loader
Loading...
KANANI!

Kanan Maloçalaj  lindi, në  fshatin Nivicë, të qytetit të Tepelenës, në vitin  1890. Aty, ai mori edhe edukimin e parë, duke ndjekur shkollën fillore dhe më pas plotore, prej ndjenjave patriotike dhe atdhetare, Ai që në moshë të re ju bashkua çetës së Ҫerçis Topullit në luftë kundër turqëve. Më vonë ai do të përfshihej në luftën kundër shovinistve grekë me çetat e “M.Gramenos”për të mos u shkëputur asnjë çast deri në 1920 me çetën e Selam Musait në luftën e Vlorës. Jeta ishte e vështirë dhe plot varfëri, por Kananit nuk i rrihej dhe ju bashkua luftës kundër regjimeve në fuqi.                                                                                                        


    


Kanan Maloçalaj 

Në 4 prill 1943 forca të  shumta italiane mbritën  në  Nivicë. Ata e kishin informacion  se s’do ta kishin të  lehtë në këto vënde të serta stërralli. Ata do të  priteshin me luftë  dhe  për  këtë  qëllim ata nuk erdhën drejt nga rruga  kryesore por, të  shpërndarë  në  formacion luftimi. U deshën shumë orë luftime për të arritur në Nivicë. Pati shumë të rënë në përpjekje. Me të mbritur  në Nivicë,  ata bënë terror! Dogjën  shtëpinë  e dëshmorit Dalip Tare dhe pasi  i vendosën  flakën  ata hodhën të gjallë  në  zjarr, babain e Dalipit,  z. Tare Seferi, në  atë  kohë  rreth 65 vjeç. Pas kësaj ata zunë  në  befasi, anëtarin e njësitit gueril Asef Kadrinë,  të  cilin e morën me vete deri në vëndin e quajtur  Kalibaq. Pas torturave të shumta e të  tmeshëme që i bënë,  për t’ju  treguar vëndodhjen e partizanëve  ai nuk i duroi dot dhe e qëllon oficerin Italian me pëllëmbë. Ai duke parë  torturat  që  ju bënë  dhe se ai, nuk do të  kishte shpëtim u hodh nga shkëmbi ku edhe flijoi jetën e tij, për të  mbetur i gjallë,  në panteonin e pavdeksisë, e për t’u kujtuar në  breza. Gjatë gjithë qëndrimit prej 20 ditësh  të  forcave  italiane në  Nivicë, ata mbollën  terror për  tu dorëhequr nga lufta. Ata jo vetëm që  nuk i thyen dot antarët  e njësitit,  por pësuan edhe humbje të rënda. Në  atë  kohë  çetat teritoriale po zgjeroheshin. Ҫeta drejtohej nga Feim Sejdiu dhe Xhule Memishahu. Duke parë  rezistencën e këtyre njësiteve,  forcat italiane po tërhiqeshin për në Tepelenë  dhe Gjirokastër. Në  këtë  kohë Kanan Malua ka qënë  në  krye të  detyrës, si anëtar i Këshillit Krahinor dhe njëkohësisht, anëtar i  Kshillit të  Nivicës.  Duke ecur rrugës  për në Tepelenë, ai  spinunohet dhe e arrestojnë. Pas arrestimit atë  e  dërgojnë  në  iternim  në Porto Palermo, si njeri i lidhur me  luftën  Nacional Çlirimtare  dhe njeri   i rrezikshëm  për fashizmin. Një  çetë e përberë nga 70 vetë,  shumica Niviciotë  vepronte në  krahinën e Kurveleshit dhe në  Delvinë.  Kjo çetë  drejtohej nga  Demo  Emini, Bejo Duka e  Kanan Malo. Në 2 Maj 1908  kjo çetë  sulmoi Sarandën dhe pas kësaj u largua përsëri  në  mal, për tu riorganizuar sërish.

Dy ditë  Maji në  të  ryrë

Kapedan more Demo,

Se ç’i mblodhe shoqërinë

Kanan Malo, Bejo trimnë,

More Bejon e Kananë

Kërceve  përmbi  Sarandë,

Prishe hyqymet e bankë

Sulltani vesh le ta marrë,

Neve jemi shqipëtarë!

Pas çlirimit të vëndit, jeta dhe veprimtaria e Kananit do të  vazhdonte si për ç’do Niviciot  tjetër. Në mjerim e me halle do te rindërtonin shtëpitë  e shkatërruara e të  djegura nga lufta. Bazat e vetëme ishin blektoria dhe bujqësia ku mund të siguronin ato pak të ardhura për të përballuar jetesën. Kanani ishte i prerë dhe korrekt! Ai nuk hoqi dorë  nga angazhimet e tij për të  përfaqësuar jo vetëm fshatin e tij, Nivicën, por edhe më gjërë duke u zgjedhur në  forumet drejtuese të  kshillit popullor.Jeta e Kananit ishte e gjallë dhe aktive. Do të aktivizohej në jetën shoqërore dhe atë sociale. Kështu në vitin 1947 mori pjesë në  hekurudhën  Peqin –Elbasan së bashku me shumë Niviciotë të tjerë. Ndërsa në vitin 1949 ai do të zgjidhet anëtar i kryesisë  rrethit Tepelenë.  Në vitin 1954  kanë dalë  vullnetarë  për të punuar  në  minjerën e qymyr gurit në Memaliaj Tepelenë. Kanani së  bashku me këta bashkë fshatarë  të  tij dhe pikërisht, Bejo Bresho, Xhafo Xhimo, Aqif Bega, Gjylani Duka, Murat Orhani, Xhezo Lopa, Hulusi Runa, Demo Hoxha, Ymer Ceka e Shuaip Lila. Kanani punonte me pastërti, ishte njeri trim dhe i ndershëm, aftësi të cilat i kishte çfaqur edhe gjatë  luftës. Ishte praktik dhe i kudo gjëndur. Atij nuk i pëlqenin dredhitë dhe  padrejtësitë, ndaj kërkonte që  edhe fryma e pushtetit të  ndikonte njëlloj tek të gjithë njerzit, pa dallime e hatëre. Seicili të  merrte atë  që  i takonte. Në një takimin të organizuar në fshatin Kuç, të  Kurveleshit, ku mori pjesë edhe  Enver Hoxha, në atë kohë udhëheqësi vëndit, Kanani  kur mori fjalën  për të diskutuar ai do të  shprehej tekstualisht me fjalët e mëposhtëme! Luftën e fituam shoku Enver, por tani duhet ti shohëm  njesoj si gruan e ve, ashtu edhe djalin e varfër. Kaq u desh dhe njerzit e pranishëm ja plasën  gazit. Kanani e ruajti qetësinë  dhe vazhdoi. Ne luftuam që  ç’do gjë  ta ndërtojmë  dhe ta shijojmë  bashkë, njëlloj të  gjithë, ashtu si edhe dje në luftë.



Dokumenta e faksimile te ruajtura nga Kanani!