Ky është fshati Kolonjë, Gjirokaster, 40 minuta me makine larg Gjirokastrës. Fshati ka 100 shtëpi, ka natyrë të mrekullueshme, një rrap shekullor në zemër të fshatit, ka liqen dhe dy vende ku mund të hani ushqim të shijshëm. Meqe ky fshat është në zonën e gjelbër, mund te vizitohet nga banorët e qarkut Gjirokastër. Rruga per atje është e asfaltuar...
NȄ KOLONJȄ GJULLURDI
Ditë e ënjte me qendi,
Në Kolonjë gjurulldi,
Kush e rrahu mulazimnë,
Thonë për Kamer Velinë,
Me Bejushen gjeraqinë,
Të ligut ç'ja bënë mirë?
Bejushja qafë sorkadhja,
Me të njezet zogëlarat,
Bejushja, bijë e Astritit,
Rrëmbeu hellin e mishit,
I hap kokën mylazimit,
Dhe i shkreti sheh Hamdi,
Të mbyllej kjo gjurulldi,
Mylazimin turçeli,
I tregonë një hiqasi,
Dhe me shume "embëlsi",
E ftoi turkun në shtëpi,
T'u bënte plagëve jatri !!
Kolonjë - Kurveleshë
Në vitet e pushtimit turk (1900_1910), në fshatin Kolonjë të Kurveleshit bëhej një dasëm. Kur nusja hipi në kalë dhe do të nisej për te burri, një nga shoqërusit e nuses, zbrazi një pushkë hareje. Por një oficer turk që u ndodhë aty pranë, e kapi atë që shtiu dhe s'po e lëshonte : Ndërsa të gjithë krushqit bashkë me nusen në kalë mbetën të gozhduar në vend. Ndërkohë Kamber Hoxha nga ky fshat, si e pa që mylazimi nuk po e lëshonte atë që kapi, shkoi dhe mbërtheu zabitin në grykë. Kamberit i erdhi në ndihmë edhe një grup grashë me në krye trimëreshën Bejushe, e cila rrëmbeu një hell mishi nga të dasmës, dhe shkoi e i ra në kokë zabitit, duke e shtrirë atë në tokë gjysmë të vdekur. Në këtë kohë ndërhyri gjoja Sheh Hamdiu, i cili e mori mylazimin nën mbrojtje dhe e çoi në shtëpinë e tij. Për ti zbutur punët e fshatit me qeverrinë, që kjo e fundit të mos bënte arrestime. I mjekoi plagët atij, i bëri duvanë që "te shërohej shpejtë", dhe e përcolli në Gjirokastër. 1) Kamber Veli Hoxha, patriot dhe luftëtarë i shquar i pavarsisë, i dalluar edhe në luftimet kundër shovinistëve grekë më, 1914. 2) Bejushja : Grua trimëresh nga Kolonja e Kurveleshit. 3) Sheh Hamdiu : Nga Kolonja ! 4) Këngë Popullore e Labërisë