Në Kuvendin e Taroninës më 1847, Lekdushi kishte 7 delegatë. Në këtë kohë, ushtria turke kishte hyrë në Kurvelesh, dhe bënë bastisje në masë, arrestuan dhe internua 7 burra me në krye Lole Kuçin e Hodo Hysenaj. Lekdushi aty në vitin 1910 ka patur 110 shtëpi , kurse në vitin 1940 kishte 134-140 shtëpi (familje) me rreth 800 banorë. Ishte i ndarë në 5 lagje: Çelaj, Alilekaj, Memaj, Hajnaj dhe Sinamataj. Fshati është shpërngulur disa herë, për shkak të luftrave. Nga koha e luftës janë thurrur dhe disa këngë, të cilat janë trasmentuar nëpër breza, pë të mbajtur gjallë historinë një nga ato është kur popullit të kurveleshit ju dogjën shtëpitë nga andartët grekë dhe keq trajtimi që ju bë këtyre njerzëve ishte tepër mizor:
Fushat me lule, male me dëborë
Qaj moj Shqipëria e ulëri moj e gjorë
Gratë e Kurveleshit shkojnë për në Vlorë
Ç’i përzuri greku me foshnja në dorë...
Më 14 tetor 1912 Tare Banushi ngriti flamurin kombëtar në Lekdush.
23 nentor 1919 , mësuesi i popullit Sinan (Kristo) Tare Kërpi, i cili ishte arsimuar në Gjimnazin “Zosimea” në Greqi, hapi shkollën e parë shqipe ,që bashkëfshatarët e tij, të rinj e të vjetër të shkruanin atë gjuhë që flisnin shqipen, gjuhën e mëmës! Me gjithë kushtet e vështira të kohës ,në mungesën e një shteti që të organizonte e financonte këtë inisiativë madhore, por me mbështetjen e gjitë bashkëfshatarëve, nën organizimin e kryepleqrisë së atëhershme. Lufta Italo-Greke e 1940, e gjen Lekdushin si fushë-betejë dhe banorët lekdushas u larguan në zona të ndryshme të vëndit si, drejt Tiranës, Vlorës, Mallakastrës, Fierit, Durrësit, Elbasanit etj.Dëshmorë të L.A.N.Ç. : Mustafa Matohiti, Heroi i Popullit, Dano Dashaj, Itahi Skëndaj, Ismail Serjani, Kamber Zeneli, Mersin Çulli, Muhedin Barxha, Miftar Muho, Neki Lamçaj, Ramiz Muçi, Sulo Zhupa, Sinan Shehu, Zini Hajna
Dëshmorë para viti 1939: Hito Labi (Habili), Myrfet Zeneli, Qazim Balili.
Dëshmor pas vitit 1945: Zenel Skëndaj. Ne duhet ti themi atyre që dhanë jetën, Lavdi dëshmorëve !!!Fshati ka pasur figura me kultur dhe shumë patriotë, veprimtaria e tyre muk ka pasur rëndësi vetëm për Lekdushin, por edhe për ATDHEUN. Hito Xhelil Habili (Lekdushi), ishte me Çerçiz Topullin e Mihal Gramenon. Ishte një nga bijtë e Lekdushit i cili mbetet në kanalet e Historisë Kombëtare, si një luftëtar trim dhe liridashës, shëmbullor.( tekstin Luan Ziflo) Spartaku ose siç njihet ndryshe Shuaip Hajnaj, mori pjesë në revolucionin demokratik të 1924. Mustafa Matohiti, dha kontributin e madh në organizimin e lëvizjes komuniste, për organizimin e luftës Antifashiste NA.CL të Kurveleshit, Përmetit dhe Delvinës. Trimat, i shërbyen vëndit edhe krahinës me përkushtim duke rrëmbyer armët, pushkët për çlirim. Në Kurvelesh ndihej liria, ku fjalën këngë…e kishte zënë pushka…Fshati u fol shumë për tradita të larta patriotike, dhe u quajt “Ballkoni i Kurveleshit”.