Flamuri i Policisë së Shtetit
13 Janari, si datë, jo vetëm për Policinë e Shtetit por për mbarë kombin shqiptar, para së gjithash është një ditë kujtese. Kjo strukturë e rëndësishme e sigurisë kombëtare, tashmë ka një histori që përshkon dhe prek dy shekuj. Themelet e saj u ngritën me idealizëm por veprimtaria dhe forcimi i rolit të saj u mbështet mbi sakrificat, gjakun dhe vetmohimin e shumë prej punonjësve të kësaj arme, të cilët dhanë jetën apo u plagosën në emër të një ideali që mbështetet mbi dy simbole kryesore: flamurin dhe njeriun. Ndaj, është momenti që çdokush prej nesh të përulet me mirënjohje e respekt dhe të nderojë në formën më të lartë të solemnitetit, kujtimin dhe veprën e tyre, të cilat qëndrojnë në piedestalin më të merituar që iu kushton koha dhe e vërteta figurave të tilla, si edhe familjeve që ata përfaqësojnë në shoqërinë shqiptare.
Fillimet
Sipas burimeve historike, fillimet e Policisë Shqiptare i gjejmë nga fundi shek. XVIII dhe gjysma e parë e shek. XIX. Gjatë kësaj periudhë, në Pashallëkun e Janinës dhe Bushatllinjve të Shkodrës, u krijuan për herë të parë policia dhe xhandarmëria. Në mënyrë të veçante, në Pashallëkun e Janinës, Ali Pashë Tepelena krijoi dhe organizoi një polici tepër të centralizuar e të fortë si dhe disa lloj shërbime policore si policia e rendit, e porteve, burgjeve, etj. Pashallëku i Shkodrës (1757-1796), përmendet për stabilizimin e rregullit dhe qetësisë publike dhe për luftën që kanë bërë forcat e policisë dhe xhandarmerisë kundër piraterisë. Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar (1912). Me 4 dhjetor 1912 u krijua Ministria e Brendshme e cila përgjigjej për ruajtjen e rendit e të qetësisë publike. Për të përmbushur këtë detyrë, ajo brenda pak kohësh krijoi një Fuqi Civile, një pjesë të cilës i ngarkoi detyra në rolin e policisë për ruajtjen e ligjshmërisë dhe zbulimin e shtypjen e kriminelëve, ndërsa pjesën tjetër e angazhoi për krijimin e xhandarmërisë. Me 13 janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori Vendimin për Krijimin e Forcave të Rendit (Policisë dhe Xhandarmërisë) (AQSH. Fondi 245/II, dosja 69/1). Në Ministrinë e Brëndshme të kësaj qeverie funksiononte Zyra e Sigurimit Publik me atributet e Drejtorisë se Policisë, ndërsa pranë prefekturave e n/prefekturave ishin zyrat e policisë. Xhandarmëria funksiononte mbi bazën e batalionit (në prefekturë), kompanisë (n/prefekturë) dhe togës (në krahina). Në maj 1913 u krijua Shtabi Madhor nga i cili varej xhandarmëria. U krijuan 3 batalione xhandarmërie (Vlorë, Berat, Elbasan). Me 3 qershor 1913 u vu në funksionim Rregullorja e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicisë Shqiptare. Po në këtë kohë, u vendos për herë të parë uniforma kombëtare e xhandarmerisë dhe policisë. Ndërsa, me 20 dhjetor 1913, doli dekreti i Qeverisë së Vlorës mbi Formimin e Xhandarmerisë shqiptare në krahinat e jugut. Në organizimin e xhandarmërisë shqiptare një ndihmesë të rëndësishme ka dhënë edhe Misioni Holandez i kryesuar nga kolonel William de Veer dhe zëvëndësi i tij major Ludvig Thomson, i ardhur në nëntor 1913. Me ndihmën e tyre u krijuan 4 reparte xhandarmërie me 300 vetë secili.
Lufta e Parë Botërore.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, strukturat e policisë dhe xhandarmërisë kombëtare u copëtuan dhe u profiluan sipas modeleve të forcave pushtuese (austro-hungareze, franceze, italiane, etj.). Në Krahinën Autonome të Korçës u krijua prefektura e policisë dhe zyrat e policisë në qarqe.
Periudha e monarkisë
Një moment të rëndësishëm ne Historinë e Policisë përbën edhe hartimi i Rregullores mbi Detyrat e Policisë, në Shkurt 1921. Pas Revolucionit të qershorit, Qeveria e Nolit mori disa masa për organizimin e policisë. Në gusht 1924 doli qarkorja për organizimin e konkursit të personelit të policisë, ndërsa në shtator të po atij viti, hyri në fuqi vendimi i komisionit qëndror të ministrisë mbi organizimin e personelit të policisë. Në këtë kohë krijohet për herë të parë shërbimi i detektivëve të policisë. Prej rënies së Fan Nolit, pra në periudhën 1925-1938, karakterizohet nga zhvillimi progresiv i policisë dhe xhandarmërisë. Futen elemente modern perëndimore në Pas Kongresit te Lushnjës (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime të reja në fushën e policisë. Në tetor 1920 u miratua organika e re e policisë së përgjithshme (210 vetë). Në funksion të kompletimit organik të policisë doli Rregullorja për kushtet kryesore për komisarë, n/komisarë e policë. U krijuan për here të parë stacionet e policisë dhe xhandarmërisë. Në vitin 1921, krijohet policia e pallatit në Parlament (ose policia e sigurimit të rezidencave qeveritare dhe personaliteteve të lartafushën e strukturave dhe legjislacionit të policisë dhe xhandarmerisë. Gjatë kësaj periudhe u krijuan për here të pare disa lloje policish si : P. Bashkiake (1928), P. Rurale (1929), P. Kufitare (1930), P. Sigurimit Publik (1938), Roja Mbretërore e Kufirit (1939), Xhandarmëria Qytetëse (me atributet e policisë urbane),etj.
Periudha gjatë dhe pas luftës së dytë botërore
Gjatë Luftës së II Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmërisë në pjesën më të madhe u asimiluan dhe profiluan sipas interesave të shteteve pushtuese. Gjatë dy pushtimeve, policia u integrua në strukturat ushtarake me emërtimin Trupa e Armatosur e Policisë. Në vitin 1943, në zonat e çliruara, u krijuan strukturat partizane për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike: Komandat e Qarkut, Komandat e Vëndit dhe Rojet Vullnetare. Në nëntor 1944, u bë riorganizimi i tyre duke marrë emrin Forcat e Mbrojtjes se Popullit. Sipas dokumenteve të kohës, këto forca kanë luajtur një rol aktiv në ruajtjen e rendit e qetësisë publike në zonat e çliruara.
Pas Luftës së Dytë Botërore organizimi dhe strukturimi i policisë është bërë sipas modeleve lindore. Më 14 maj 1945 u bë riorganizimi i strukturave ushtarake të ruajtjes së rendit dhe u krijua Policia Popullore. Gjatë viteve 1945-1990, kanë ndodhur disa ndryshime në fushën e organizimit dhe strukturimit te policisë. Policia ka kontribuar ne mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe në mbrojtjen e jetës se individit dhe pasurive.
Periudha e Demokracisë
Gjatë proceseve demokratike, kanë ndodhur disa ndryshime të rëndësishme në fushën e organizimit dhe ristrukturimit të Policisë Shqiptare. Në vitin 1991, Duke filluar nga viti 1991, pas futjes së Shqipërisë në rrugën e me krijimin e Ministrisë së Rendit Publik, policisë iu dha statusi i një institucioni më vete, ndryshe nga ç’ishte më parë. Në një kohë të shkurtër u bënë ndryshime të shpejta të karakterit organizativ e ligjor të policisë si dhe u bë hapja e saj me botën. Gjatë vitit 1992-96, në bazë të programit qeveritar, por pa hartuar strategji konkrete, u zhvillua reforma në polici. Ky proçes përfshiu fushën e ristrukturimit të policisë në të gjitha nivelet, rinovimin e personelit të policisë, zgjerimin e kuadrit ligjor dhe hapjen e saj me institucionet homologe të botës e organizatat ndërkombëtare. Fillimisht ky proces pati impakt pozitiv për faktin se brënda një kohe te shkurtër u zhduk kaosi, anarkia dhe u vendos rregulli e qetësia publike. Por, përveç rezultateve pozitive që u arritën, evidentohen edhe mjaft probleme që kanë të bëjnë me paqëndrueshmërinë e strukturave, standardet e ulëta të rekrutimit të personelit, nivelin e ulët të profesionalizmit, policimin e tubimeve paqësore të paautorizuara, shfaqjet e korrupsionit etj, të cilat dhanë impakt të fuqishëm gjatë trazirave janar-mars 1997. Gjatë trazirave të janar-mars 1997, u dogjën dhe u shkatërruan plotësisht 10 komisariate të policisë, ndërsa pjesa tjetër pësoi dëmtime të mëdha, u vodh mbi 80 % e teknikës dhe automjeteve të policisë si dhe u vranë e plagosën me dhjetra punonjës policie. Pas muajit qershor 1997, filloi puna për ringritjen dhe riorganizimin e policisë në të gjitha nivelet. U krijuan struktura që kishin të bënin direkt me luftën kundër banditizmit, terrorizmit, krimit të organizuar, çarmatimit. U riaktivizuan strukturat e mëparshme të paralizuara kundër krimit. Brënda një kohe relativisht jo shumë të shkurtër u arrit që të funksionojë policia, të zhbllokohen rrugët strategjike nacionale nga bandat kriminale, të vendoset rendi dhe qetësia publike, të çarmatoset një pjesë e popullatës si dhe të vihet në funksionim administrata publike. Qysh prej muajit maj 1997, një ndihmesë te rëndësishme në ringritjen e riorganizimin e policisë shqiptare ka dhënë e jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perëndimor (BEP). Me sugjerimin e këtij misioni u ngritën Drejtoritë e Policisë së Prefekturave (Qarqeve). Ky mision ka dhënë një kontribut të madh edhe në fushën e kualifikimit e reformimit të policisë shqiptare. Krahas këtij misioni, që nga viti 1997 pranë policisë sonë operojnë edhe ICITAP (ShBA), INTERFORCE (Itali). Nga viti 1997 e deri ne 2000 këto misione kanë kualifikuar mbi 4000 punonjës policie. Misioni INTERFORCE ka dhënë një ndihmë të konsiderueshme në krijimin dhe pajisjen e sallave operative dhe të autoptarullave Shqiponja. Reforma në Policinë e Shtetit e iniciuar nga Vendimi i Qeverise nr. 384, date 28.7.1999, përbën një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e policisë. Dokumenti bazë i hartuar në vitin 1999-2000 quhet Strategjia e Reformës në Polici. Kjo Strategji është afatmesme (2000-2003) dhe objektivat e saj janë : krijimi i një infrastrukture ligjore e nënligjore moderne ; ndërtimi i strukturave eficente të policisë ; përcaktimi i standardeve të reja të rekrutimit, formimit e kualifikimit ; forcimin e marrëdhënieve të policisë me komunitetin e administratën ; bashkëpunimin me jashtë dhe ngritjen e standardeve të punës dhe teknologjisë së policisë. Filozofia kryesore Reformës është shndërrimi i policisë nga një strukturë ushtarake në institucion civil të administratës shtetërore, në shërbim të komunitetit mbi bazën e parimeve të policimit demokratik. Kjo filozofi do të synojë në krijimin e një policie të aftë profesionalisht, të paanshme politikisht, fleksibël dhe dinamike në veprim, për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë vëndin, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese të shtetit juridik. Reforma në fushën e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit Për Policinë e Shtetit nr. 8553, datë 25 nëntor 1999, ligjit Për Gradat në Policinë e Shtetit, ligjit Për sigurimin shoqëror suplementar të personelit të policisë dhe aktet nënligjore si Rregullorja e Disiplinës dhe Rregullorja e Personelit të Policisë së Shtetit. Tani, Policia ndodhet në fazën e II të implementimit të reformës. Zbatimi i Reformës në polici ka filluar të jap impakt pozitiv në fushën e zbatimit te ligjit, të luftës kundër kriminalitetit dhe sigurimit të rendit e qetësisë publike, respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, moralit dhe motivit në kryerjen e detyrës e deri në vetëmohim
Pas vitit 2000!
Në memorien e Historisë së Policisë Shqiptare janë fiksuar mjaft punonjës policie të cilët janë bërë simbol sakrifice e vetëmohimi në kryerjen e detyrës. Me aktet e tyre të trimërisë, Policia ka të skalitur edhe disa emra heronjsh e dëshmorësh që sot prehen të qetë në Altarin e Trimërisë. Policia e Shtetit me titull dëshmor i atdheut ka 226-të yje. Më 14 janar 2002, Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, me rastin e 89 vjetrotit të krijimit të Policisë shqiptare dekoroi Policinë e Shtetit me urdhërin e lartë “Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).” Policia e shtetit ka marrë tre medalje nga presidenti i republikes dhe 6 çmime e dekorata nga partnerët ndërkombëtarë. Krahas këtyre arritjeve ka pasur edhe punonjës të tjerë brënda radhëve të policisë, të inkriminuar, por asnjëherë nuk kanë mundur ta njollosin punën e policisë, të cilët vetë koha i ka seleksionuar duke vulosur njollën e turpit të tyre. Policinë e Shtetit e kanë asustuar e trajnuar ICITAP, PAMECA 1,2,3,4,5,DHE TASHME 6. Policia është asistuar gjithashtu edhe nga policitë e shteteve te tjera si ajo, Çeke, Gjermane, Turke, Austriake, Franceze dhe policia Italiane. Një rol te rëndësishem dhe të pa diskutueshëm me asistimin e saj ka pasur edhe policia e SH.B.A.