili u duartrokit gjat.Takimi festiv mё pas vazhdoi me video dhe me fotografi,  me dy kёngё nga grupi polifonik, dy recitime nga pionieret fterjote me banim nё Sarandё, Elisa Eduart Maçi dhe Keltrina Adrian Dusha. Aktivitetin festiv e mbylli kryetari i shoqatёs  "Fterra" z. Jashik Maҫi, ku nё fjalёn e tij u pёrqёndrua tek vlerat dhe rёndёsia si dhe veprimtaria dhe aktivitetet e zhvilluar  me nismёn dhe inisiativёn e vendimeve kolegjale tё marrura nё "Parlamentin" e Fterrёs si dhe pёr domosdoshmёrinё e  vazhdimit tё punёs pёr aktivizimin nё atё kuvend tё sa mё shumё fterjotёve e sidomos tё brezit tё ri, pёr tё punuar e kontribuar pёr Fterrёn tonё tё dashur. Nё fund tё aktivitetit pёr tё pranishmit u shtrua njё koktjel i pasur ku vazhduan bisedat, vlerёsimet e urimet pёr aktivitete tё tilla tё tjera edhe nё tё arthmen. Nga tё gjithё tё pranishmit, vlerёsimi i atij takimi festiv ishte mjaft pozitiv dhe folёn me superlativa e falenderime pёr organizatorёt e atij takimi aq tё bukur e tё dhe aq tё vlefshёm. U mbledhëshim dhe u takofshim pёr tё mira nё evente tё tjera. 


    


  



  




DISA VLERȄSIME DHE KOMENTE POZITIVE PȄR FTERRȄN DHE FTERRJOTȄT ME RASTIN E 30 VJETORIT TȄ “KUVENDIT” TȄ FTERRȄS

 

 

- Nga Deputeti i Qarkut tё Vlorёs z. Vullnet Sinaj;

-Ështё kёnaqёsi qё mora pjesё nё 30 vjetorin e Kuvendit tё Fterrёs dhe pёr kёtё ju jam mirёnjohes ju tё gjithëve e veҫanёrisht Feksorit i cili mu qep e nuk mu nda, deri sa mё solli kёtu midis jush  tё nderuar fterjot !  Ju fterjotёt jeni tё veçant dhe gjithё kohёs po mendoja se si ka mundёsi që Fterra tё jetё nё atё gjendje ku ёshtё sot, kur pёr Fterrёn flet historia dhe ka kaq shumё intelektualё? Fterra ose "Kasabaja Labe" siç e quan poeti i madh Lefter Çipa e ka shkruar historinë e saj shekullore me pushkë e penë. Si djep i intelektualizmit, Fterra ka nxjerrë profesorë kalibri si Ismet Elezi e Muzafer Korkuti si dhe ish-mësuesin tim të urtë Rakip Korkutin, tё cilin e mbaj mend si një fterjot tipik, të drejtë e të ditur. Ndaj e prita me kënaqësi ftesën nga shoqata "Fterra", për të marrë pjesë në festimet e 30-vjetorit të "Kuvendit Fterjot" . Unё kam qenur edhe nё Fterrё dhe i di hallet e Fterrёs e sidomos merakun e madh pёr gjendjen e rrugёs automibilistike. Ju premtoj se do flas pёr Fterrёn  dhe do t'ju mbёshtes, por sot nuk ёshtё e lehtё  pёr tё arritur diҫka, prandaj duhet tё luftojmё sё bashku. Edhe juve mos qёndroni kaq tё urtё e tё prisni nga tё tjerёt, apo edhe nga lart. Në kёtё aktivitet së bashku me miq e të ftuar, pamë video-dokumentarin për tre dekada aktivitet të "Kuvendit" të fterjotëve, shijuam bisedat e lira dhe këngën e grupit polifonik të Fterrës. Me këtë rast, u nderuan me çertifikatën "Mirënjohje e Labërisë", z. Agron Xhama si dhe me çertifikatën "Mirënjohja e shoqatës Fterra", z. Firdus Mita. I uroj "Parlamentit" fterjot qindra vite të tjerë dhe urimet mё tё mira në këtë vit jubilar për ta. 

 Ju përshëndes me disa vargje tё bukur  tё poemёs  sё shkrojtur pёr Fterrёn nga poeti e fterjoti juaj Feksor Shkurti:                                                                                           

 Plot lule e minerale, janë zënë dorë për  dore,..

Mbi kokë malet tё qëndrojnë  si kështjella natyrore   

Balashi dhe Guri i Çokës, që ngrihen si përmendore, 

Lugina që krijon lumi, është vërtetë madhështore, 

Bijtë e t'u o' Fterrë e dashur, kudo që kanë punuar, 

Të kanë dhënë emër të mirë, veten dhe ty kanë nderuar…

 Ndёrsa zonja Parashqevi Çipa Hallkaj, nё pёrshёndetjen e saj tha:

Sot vërtet u ndjeva shumë mirë dhe u kënaqa, pasi u ndjeva në një ambient të ngrohtë, që nuk isha ndjerë ndonjëherë. Ju falenderoj shumë për këtë ftesë në atë ambient aq të kulturuar.  Miqtë janë të paktë, por ata janë shumë të shenjtë kur janë miq të trashëguar nga babai, pasi ata janë të shenjtëruar! Ja pra, kështu janë fterjotët për mua.  Falenderoj shumë z. Feksor Shkurti, qё siç e ka emrin, ashtu edhe feks dhe ndriçon. Feksori më ftoi në Kuvendin e 30 të Fterrës. Ndjesia dhe emocioni që ndjeva, më bëri që të ndjehem një tjetër njeri. Shpesh herë, dëgjoja tim Atë që fliste me një dashuri të jashtëzakonshme për Fterrën dhe fterjotët dhe unë njё ditё e pyeta:    --Të dëgjoj që gjithmonë flet shumë për fterjotët pse? Ai më thotë: -Sepse fterjotёt janë njerëz të mёnçur dhe me një kulturë të veçantë…!

Dhe unё sot vërtetësisht e pashë  këtë gjë. Aktiviteti i përgatitur me shumë profesionalizëm dhe me shumë dashuri nga Feksori, kishte të ftuar deputetin e nderuar vlonjat zotin Vullnet Sinaj, i cili me kulturën dhe personalitetin e tij të veçantë e zbukuroi aktivitetin. Ishin të ftuar gjithashtu edhe nga kryesia e shoqatës Labëria "Nderi i Kombit" me në krye zotin Ago Nezha e tё ftuar tё tjerё. Por diçka që më ngeli në mendje ishte: "Kushtetuta" e Parlamentit të Fterrës:

-Në parlament vjen kur të duash dhe largohesh kur të duash -Në parlament nuk shahet dhe nuk përgojohet asnjë fterjot.-Në palament nuk flasim dhe nuk merremi me politikë, pasi politika për çdo fterjot është Fterrra dhe fterjoti.  -Sejcili deputet në tavolinën e parlamentit e paguan kafen vetë, por kur ёshtё i ftuar, për herë të parë  kafen ta paguan ja Parlamenti, ndërsa herën tjetër e paguan vet etj. Unë mendoj dhe them që nga ky Parlament të marrë shembull Parlamenti Shqiptar… Vërtetësisht jam ndjerë aq mirë dhe aq ngrohtë me fterjotët, aq sa jam ndjerë vërtetë fterjote.

 Kryeredaktori i gazetёs "Zëri i Kurveleshit" z. Neki Çako me një video kooll dёrgoi kёtё pёrshendetje:

Përshëndetje dhe i uroj punime të mbara "Kuvendit" Fterjot! Është privilegj për mua, por njëkohësisht edhe obligim i veçantë, për t’ju përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në atë kuvend tradicional, ku shpalosen dhe ruhen vlera jo vetëm të Fterrës, por gjithë Labërisë. Në pa mundësi  pjesmarje sot, dua t’ju falenderoj shpirtërisht për vlerësimin dhe pjesmarrjen time në atë kuvend, duke ju përshëndetur me këtë video kooll, për t’ju uruar punime të mbara në shpalosjen e programit dhe realizimit të objektivave të atij kuvendi, për ta mbajtur të ndezur frymën tuaj pozitive, për ruajtjen dhe përcjelljen në breza të trashëgimisë kulturore.   Jam shumë i kënaqur për angazhimin e këtij komuniteti dhe kryesisht për degën Tiranë, nën drejtimin e kryetarit të degës z.Vexhi Gjoni. Meritë të veçantë, për t’u ndjekur shëmbull, do të thoja për kryetarin e shoqatës “Fterra” z. Jashik Maçi. Po kështu një vend të veçantë për propogandimin e fjalës fterjote, zë kryeredaktori i gazetës “Fterra jonё”, z. Feksor Shkurti, këtij organizatori të pa shoq, si dhe gjithë bashkpuntorëve të gazetës “Fterra jonë” pa harruar më kryesorin, Feksorin pa të cilin nuk do të kishte jetë, gjithë Komunitetin Fterjot, kudo që gjëndet në botë!